Basha: Më 21 Qershor qytetarët të ndalin varfërimin

8 Maj 2015, 13:39Politika TEMA
Basha: Më 21 Qershor qytetarët të ndalin varfërimin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e prezantimeve të kandidatëve të zyrtarizuar nga PD për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Para demokratëve mirditorë Basha prezantoi Gjergj Prengën, ish kryekomunar i Fanit, i cili në këto zgjedhje garon përballë Ndrecë Dedës, përfaqësues i mazhoranxës.

Basha nuk kurseu kritikat kundrejt dyshes Rama-Meta, që sipas tij po e çojnë vendin në kolaps ekonomik.

Më herët, Kryetari i Partisë Demokratike prezantoi kandidatët për kryetarë Bashkie në Skrapar Hajredin Bakiasi, në Poliçan Florian Qama dhe në Patos Luan Mustafaj.

Basha vuri theksin tek abuzimi dhe përvetësimi që mazhoranca po u bën taksave të shqiptarëve. Duke theksuar faktin se një në tre shqiptarë marrin borxh për të mbyllur muajin, ndërsa qeveria harxhon miliona euro për fasada.

“Më 21 qershor qytetarët me votën e tyre kanë mundësi ta ndalin politikën e varfërimit të qytetarëve dhe pasurimit të qeveritarëve”, tha Basha./gj.k/

10 komente në “Basha: Më 21 Qershor qytetarët të ndalin varfërimin”

  1. Oltjon says:

    O koker dembeli ti hajduti do e ndalesh varfrerine ti vrasesi i pd

    1. Patrioti says:

      Bej ndonje pune ne Tirane se e ke lene kryeqytetin ne meshire te fatit. Premtove shume ne 2011 mirpo nuk realizove asgje, asgje. Jep llogari perpara qytetareve te Tiranes ate bej.

      1. Andos says:

        Kush flet pertaci, qe nuk ka bere qoftë edhe nje pune per Tiranen te cilen e mban peng prej kater vitesh. Eshte kthyer qyteti ne kandahar ku mund te tregtohet gjithkund.

        1. Laureta says:

          Kush do i thote jo varferise mo aman, ti kryehajduti i rruges durres kukes,,, po nje gje nuk kuptoj me keta socilistet pse nuk te padisin a do marin masa per ty apo vetem llafe ne parlament.

    2. keno says:

      te foto edhe ato qe kan dalur besoj se mbio 50% jan te ardhur nga tirana si staff i bashes !! dhe pjesa tjeter jan ndoshta familja e kandidatit !! me pak fjal ska me njerez te pavarur qe duan te jen me saliun dhe bashen perkrah !!

    3. enxhi says:

      te filmimet dhe fotot qe qet saliu dhe basha jan gjasme super plot!~! kjo tregon qarte qe eshte nje super masbhtrim nga basha !! dhe ja faktet qe treegojn se basha eshte komplet bosh ne kete fushate!! jan lodhur njerzit me mashtrimet

    4. altin says:

      aq veta ska as te lokali im !! ahhahhahaha sa bosh me ej !! edhe ka ftyre e dele thote qe do bej namin ket fushate!! po ik ore basha se qeke grrop fare

  2. milo says:

    kjo tregon qe eshte plot apo bosh tashi se spo e kuptoje cka dasht te thote basha ?! se mesa po shof un te kjo foto qeka super bosh

  3. juliani says:

    E pame sesa e ndalet varferine pushteti qe ju kishit , po te mos ishte per edi ramen qe po ben keto kthesa ne te mire te vendit ne do kishim ngelur pa buke po te ishte per ju

  4. bushi says:

    Jep ndonje euro nga ato qe di ti se te zune myk si te gjithe pushtetareve se ju plasi per ne por skemi ku shkojme dhe tallni b….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje