Kryeministri Edi Rama ishte sot në Berat për të prezantuar kandidatin e së majtës Petrit Sina, nga ku sulmoi kundërshtarin e tij politik, kryetar bashkie të Tiranës deri më 21 qershor se nuk ka bërë asgjë për kryeqytetin
Madje ndryshe nga pararendësit e tjerë të cilët sipas tij mund të mbahen mend se i kanë sjellë diçka Tiranës, Basha tha Rama, s’bëri asgjë, dhe përdori një batutë: ”Ashtu hyri ashtu doli kastravec”
Për kryeministrin Rama reformat e qeverisë së tij po japin efekte dhe vendi po shkon në drejtimin e duhur.
Ndërsa prezantoi Petrit Sinën, Rama tha shqiptarët do të marrin rezultatet që po i prisnin prej 20 vitesh:
“S’e kuptoj ça do me thënë ta çosh votën kot, për një kandidat që ska për të bërë prokopi kurrë, as për vete as për Beratin. Ça kuptimi ka?
Prandaj 21 qershori është votë për qytetin, votë për zhvillimin dhe votë për mënyrën se si do të transformohet bashkia e re tani që janë futur gjithë ato komuna rreth e rrotull, dhe si të gjithë ata njerëz punëtorë që janë në fshat dhe që vota e 21 qershorit i kthen në qytetarë të barabartë me ata që janë këtu në qendër të Beratit, do të jenë pjesë e zhvillimit të kësaj ekonomie, si bashkia e re do të administrojë nevojën e të zonës së fshatit për të pasur ujë në çdo parcel, për të pasur kanalin kullues kudo ku prodhohet, për të pasur pikën e grumbullimit e kështu me radhë.
Është votë për si do jetë shërbimi i transportit se nuk do vazhdojë më çdo komunë furgonin e vet, do kemi një shërbim transporti normal siç e ka gjithë bota. Si do bëhet? Kush do e bëjnë? Ata të SHQUP-it do e bëjnë, që ju thonë shponi gomat e furgonave, lërini të gjithë në këmbë, që të mërziten me qeverinë.
Se për atë punë i duan bashkitë. S’kanë asnjë ide. Shalsi tha do mbahet mend gjatë në histori ai i Tiranës. Ai s’do mbahet mend fare se s’kanë për çfarë ta mbajnë mend.
Se ishte dhe një Xhemal Tafai, një shok i Fadilit se ne s’e kemi njohur, vajti në Kajro pa ca drita, dhe tha do e bëj Tiranën si Kajron dhe vuri ca drita te lana.
Erdhi ai Sali Kelmendi, i shkreti ndjesë pastë se vdiq, po i hapi ca qofteri. Do thoni i vuri në mes të sheshit Skënderbej, po ska problem të paktën e bëri një gjë, e hapi një kompleks për qofte e raki. Sapo kishte filluar demokracia dhe dukuj liri e madhe të pije raki e të haje qofte te sheshi Skënderbej.
Erdhi një Albert Brojka, ndërtoi ca pallate, keq i ndërtoi por i ndërtoi. Po ky (Basha) çfarë bëri? Një gjë, një! Të paktën të thonë e bëri një gjë por e bëri gabim, zero. Tamam ashtu hyri ashtu doli, kastravec si ajo kënga.
Tani ju për ça keni nevojë, të mbjellim nga një kastravec në çdo baçe të bashkive, e për ça na duhet? Se këta as nuk hahen, kështu që besoj që është e thjeshtë. Ne kemi kandidat që nuk është as i LSI-së as i PS-së por i përbashkët i socialistëve, i progresistëve”.
ahahahhahahahhahhah i madh kryeministri
basha do te mbahet mend ne histori si njeriu planprishes, ai qe e degradoi nje qytet te tere, dhe qe abuzoi me fondet publike te kryeqytetit per udhetimet e tij ne Amsterdam. po shyqyr thuaj i erdhi fundi epokes se degradimit.
Po punen e zedhenesit te pd-se e ka bere mire ai, per kete ka marre leket nga taksapaguesit e bashkise, aq trangull eshte sa nuk ka me surrat as te dale tek qytetaret e Tiranes e te jape pergjigje per degradimin 4 vjecar qe i ka bere Tiranes.
Po qellimet e veta i realizoi ama Basha, mori c’kish nga buxheti i bashkise, qokat elektorale per klientet e partise i beri, kujt i plasi per qytetaret e Tiranes…
Fol Edwin
buze Osumi
U more me Lulin
Te mori lumi ?
eshte nje kokerr pertaci qe nuk e ka shokun,, na tregonte dje perralla ne opinion me tram e keshu gjerash qe vetem ai i shikon ndersa ne nuk i shikojm,,, ishte intresante tirana nga ipadi i bashes gjithsesi.
Cmund te presesh nga basha aman nje njeri qe vetem fjale ka dhe per me teper nuk ka diitur te beje asgje pervec mashtrimit,,,
irsa -ti e rama jeni mesuar me ngjasla dy metershe te metes kastravecat as qe i ndijeni .nga kokaina edhe i futni ne prapanic dhe lageni me ze e Figur.
qeveria e zotit papagall jo vetem qe nuk dha asnje fond pedr tiranen por i beri bllok edhe projekteve te bashkise,projekte te cilat do ti jepnin tjeter dimension tiranes.kjo eshte qeveria e mashtrimit dhe e gjobevenies.
Ju lutemi te votoni per grupin Shqiptar ne NASA eshte shume afer te dalin te paret, gara eshte shume ngusht me bullgaret votoni mos hezitoni https://2015.spaceappschallenge.org/award/#peopleschoice
o era .pse keto karlleqe e bejne te madh kryeministrin . un shpresoj qe mos te bjere dhe ky ne pellgun ofendues te sales. edi nuk ka me perballe salen, qe shfrenin qe te dy te gjitha fantazite erotike dhe aventurore kunder njeri tjetrit. tani po i drejtohet lulit. luli megjithese eshte nje matuf i lindur qe nuk e meriton ate vend qe ka, nga ana tjeter luli esht Shum i sjellshem dhe dhe ka paraqitje Shum qytetare. ti drejtohesh lulit sic i drejtohesh sales prodhon efektin e kundert. dhe keshtu luli nga hajdut dhe kastravec, duket si viktime i sulmuar me llafe rrugacesh nga nje kryeminister agresiv.
oo po dale o Mik se te pakten sahaleja kishte integritet familjar dhe bente perpara ne nje drejtim (edhe pse gjithmone anti-Shqiptar i punonte koka), po lulka eshte tulipan amsterdami me shume vrima …
Lulka mund te mos jete aq anti-Shqiptar si sahaleja.., dhe sigurisht eshte me furbo dhe me i qyteteruar se sahaleja .. por per hajdut dhe interesaxhi vetem Like Kryemadhi mund te matet me te ..
Me cfare lexojme ne si popull, qe sigurisht kot harxhojme fryme ketu .., Lulka o i top tumi i qytetrum
ne fakt ky eshte me i gjate dhe quhet trangull i nanos me thonjte e pista
kastravec i trashe e bosh nga mrena krejt
Aferat e dhe skandalet e Lulzim Bashës
Shitja e detit, Greqisë
Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
21 Janari
21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
Skandali me rrugën Durrës-Kukës
9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove. Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë ato prova.
7 pasaportat e dyshimta
Lulzim Basha ka shtetësi të shumëfishtë pasi ka përdorur shtatë pasaporta. Të dhënat e TIMS tregojnë se Basha ka përdorur tri pasaporta të zakonshme dhe katër diplomatike. Shtatë pasaportat janë lëshuar gjatë periudhës kohore 13 dhjetor 1995 dhe 10 maj 2010. Nga analizimi i këtyre të dhënave rezulton se këto pasaporta janë përdorur nga zoti Basha, madje njëra prej tyre edhe për blerjen e shtëpisë në Hollandë. Për periudhën 4 gusht 1997 deri më 4 gusht të vitit 2002, Lulzim Basha ka disponuar dhe ka përdorur njëherësh dy pasaporta. Për periudhën 29 maj 2002 deri më datën 4 gusht 2002, Lulzim Basha ka disponuar tri pasaporta kurse për periudhën 10 tetor 2003 deri më 10 tetor 2008, Basha ka disponuar 4 pasaporta, tri nder të cilat diplomatike. Për periudhën 10 tetor e në vijim, Basha disponoi tri pasaporta diplomatike. “Në pasaportën e z. Basha që është përdorur për blerjen e shtëpisë në vitin 2001 ndodhen dy vula shtyrje të afatit të përdorimit. Basha pretendon se ka bërë dy herë shtyrje afati në vitin 2001 e 2002, por në sistem këto dy shtyrje nuk ekzistojnë. Ai kurrë nuk ka dhënë nj sqarim për këtë çështje.
6. Reprezaljet në administratë
Lulzim Basha, disa ditë pasi u kurorëzua me vota të vjedhur si kryebashkiak i Tiranës, bëri kërdinë në administratë. Basha shkatërroi me shpejtësi një administratë profesionale dhe me përvojë 10-vjeçare në Bashkinë e Tiranës. Basha angazhoi edhe Florenc Hoxhën, i cili rrahu gratë që nuk pranuan të largoheshin. Ndërkaq, pas mbajtjes peng me forcë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, shkarkoi stafin e Këshillit Bashkiak dhe nisi emërimet e reja.
Mashtrimet si kryebashkiak
Lulzim Basha ka thyer çdo rekord sa i takon dështimeve si kryebashkiak i Tiranës. Emri i tij lidhet me një sërë mashtrimesh dhe skandalesh. Basha mashtroi për 30 mijë vende pune, zhvendosjen e Stacionit të Trenit dhe të hekurudhës nga lagjet e banuara, ndërtimin e tramvajin Kinostudio-Kombinat, kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënia e lejeve për ndërtime të vogla, hipotekimi e të gjitha apartamenteve deri më 15 nëntor 2011, uljen e taksave nga 2-5 herë, heqje e 60 taksave, financimin e stazhit për ata që mbarojnë universitetin nga Bashkia, ndërtimin e parqeve të vogla dhe qendrave argëtuese, ndërtimin e një parku tjetër të madh për Tiranën, kartën e studentit, zhvillimi të 14 qendrave urbane dytësore, heqje nga rruga të fëmijëve që lypin etj. Arritja e deritanishme e këtij njeriu është vënia e Bashkisë së Tiranës në shërbim të kunatit, i cili ka disa firma fantazmë që thith të gjitha fondet e bashkisë.
Plani urbanistik
Është skandali më i madh i Lulzim Bashës pas rrugës Durrës-Kukës. Plani i ri Rregullues për Tiranën, një produkt i errët i kryebashkiakut të votave të vjedhura dhe i familjes kryeministrore, reflekton historinë më të zezë korruptive dhe kriminale në 23 vite pluralizëm, me pasoja fatale për të ardhmen e Tiranës dhe qytetarëve të saj. I kamufluar me zgjatjen e bulevardit deri në Paskuqan dhe i trumbetuar nga Sali Berisha si Kushtetuta e Tiranës, plani për kryeqytetin ngërthen në vetvete planin mafioz të familjes kryeministrore dhe të Saliut të vogël në bashki, për të asgjësuar hapësirat e gjelbërta si dhe për të pushtuar Tiranën me pallate shumëkatëshe. Plani kriminal për Tiranën është gatuar me urdhrin e Lulzim Bashës në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Florian Pustina. Konsultimet me qytetarët dhe me grupet e interesit, ishin një mashtrim dhe fasadë me natyrë po aq kriminale sa edhe parashikimet e planit. Plani është hartuar në mënyrë të errët, klienteliste, të njëanshme dhe sipas udhëzimeve të Shkëlzen Berishës, Jamarbër Malltezit dhe klaneve rreth familjes kryeministrore.
Premtim-mashtrimet e Lulzim Bashës në vitet 2011-2013
Premtim për mjediset e Tiranës, për të larguar çdo kioskë të mbetur në Tiranë, por faktikisht janë rivendosur edhe 1570 kioska të reja, duke rikthyer kohën e qeverisjes së PD, të 700 mijë kioskave që kishin pushtuar Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
2. Premtim për punësimin e 30 mijë personave në Tiranë brenda vitit të parë të mandatit, ndërkohë që vargut të të papunëve në Tiranë, i janë shtuar edhe 27 mijë të tjerë në të 11 minibashkitë.
3. Premtim për rikthimin në bankat e shkollave të 20% të fëmijëve të Tiranës, të kthyer në analfabetë prej politikave regresive e primitive arsimore.
4. Premtim për integrimin dhe heqja nga rruga të 30 mijë fëmijëve të punësuar e të shfrytëzuar si skllevër, për shkak të varfërisë ekstreme, në kërkim të mbijetesës së tyre e të familjeve.
5. Premtim për aktivizimin e inteligjencës dhe punësimin e aj në institucione, ndërkohë që 70% e administratës dhe institucioneve të shërbimit bashkiak në Tiranë janë të mbushur injorantë, pjesë e familjes, partisë, shoqërisë dhe klaneve të tij.
6. Premtim për të eleminuar 2000 fëmijët që lypin në rrugët dhe trotuaret e Tiranës, si dhe rritjen e pagesës së ndihmës ekonomike sa paga minimale zyrtare, për 49 e 700 familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.
7. Premtim për fondet publike efiçente në shërbim të qytetarëve, ndërkohë që vitin 2012 bashkia e Tiranës e mbylli me 32% realizoi fondesh për shërbimet publike, kryesisht me 21% investime në rrugë e trotuare dhe 4% investime në kanalizime.
8. Premtim për ulje e pakësim të taksave vendore, por nga 66 taksa ka shtuar numrin e tyre në 105 taksa, si dhe ka rritur nivelin financiar të taksave publike me 9% më tepër.
9. Premtim për eleminim të gjobave të paligjshme prej policisë bashkiake dhe inspektorëve të shërbimeve publike në treg e bizneset e vogla, këto gjoba vazhdojnë e vendosen zyrtarisht e privatisht.
10. Premtim për çmimet dhe tregun e kontrolluar, por e ka lojën e çmimeve në “kthetrat” e mopoleve që kanë lidhje me pushtetin qendror.
11. Premtim për çlodhjen dhe argëtimin e banorëve në krejt “hartën” e qytetit të Tiranës, por ka nisur pushtimi edhe atyre sipërfaqeve të gjelbërta me ndërtime e vendosje kioskash.
12. Premtim për ujin 24 orë dhe për kanalizimet që nuk do të shpërthenin në asnjë mjedis të Tiranës, por afro 35% e Tiranës aktualisht është e mbushur me ujëra të zeza, ndërkohë që afro 60% e Tiranës ka ujë me orar, tre herë në ditë nga 2 orë.
13. Premtim për plehrat, se nuk do të ishin problem për Tiranën, ndërkohë që periferia dhe 30% e zonës brenda unazës së Tiranës, vazhdon të mbetet e tej ngarkuar me plehra, madje edhe përrallë zyrave të bashkisë.
14. Premtim për strehimin e familjeve të reja, por nuk është ndarë asnjë banesë sociale siç u premtua për 10 mijë të tilla brenda vitit të parë të mandatit, ndërkohë që 65 mijë familje në Tiranë jetojnë me premtimin mashtrues, të bërë prej Lulzim Bashës në fushatën e 8 majit 2011.
15. Premtim për ushtarakët që do t’u jepeshin pensionet dhe do t’u krijoheshin mundësi punësimi dytësor, por që nuk u janë thënë as pensionet sipas statusit e as u janë krijuar hapësira punësimi.
16. Premtim për të ish-të përndjekurit politikë, të cilëve iu premtua se bashkia do ishte në krahë të tyre përballë qeverisë “Berisha” për të marrë brenda vitit 2012 këstin e dytë të dëmshpërblimit, por që nuk I përmend fare.
17. Premtim për qytetin modern të Tiranës, duke nisur zbatimin e planit urbanistik brenda vitit 2012, por përveç ca hartave që ka nxjerr në ekrane, nuk ka nisur asnjë veprim për zbatimin e këtij plani. .
18. Premtim për mirëqenie të lartë të banorëve të Tiranës, ndërkohë që 55% e popullsisë së qytetit të Tiranës jeton në nivelin e varfërisë, ndërsa 32% të popullsisë.
19. Premtim për studentët, për kushte moderne jetese, studimi, argëtimi, ndërkohë që në auditorët e universiteteve të Tiranës nuk ka asnjë ngrohje e as tavolina.
20. Premtim për “Kartën e Studentit”, ndërkohë që prej afro 2 vitesh mandate nuk e ka future në veprim këtë dokument, duke mashtruar studentët me copa kartoni pa vlerë, që nuk i njeh asnjë shërbim publik, madje as zyrat e bashkisë.
21. Premtim për të moshuarit për mjedise e kushte jetese, ndërkohë që 207 mijë të moshuarit e Tiranës, përveç varfërisë dhe pensionit lëmoshë, vuajnë çmimet e larta të ilaçeve e mungesat sociale dhe mjediset publike pranë qendrave të banuara
22. Premtim për mbrojtjen e konsumatorit, ndërkohë që ushqimet dhe mallrat e skaduara dhe ushqimet kancerogjene, kanë mbushur tregjet e Tiranës, si “ekskluzivitet” i mafies ushqimore të lidhur me kryebashkiakun e Tiranës dhe shefin e tij kryeministër..
23. Premtim për luftën për ndalimin e dhunimit dhe trafikimit t fëmijëve, ndërkohë që vetëm në Tiranë trafikohen afro 1500 fëmijë për lypje, vjedhje, prostitucion, për më tepër, që një nga trafikuesit dhe përdhunuesit ishte i punësuar në shërbimet publike të bashkisë “Basha”.
24. Premtim për zgjerimin e varrezave publike në Tiranë dhe rritjen e kuotës së pagesës për çdo individ që ndahet nga jeta, duke e çuar pagesën e shërbimit funeral nga 9 mijë lekë në 29 mijë lekë, por kjo pagesë vazhdon të 9 mijë lekë, ose sa vlera e litarit që ul arkivolin.
25. Premtim për shpronësime kundrejt vlerës reale të tregut të banesave dhe tokës, por mashtroi, mbasi vazhdon shpronësime për interesa publike, duke zbatuar pagesën prej 330-540 lekë për 1 metër katrorë tokë, ndërkohë që kur shpronëson vila jep vetëm një apartament me mesatare 8-9 metër katrorë për frymë.
26. Premtim për romët për strehim, arsimim, punësim dhe lejim biznesi në koshat e plehrave, por në fakt, i përzuri nga vendbanimet me zjarr e dhunë, u bllokoi punën në koshat e plehrave, nuk u dha strehim dhe nuk u krijoji kushte arsimimi.
27. Premtim për kontrollin dhe uljen e çmimit të lartë të bukës, ujit, gazit, energjisë, karburanteve e ilaçeve, por në fakt i ka lënë çmimet në duart e monopolistëve, të cilët janë pjesë e familjes biologjike e politike të tij.
28. Premtim për kulturën e sportin, duke premtuar që brenda vitit të parë të mandatit 2011-2012, do të hapte 10 kinema dhe 11 biblioteka të eja në njësitë bashkiake, por nuk ka hapur asnjë të tillë.
29. Premtim për sigurinë e jetës së qytetarit, por banorët e Tiranës nuk janë as të qetë, as të sigurt në rrugë, në punë, në veprimtarinë e përditshme, mbasi krimi ka dalë jashtë kontrollit.
30. Premtim për turizmin e Tiranës, ndërkohë që Tirana turistike e historike po zhduket përditë, për shkak të leje të reja të ndërtimit që po jepen prej bashkisë dhe prej ndërhyrjeve urbanistike që bëhen ndaj vlerave turistike.
Premtimet më të bujshme, që nuk janë realizuar
Dita e premte e pritjes së popullit nuk funksionon
2. Afro 160 mijë qytetarë e subjekte i janë drejtuar Bashkisë Tiranë, për të bërë aplikime e për të marrë informacione, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje
3. Mbi 22 mijë e 198 qytetarë nuk kanë marrë asnjë përgjigje për ankesat dhe kërkesat e tyre
4. Afro 34 mijë e 800 qytetarë kanë kërkuar takim ditët e premte me kryetarin e Bashkisë, por janë kryer vetëm 1 46 takime
5. U premtua ulja e mbi 60 taksave dhe tarifave vendore, por nuk është realizuar
6. U premtua rritja e numrit të punësuarve në 11 minibashkitë me numër 30 punonjës, por nuk është realizuar
7. U premtua heqja e taksave për bizneset, firmat dhe ndërmarrjet që punësojnë mbi 50 punonjës, por nuk u realizua
8. U premtua dhënia e lejeve për hipotekimin e apartamenteve brenda muajit nëntor 2011, por nuk është realizuar konkretisht
9. U premtua realizimi i përfundimi të Planit të ri Urbanistik të Tiranës, por 6 minibashki, me shtrirje periferike nuk kanë fare plan urbanistik
10. U premtua ndërtimi i linjës së tramvajit brenda vitit të parë të mandatit (maj 2012), por nuk u realizua
11. U premtua ngritja e Qendrës për Menaxhimin e Trafikut, por nuk është realizuar.
12. U premtua Rehabilitimi i Parkut të Liqenit, por po shkatërrohet
13. Parkimi nëntokësor në sheshin “Italia”
14. U premtua rikonstruksioni i 180 rrugëve brenda 2 viteve, por deri tani janë bërë vetëm 13 rrugë lagjesh
15. U premtua mbjellja e 7850 pemëve dekorative mjedisore në 11 minibashkitë, por deri tani janë mbjellë vetëm 530 pemë në minibashkitëqë drejtohen prej PD
16. U premtua dhënia e “Kartës së Studentit” brenda muajit shtator 2011, por edne nuk është realizuar.
17. U premtua shtimi i 20 qendrave të reja sociale dhe rehabilitimi i 15 qendrave sociale, por janë realizuar vetëm dy të tilla, të cilat janë mbyllur pas 1 muaji aktivitet
18. U premtua dhënia e kredive të strehimit për 1409 familje brenda vitit 2012, por janë dhënë vetëm 51 kredi të tilla, këto për të afërmit e familjes së Bashës e të militantëve të pushtetit të PD
19. U premtua që brenda viti 2011, do të bëhej nisja e punës për ndërtimin e xhamisë së re në Tiranë, por ende nuk ka nisur.
20. U premtua që brenda vitit 2012, do të niste ndërtimi e varrezave murale në Tiranë brenda vitit 2012, por deri tani ky premtim nuk ka mbetur një tabelë e ngjitur në murin e hyrjes së bashkisë .
dosja basha-dhe ne fund i lage pantollat si rama.shko terja me gjuh.
Premtoi shume ne 2011 mirpo sot pas kater vitesh shohim se asnje nga premtimet nuk eshte mbajtur. U premtua Trami, karta e studentit, krijimi i hapsirave te gjelberta, hapja e qenrave rinore, etj asnje nga keto nuk u realizua.
shume te drejte ka rama cfare beri basha per tiranen qe ta besojme perseri. nqs do themi teb drejten basha nuk ka bere absolutisht asgje madje edhe ato rruge qe mund te kete shtruar jane lagjet e militanteve ku pjesa me e madhe votojne te djathten. Ne lagjen time per plot kater vjet nuk eshte vene dore madje jane ende investimet qe ka bere ish-kryebashkiaku rama. Basah premtoi shume por tani ne fund konstatojme se nuk bere asgje as investimet me minimale qe i takojne nje kryeqyteti.
basha na doli kastavec i hidhur, ne kater vjen rezulton kryebashkiaku me i paafte dhe me inekzistent kete se kundershton njeri se as ai vete ato qe thote se ka bere nuk i verteton dot me fakte.
ke shume te drejte zoti kryeminister por basha na mburrret se e ka luajtur rolin e vet si kryetar bashkie ne menyre perfekte se ka bere shume pune se ka realizuar nje sere projektesh po ku jane gjithe keto te mira se ne tirane jetojme po keto gjera si kemi pare ne asnje cep te tiranes
Une do e thoja me troc, Z.Rama….por po e le me kaq…..
Si more asgje?Po a nuk e degjove se ai kater vite ka ndertua vizionin e transparencen ne PC.Pak po ju duket ju te hapesh vizione te vizatoshe ne notebook qe kur ti hapesh kenaqesh me imazhet qe ka vizatuar.Nuk mund te hypesh ne tramvaje por kur ti shohesh te vizatuara kenaqesh.NUk u rregullua shtrati i lumit ne realitet por mjafton ta shohish si do te dukej po te ndertohej.Nuk ka stacion te trenit por eshte vizioni qe e sheh ne notebook .Madje jane do gjera qe nuk shihen,-tha Basha por mund te mirren me mend.Merrnje me mend pubesimin e 6.000 vteve ne keto projekte te ketij fare vizionari.Po te realizoheshin keto vizione te tija do punesoheshin gjashtemije vete.Vizionet e tijsa jane endrrat qe i sheh diten dhe i vizaton ne notebook.Ky ka pase shume pune,eshte dashte te arsyetoje pagen e Holandes,te beje protestat kunder qeverise,prandaj nuk ka arrite te realizoje premtimet e vizionet e tija,por i ka zografise ne notebook(PC).”Vizionari” qe eshte Basha a?
Mos hyn ne gjynah me kastravecin ore Edi.Eshte nje bime ushqyese shume e dobishme per njerezit.Nga Basha asnje dobi nuk paten tironsit,prandaj per meritat qe ka Basha eshte mire ta gjejne nje kastravec te madh e ta ulin Bashen ne te per ti dale hakut per vizionin e tij.
Ju me qe degjuat Bashen ne Klan ,dini te me tregoni qfare eshte modeli i tij te cilin nuk arriti ta deshifroje as Blendi Fevziu.Sa here e pyeste konkretisht per ndoje projekt konkret te realizuar ne kater vite ai bente sikur hapte Ipadin dhe pergjigjej se ka ndertuar vizionin europian te transparences.Eshte Luli komplet injorant apo vertete projektet si tramvaji,stacioni i trenit,shtrati i lumit,ndertimi i shkollave.rrugeve,qerdheve dhe infrastruktures po u bekan online me vizione e vizatime ? Na thoni more eshte normal ky njeri apoeshte vertete vetem nje kastravec?
Rama gjithashtu do te dali kungull nga postin i tij .
Luli aq e ka takatin …thote populli, shikojeni kur flet,zoti nuk i ka dhene as zerin ,vetem cirret me gjithe floket e lyera dhe te llakosura.
Ky qe hiqet si i ditur ka mbetur ne nivelin e kohes kur punonte si kamarier ne aeroport .
Kane te drejte gjithe ata qe kane shkruar me lart se ai vizionin e quan pune por vizioni i duhet nje njeriu qe projektet e veta i konkretizon me pune te madhe per ti zbatuar e vene ne jete, ketij njeriu duhet ti themi tani pas 4 vjetesh jo vetem qe nuk bere gje per Tiranen por keshtu si e ke nisur nuk do te vazhdosh te jesh kryetar i partise tende .
Kryeministrit te cilit I mbeti kastraveci ne goje prej kohesh nuk ka cthote asgje tjeter vec te kerkoje dhe ndonje domate dhe te beje sallata ashtu sic ben ai ! Kryministri kur ish kryetar bashkie u kerkonte nga 500 mije euro per pallat dhe pot e jepje dhe pak me shume thoshte qe thuaje hapur mos e ca koken! Po Rama I cili mbushi kete vend me palate pa leje dhe pa nje plan pe rtiranes sot del e ankohet ! cka bere ky per shqiperine ne keto dy vite ? Sa njerez ka future ne pune ?
HAHAAH OOO RAAMMMOO PO PATE BITHE DIL NE TV ESHTE E TRETA HERE CE PO TE FTON NE DEBAT PUBLIK ESHTE LEHTE TE BESH MONOLOG DHE TE THUASH CTE THOTE MENDJA JUAJ
Ne Permet thuhet nje fjale e urte popullore Shkoi burri {Luli} ne Kollos{qytet}hyri shul e dolli lloz
Keshtu ndodhi edhe me Lul Bashen ne Bashkine e Tiranes para kater vjeteve hyri shul dhe me 21 qershor del lloz.
Urime Lul Berisha LLozi
Kush u ulka ne karrigen e kryeministrit u beka idiot.
U ul nano u be idiot.
U ul sala u be idiot.
U ul ki u be idiot.
Vetem duke ofenduar te tjeret ngeli
Using greater amounts of an opiate drug may cause stronger and longer lasting effects such as:
•loss of concentration
•falling asleep or going ‘on the nod’
•slow and shallow breathing
•nausea and vomiting
•sweating and itching
•increased urination.
Keto jane shenja dalluese per nje individ qe eshte perdorues I rregullt I droges dhe ne sasi te konsiderueshme. Ky universiteti qe publikon kete duket se ka marre si ekzemplar Ramen.Shikoni edhe shenjen e fundit te urinimit te shpeshte e te pavullnetshem na e deshmoi sot. Tani ngelet te shkoj tek Fevziu dhe te thithi ne tavolinen e tij nja dy viza qe njerzit ta besojne plotesisht.
Perdorimi I sasive te medha te droges shkakton efekte te forta qe zgjasin per nje kohe te gjate sic eshte edhe shurrimi I tepruar o kryeminister shurraq.
futi nje google edhe per “ujku gjurmet” dhe postoje pastaj …
Po ka fakte o njeri, per abuzimet dhe maskaralleqet e lulkes … kurse ti na shkruan per drogen e kryeministrit … jo po shkruaj per qente dhe macet e Sadijes …
Fol te pakten per rastin dhe jo pordhe me rigon si ky “ariu” ketu poshte, qe kur e kuptoi se ne Shqiptaret e personifikojme ariu-n edhe me shpellen … e la u-ne dhe tani pshurret me “ari” (po ik o shpellar dhe merru me hallet e tua, ti nuk jeton ne Shqiperi dhe nuk e njeh Shqiperine!!)
Per mendimin tim, cdo kandidat eshte ne rregull nese vendosen dhe zbatohen “rregullat” e pastra te lojes. Afera dhe skandale ndodhin ne tere boten, por problemi ne Shqiperi eshte se askush nuk denohet dhe populli vetem harxhon frymen kot neper forume.
Sikur lulka te ishte denuar per gjithe ato hajdutlleqe qe ka bere, sot do ishte burgaxhi dhe edhe vete ky “ari-u” nuk do ta mbronte dot.
Lulka = flokengjyer dhe hajdut me diplome
rama u pshurr medje ne pantolla me ze dhe figur.
Ti Rama:ishe i pari kriebashkiak qe fute ne axhenden tende personale aplikimin e 20% te fitimit per cdo ndertese.Mos u fry si gjel,se edhe ti ne 11 vjet kriebashkiak vetem 3 vitet e para punove. fale mikut tend ilir krielopa qe te dha fonde nga qeveria me shume se 800 milion euro.Ndersa vitet e fundit ma sole si kungull,e le sheshin skenderbej tammam si kandahar.hajt e futi mai pilaf dhe qofte tek miku yt Pilo Lalaqe te vish pakes ne terezi,se te ka rene dielli ne kaptine dhe je i trubullt.
Zotri Kryeminister te ofendojsh qytetarin tuaje eshte turp se ti je kryeminister i tegjithe qytetarve pa dallim partie ,ta dish se je edhe kryeminister i Lulzim Bashes e ta ofendosh eshte turp .
BRAVO,Z RAMA ashtu hyri dhe ashtu doli kastravec nga bashkia,,,me kapsoll se ky basha nuk ka kane zene syte ,,,por mos te harrojme se dhe rama e betonizoi tiranen,lulishtet qe kish Tirana,,,turp I madh,,te votohet per sazan gurin,,
VAJTI DJALI NE KOLLOS ,
VAJTI SHUL E ERDHI LLOS !
Kryeministrit nje keshille:kujdes mos me na u bâ berisha i ri!
Ky flet per kastraveca dhe mendon qe ata qe e degjojne apo e lexojne jane kastraveca.
Fjalimet dhe batutat e tua jane bere boze.
Mijra here t’a kane thene po ta themi perseri:
JEP PERGJIGJE PERSE PO BASHKEPUNON PER SHKATERRIMIN E PARKUT POSHTE DIGES SE LIQENIT duke e ditur shume mire se eshte ndertim dhe leje e paligjshme?
Ashtu si Meksi u tha shqiptareve qe u grabiti parate se une nuk di gje e di SUDJA, ti po perpiqesh t’u thuash nepermjet ZV prej leshi se po merren te gjithe hapat administrative.
Ky eshte turpi i juaj dhe fatkeqesia e shqiptareve qe ju besuan.
Kjo eshte nje afere korruptive e paster qe te gjithe tiranasit e dine shume mire, ti fut koken si struc dhe e ke gjetur zgjidhjen: si Shvejku dhe si saliu pergjigjesh per cfare te kesh qejf po jo per ate qe te pysin.
Ju doni vota per te vazhduar te shkateroni Tiranen dhe shqiperine, te vazhdoni te mbroni hajdutet dhe cubat ( reformimi i drejtesise do behet kur ju te keni mbushur xhepat mire me ate cka lane ata qe iken…. e me rradhe.
Tiransit me mend e kane bere zgjedhjen, kjo klase politike duhet te largohet nje sahat e me pare.
Do doja te isha vet kryetare Bashkie por ne pamundesi do votoj Gjergjin
Po mire me sa me kujtohet mua basha u be kryebashkiak edhe me votat e lsi dhe ilir metes. dmth edhe koalicioni ne qeveri ka nje pjese te kontributit tek kastraveclleku i bashes. tani po e njejta lsi do vendosi trongullin veliaj ne vend te kastravecit basha.
Tamnan e gjetur kjo e kryeministrit , ky Luli hyri e doli kastravec i stimuluar qe nuk hahet .
Kjo është gjuha e integrimit, more kungull?
ajo karike ku eshte ulur Rama ka virusin e idjotllekut.I merr malli burrat per nje kastravec.Kemi mbi 20 vjet qe degjojme ne vend qe te fflasin per ekonomine flasin per kastavecat.Ja e hoqem Lulush kastravecin a do ta rregulloje Erion Fiku?