Kandidatja për kryetare Bashkie e shumicës së majtë në Shkodër, Keti Bazhdari i ka kërkuar sot Prokurorisë së Përgjithshme të nisë kallzim penal ndaj deputetit Sali Berisha “për konsumimin e veprës penale “Shpifje ndaj personit” bazuar në nenin 120 të Kodit Penal, si dhe një padi civile për shlyerjen e dëmit civil në shumën 4 milion lekë..
Në një deklaratë për shtyp Bazhdari sqaron se padia ngrihet pas deklaratve të Sali Berishës në seancën plenare të datës 07 Maj 2015, ku Sali Berisha ka shpifur ndaj saj duke thënë si më poshtë:
“Meqënëse po sheh Bozhdarin, do ta them publikisht po ia them edhe njëherë. Pasura e saj është me tytë të revoles, po po edhe ndaj kujt, nda jkujt? Kujt ja mori Keti pasurinë? Si na lindi Keti pasunare e madhe, si na u bë e bija e një të përndjekuri? Po po po, të them unë ty, po me revole ndaj kujt o zotëri? Ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion…”.
Bazhdari thotë se kjo deklaratë është kryer me dashje direkte dhe me qëllim për të diskredituar në opinionin shoqëror nderin dhe dinjitetin e personit tim, me qellim per te influencuar ne menyre te paligjshme ne elektoratin e Bashkise Shkoder per zgjedhjet vendorete dates 21 Qershor 2015.
Padia penale e plote e Keti Bazhdarit kundër Sali Berishës
Drejtuar: Kryeprokurorit të Republikës së Shqipërisë z. Adriatik LLALLA.
I Nderuar z. Kryerprokuror
Unë kallëzuesja, jam ortake dhe njëkohësisht Administratore e shoqërisë “BELLA CONFEX” sh.p.k, shoqëri kjo e themeluar në bazë të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë, fakt ky i konfirmuar edhe nga ekstrakti i regjistrit të shoqërisë tregtare i lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit në Shqipëri (QKR).
Gjithashtu unë kallëzuesja, jam zgjedhur nga partitë e koalicionit të majtë edhe kandidate për kryetaren e Bashkisë Shkodër. Si rezultat i këtij kandidimi nga ana ime, jam bërë objekt i sulmeve apo etiketimeve nga subjekte të ndryshme politike, më i fundit ka qenë ai i bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, z. Sali BERISHA, në datë 07.05.2015, i cili nga foltorja e kuvendit të Republikës së Shqipërisë ka bërë disa deklarata të pavërteta, ka shpifur, për emrin time, duke deklaruar se: “…ia kam marrë pasurinë të dashurit nën tytën e revoles”.
Deklara e tij e plotë ka qenë:
“Meqënëse po sheh Bozhdarin, do ta them publikisht po ia them edhe njëherë. Pasura e saj ëstë me tytë të revoles, po po edhe ndaj kujt, ndaj kujt? Kujt ja mori Keti pasurinë? Si na lindi Keti pasunare e madhe, si na u bë e bija e një të përndjekuri? Po po po, të them unë ty, po me revole ndaj kujt o zotëri? Ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion…”
Me anë të këtyre deklaratave, shprehjeve dhe përdorimit të togfjalëshave të cilët përhapin informacione të rreme për të etiketuar apo dëmtuar imazhin e një njeriu janë kthyer në aktivitete “dëfryese” për këdo i cili injoron faktin se ato mund të shkaktojnë, ne kontekstin shoqëror, një influencë negative mbi opinionin e formuar ndaj individit i cili bie pre e kësaj vepre penale – shpifje. Kjo deklaratë është kryer me dashje direkte dhe me qëllim për të diskredituar në opinionin shoqëror nderin dhe dinjitetin e personit tim.
Dinjiteti i njeriut të drejtat dhe liritë e tij, janë baza e çdo shteti, i cili ka për detyrë t’i respektoj dhe t’i mbrojë ato.
Botërisht është e përcaktuar se përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Shpifja është një vepër tipike e manifestimit të mendimit dhe që karakterizohet nga përhapja e informacioneve apo thënieve të cilat dihet se janë, jo të vërteta apo të bazuar në fakte të provuara, pra janë gënjeshtra, të artikuluara nga mëndja e individit, i cili kërkon të dëmtoj figurën e atij ndaj të cilit i drejton këto shprehje.
Si sjellje kriminale, shpifja, përshkruhet si një shpifje faktuale, pra ajo lidhet në mënyre të drejtpërdrejtë me përhapjen e informacioneve që dihet që janë jo të vërteta dhe si pasoje dëmtuese të dinjitetit, nderit, dekorit dhe personalitetit të individit, ndaj kujt ato drejtohen. Kjo sjellje penalisht e dënueshme përshkruhet si një “fyerje e reputacionit”.
Duke marrë parasysh faktin se nga ana e shtetasit, Sali BERISHA, deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, janë përhapur shpifje, informacione të pa vërteta dhe të pa bazuara me qëllim prishjen e imazhin dhe cënimin e nderit të emrit tim, të krijuar me shumë punë dhe mund në gjithë këto vite, duke u nisur nga sa sqaruam më sipër, bazuar në nenin 120 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon:
“Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë.
Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.”,
Nga interpretimi i nenit 120 të Kodit Penal, rezulton se, ligjvënesi ka parashikuar një mbrojtje të posacme juridike të nderit dhe dinjitetit të personit, vlerësimit që ka opinioni shoqeror dhe komuniteti për nje person të caktuar. Cënimi i këtyre marrëdhënieve passjell përgjegjësi penale.
Objekti i kësaj vepre penale, janë marrëdhëniet juridike që janë vendosur për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e cdo personi, dhe në rastin konkret, ndërin dhe dinjitetin tim si qytetare dhe si candidate për kryetare e bashkisë Shkodër.
Nga ana subjektive, kjo veper penale është kryer me dashje direkte. Ajo është kryer në formën e përhapjes së qëllimshme të thënieve, duke e ditur se janë të rreme, me qëllimin e vetëm për të cënuar nderin dhe dinjitetin tim si person. Keto thënie janë bërë botërisht cka tregon për një rrezikshmëri të madhe shoqërore.
Subjekti i veprës penale, është person madhore dhe i përgjegjshëm para ligjit.
Ne rastin konkret, deputetit Sali Berisha ka konsumuar plotësisht këto elementë të kundravajtjes penale te “Shpifjes”, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal. Ai me veprime të drejtpërdrejta, me dashje direkte, ka deklaruar në publik përpara mediave, dhe duke keqpërdorur funksionin e tij si deputet, ka përhapur thënie të rreme, dhe të pavërteta kundrejt meje, duke cënuar në mënyre të hapur dhe botërisht, nderin dhe dinjitetin tim. Këto shpifje i ka bërë me qëllim për të ndikuar opinionin publik, qe të krijojë për mua një vlerësim të keq dhe të ulët, ndryshe nga sa jam, dhe si me njeh opinioni publik.
Kërkoj
Po ashtu Bazhdari ka ngirtur ndaj Berishës një padi civile bazuar në nenin 625§1/a të Kodit Civil, ku parashikohet shprehimisht se: “Personi që pëson një dëm, të ndryshëm nga ai pasuror, ka të drejtë të kërkojë të shpërblehet kur: a) ka pësuar një dëmtim të shëndetit ose është cenuar në nderin e personalitetin e tij…”.
Nisur nga sa parashtruam më sipër por edhe në provat dhe argumentet shtesë që do të paraqesim në gjykim për të vërtetuar sa më sipër, kërkojmë:
Paditësja
Keti BAZHDARI
Po Llalla eshte “çuni” i Saliut.Mos shpreso se do bej zgjidhje.
O Sali Karragjozi!Po si nuk te vjene Turp
qe edhe ne moshe te trete po mirresh me
femijet e tru per nga mosha.Po pse a te qivja udhet
i mendon vajzat dinjitoze si vajza jote qe la nam
neper kosove? Jo ore Sali: Jane ndryshe vajzat tona
Kane karakter teper cilesore,punojne duke djerrsitur
dhe nuk fitojne duke perrallisur me forcen e pushtetit
tend.Dhe degjo:Nese do kishim edhe nje tjeter si puna
jote,Shqiperia do kishte nje fat Fatal…por do Zoti
je i vetem ne llojin tend metabolik..
Ne fakt kodi penal ne shqiperi duhet te pershtatet ne raport me demin qe krijon ky njeri i peshtire.
Sali Berisha,po te mallkon nje popull i tere me bemat e padegjuara ne keto ane dhe qe kane per autoresi TY dhe vetem TY.
Ne te tille rasti,shpifja qe ben ky qen plak,duhet denuar jo me gjobe por mundesisht me burg shoqeruar me hedhje celesash ne det.
Nje korrigjim per demin pasuror: ne kete rast demi pasuror i kerkuar eshte maksimumi 3.000.000 leke,sipas nenit 120 te Kodit Penal!
lojna komplet
http://bit.do/A-ia-ka-marre-ne-goje-Rames-Bazhdari
Po mos u mer me nje plak te lajthitur moj vajze, pleqeria i ka keto ske ci ben
Politika e shpifjes dhe e perbaltjes se cdo kujt mesa duket deri sa te jete ky plaku do jete stili i te berit fushate ne ate parti ku cdokush qe kandidon perballe tyre eshte nje abuzues me ligjin kur nderkohe eshte shume ndryshe.
Ske faj o sali shpif e shaj perderisa nuk je pas hekurave ti vrases i shqipetarve dhe i enderrave te cdo te riu per nje politke ndryshe ,, mpo ik njeher e mire e na ler te qete o burr
Sa ceshtje ka zbardhur prokuroria, vetem ato qe i interesojne dhe jane ne favor te saliut, llalla eshte vegel e saliut dhe nuk i sherben interesit qytetar, por vetme politikes se saliut dhe mos u cudit nese kjo ceshtje ka per tu mbyllur.
Per sa kohe drejtesia mbahet peng nga ata njerez qe i ka vene dhe jane ne sherbim te pushtetit te saliut, asnjehere s’ka per tu zgjidhur ndonje ceshtje, asnjehere ska per tu bere drejtesi. Po thuaj te ndergjegjesohen qytetaret te pakten me cfare plerash kemi te bejme.
ka te drejte ta padisi kjo si jo pasi berisha vetem llume qelbesirash flet ne parlament
tani rendesi ka qe prokuroria ta hetoje ceshtjen si duhet pasi evidencat deri me sot kane treguar qe hetimet nuk shkojne asnjehere ne fund sa here qe erisha kryen shpifje verbale
dhuna e qelbur verbale qe nxjerr berisha nga goja eshte bere e njohur per te gjithe tashme.. edhe sa padi te tjera do ngrihen kunder tij nderkhe qe nuk shkojne asnjehere ne fund
Lere se ja drodhet leqet e kembeve baba Sales…Ai ju ka ne thes te gjitheve prandaj rrini si lepurusha ju te Rilindjes.
Te lumte Keti. Keshtu duhet te bejne te gjithe personat kur baltosen pa te drejte nga te tjeret qofte dhe ish-Pres apo ish-Kryemin.
Saliu vetem te shpife di. Pasuroi veten e femijet e tij me parate e shqiptareve dhe tani hedh brockulla poshte e lart. Vetem nje i luajtur mendesh mund te fantazoje akuza te tilla si ato te Sali Berishes.
Sali Berisha: – dogji vendin ne vitin 1997
– vrau 28 njerez ne Gerdec, vend ne te cilin i biri i tij kish ngritur biznes ilegal
– vrau kater protestues te pafajshem ne 21 janar
– kreu akt tradhetie ndaj vendit teksa i shiti nje pjese te hapsires tone detare,Greqise
– pasuroi veten e familjen e tij duke abuzuar me te taksat e shqiptareve.
Ja keshtu i mbyllet haleja Saliut.
Padia duhet ti drejtohet prokurorise dhe jo me emer K/P Llalla.
Bravo KETI.SHKODRA dhe gjithe shqipetaret jane me ju.
Qente(salinjte)le te lehin,karvani ecen perpara.
Te lumte Keti, se do te jete edhe nje prove per drejtesine.
Ja kush është Keti Bazhdari,personi i vetëm në Shqipëri që ka kurajon e padit penalisht Sali Berishën.
Për njerëz si Keti ka nevojë ky vend.
Po, Saliu eshte nje kriminel i lindur. Ai duhet rrasur ne hapsane qe te shpetoje shoqeria nge goja e dhjere e ketij te cmenduri. Faj, jo me te vogel se ky kriminel, ka dhe media qe i le hapesire per te shpifur e llomotitur lloj lloj brockullash.
Ai ska ofenduar vetem Keti Bazhdarin por gjith te perndjekurit
,kur ka folur me perbuzje se si ka mundesi qe vajza e nje te perndjekuri te behet e pasur
Keti me ty bravo
Bravo,
Edhe pse nuk i duhet fundi,eshte qe kjo te kerkoj logari berishes per fjalet e tij!
Mire beri qe ngriti padi zonja Bazhdari se kjo mund te sjelle dhe ndonje hapje te peteve te lakrorit dhe per ate vete dhe firmen e saj.
Nuk besoj se ndonje biznes ne Shqiperi te kete arritur “aq shume suksese”, si biznesi i zonjes Bazhdari, pa bere ndonje “manover” financiare, sic kane bere deri me tani “biznesmene” shqiptare qe nuk dua t`i permend me emra, te cilet kane arritur te kapin miliona brenda disa viteve!!!
Ben kjo perjashtim? Nuk besoj.
Per mua do te jete teper e ndershme te na jape firmat me te cilat ka kontrata dhe tregjet ku shet mallrat e saj fasone se nuk besoj se i shet ne shtete te varfera.
Atehere per mua del nje konkluzion qe kjo zoteron nje biznes skllaverues ku punonjesit paguhen si ne Pakistan a Tajlande duke patur nje marzh fitimi qindra here me te madh ne tregti ne drejtim te vendeve ku i eksporton.
Pra ndonje cilesi ku aspekti social mbizoteron zor se del ne pah, pra me duket si firme plantacionesh bananesh ku punohet me skllever per te furnizuar supermarketet e vendeve te Europes per tu shitur po ashtu me cmime te lira, por ne krahasim me kostot e prodhimit marzhi i fitimit eshte perseri teper, teper i larte.
Ketu eshte problemi i zonjes Bazhdari besoj. Le te hape qitapet e kontratave dhe pastaj flasim per aspektin e saj socialo-shoqeror.
Le te nxjerre ne pah taksat qe ka paguar, si taksat mbi fitimin, taksat e sigurimeve shoqerore, taksat mbi vleren e shtuar si ne pagesat brenda ashtu edhe jashte vendit.
Nuk besoj se prodhon stofra nga pambuku shqiptar qe eshte zhdukur prej kohesh.
Eshte interesant muhabeti i Bazhdarit. Me kete padi kam frike se do ti hape “muhabete” vetes.
P.S. Mero mos e hiq shpejt lajmin se nuk besoj se nuk do te mbatem pa gje.
oo Claus, sigurisht qe je qellimisht i padrejte. Jeton ne gjermani dhe ish student ne Shqiperi apo jo ?
Atehere sigurisht qe hedh shashka kur ngjit ca bishtra bashke dhe del ne konkluzione “llogjike” … Nga ana ekonomike mund te te pergjigjem me pagen pergjithesisht te ulet qe mbizoteron ne Shqiperi si dhe me taksa favorizuese etj etj etj e deri tek shija dhe zgjuarsia qe kane femrat Shqiptare ….
Por ti nuk do fakte, ti do vetem zhurme .., dhe sinqerisht, nuk kuptoj se si nje person me shkolle mund te behet qorr me vetedije, kur behet fjale per Atdheun e tij.
Te besh nje koment hamendes kunder Keti Bazhdarit, bije e nje te perndjekuri (sic shkruhet se une nuk e njoh), nderkohe kur ajo padit KERMEN dhe TRADHETARIN me te madh, te te gjitha koherave, te Kombit Shqiptar – edhe kjo per mua eshte nje tradheti e vogel kunder Vendit ku ke lindur
Bravo Keti !! Lum Shkodra qe te ka. Edhe pa te njohur, Ti te imponon respekt
Bravo! KLeshtu duhet te veprojne te gjithe ata persona mbi te cilet Sali berisha ,shpif,shan, dhe jo te veprojne si Taulant Balla,qe edhe pse Saliu i quajti prostituta,nenen,motren,gruan,ai nuk hapi padi
Po mire une jam nje njeri qe dua te di ku e gjete pasurin qe ke pasurin ti e verteton vete se ti nuk po thote qe une nuk kam leke po bene akuza te tjera
Z.BAZHDARI sipermarrese ka qene ne kohen e SALES ,perse ky njeri tani del dhe shpif ,ofendon ne menyra me primitive tani?NJeriu me i pa drejte qe ekziston eshte por lereni sepse shpifja i eshte bere oksigjen!NJeri pa marr neper goje nuk le mor burri i dheut kur ishe ne pushtet shpifje dhe ofendoje edhe tani flet per periudhen qe qeverisnit vete ju si shume kontradiktore jeni me veten!
SHpresojme qe asnje qe merret me politike te te kete zili per ato qe shpreheni!
Saliu me shpifjet e ndyra ,qe i ka moto te politikes se tij te,dal boje, dhe ka mbushur kupen. Keti Bazhdari eshte perfaqesuesja e nje familje te nderuar shkodrane dhe duke qene se eshte vajze model i drejtohet me padi penale keij gore te politikes, qe nukl la njeri pa marre ne goje.Te lumte burrnesh qe bere padine , dhe kjo ti sherbej dhe proves se fundit per Kryeprokurorin dhe kryetarin e gjykates se larte qe me vendimet jo te drejta t e marra deri tani, per shume ceshtje , kane krijuar ne mbare shqiptaret opinioin e mosndeshkushmerie ndaj fajtoreve. Berisha shan dhe fyen se ka imunitet nga keta persona . Mazhoiranca te nderhy me vote paramentare qe nga Nishani dhe te gjithe me rradh. Europa po kerkon ndryshim te sistemit te drejtesise
Pra te votojme Voltana Ademin.
Le te mbyllet, te pakten nje here, haleja BERISHA.
Po u denua me gjobe kesaj here per shpifje Don Berisha do perballet me kushedi sa shpifje te tjera. Atij do ti duhet te paguaje me miliona dollare demshperblime… prandaj edhe kjo padi do kete fatin e te tjerave per sa kohe Mr. LLALLA dhe Mr. GJON GJONAT jane te ulur aty ku I uli Sal Tritoli.
Sali qenefit I duken 4 milionet si 40 qindarka. Nje pordh te leshoj Gita ose Zeni dhe mbyllet ceshtja. Llalla qe eshte I fermentuar vjen ere dhe nuk ka mendere te bej detyren. Ai eshte nje njeri qe I rendon tokes kot. Fjalori I Saliut me kundrshtaret eshte vese I trasheguar nga familja dhe nga vendi nga vjen dhe mos prisni ndonje permiresim se eshte geni I tille.
e tane shkodra le ta shofi se kujt ja kn dhane voten e tyne .a kena sy me pa dhe veshe me degju?????e shifni sa forte ju ka dash nji ky qelbesine????a po eshifni sa ju ka djege shpirti ketij qelbesine per te presekutumit?????a doni me pa dhe ma zi se kaq????na ka vra ,naka fute ne gjake qysh ka arrdhe ne qeveri dhe u ba president,gja e cila ishte shujte prej 50vjetesh.nai vrau mas shpine djemte e shkodres per me komandu vete me do komunista te serbit.na ka ba armiq me njani tjetrin .e tash po na i merre edhe nderin e cucave tona.A DONI MA???????RRIJ QE KETU DHE TU E DEGJU ATY TUJ FOLE .THOM SE KAM BA MIRRE QE JAM LARGU ,SE NUK PO SHOFE NO NJE GJA QE ESHTE ME U BA PER MIRRENA SHKODER SA ME KENE KY QELBESINE NE POLITIKE.
Qe SAILU eshte i rrjedhur kjo dihet POR EDHE QE KETI NUK ESHTE NDONJE NDERSHMERI E MADHE DIHET GJITHASHTU !
Kandidatja e PS-së për Shkodrën, Keti Bazhdari ka ngritur nja padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të fundit dje në Kuvend. Por e gjitha kjo eshte nje shpifje! Turp!
Ndër të tjera ajo shprehet se paratë që do të marrë si dëmshpërblim nga shpifjet e Sali Berishës, do t’i dhurojë për një shkollë të të komunitetit egjiptian. Po kjo akoma nuk eshte ngopur me lek?
Kjo eshte nje femer negative, e etur per pushtet dhe ambicie. Po kjo ambicie e con ate ne nje rruge pa krye qe nuk din se cfare ben!
habitem me keto komente!!
Po perso o njerez nuk shkruani p.sh “po, e kam koishie Keti-n dhe e besoj qe ja vodhi parate x-personi” .. apo, “e njoh Ketin dhe e di qe perfiton dhe vjedh sepse halla e tezes gjyshes time, eshte shefe turni ne fabriken e Ketit” ..
Po shkruani ketu komplet kot, vecse zhurmues !!!
Kaq shume sahaliste ka ky vend ??
Nga une, edhe njehere Bravo Keti ! Padite bishen berishen dhe ishallah fiton ne zgjedhje, se nga cka lexojme, je personifikimi i nje Shqiperie me te mire !
Une jam nje socialist i zhgenjyer! Si ka arritur partia ime ne kete gjendje? Si ka arritur partia jone ne kete gjendje? Nuk mund qe ta besoj kete gje!
Ndonjehere kur te sulmon fort kundershtari (sidomos kur merret me ty nje kundershtar i forte/hekur si Berisha)mund ta marresh edhe qe te eshte rritur rendesia dhe vlera e aksioneve ne bursen politike
Ti moj Keti je si nje lule qe lajmeron pranvere per Shkoder locen e lodhur kaq fort keto vitet e fundit. Nuk jam shkodran por jam shqiptar i merguar qe nuk kthehem me. Ju bej thirrje shkodraneve te bejne historine duke te votuar ty. Suksese moj vajze e mire qe na ke hyre ne zemer te gjitheve!
KUSHTETUTA E SHQIPERIS DUHET TE SHTOJ NJE NEN TE VEÇANTE KU NDALOHET ME LIGJ VENDOSJA E EMRIT SALI PASI PERSONAT QE LINDIN DHE MUND TE MBARTIN KETE EMER MUND TE KTHEHEN NE RREZIK PER SHOQERIN.
SALI PROTOPAPA
SALI BERISHA
SALI LUSHA
SALI KELMENDI
SALI PAJA etj etj SALI QE JANE RRUGEÇER, HAJDUT
Me falni, por kush e njef Ketin e din se historia è saj ashte ajo qe ka deklaru Saliu. Duhet te shtoj se Keti ashte nji e vajze shume è mire.
Keti Bazhdari eshte zonje e nderuar ne Shkoder po Sala nuk la kundershtar pa share , turp per moshen e tije qe nuk i lejohet me shpif .
Ky ndyresire kozmike ska turp per asgje, ky i degjeneruar moralisht e shpirterisht vetem pislliqe nxjerr nga goja a thua dhjet me goje dhe ha me bythe dhe me leter higjenike fshin gojen dhe me furce dhembesh pastron bythen.
Turp per ato media qe e nxjerrin ne ekran ku ne menjehere nderrojme stacionin
Sa qesharake dhe revoltuese me duken keto gjera .Padi Sales per shpifje, jan ba kushedi se sa e per shume te tjera, per bemat e tij. Por cfare ndodhi!! Atij vetem se i shtohet oreksi , e po ti shalon te gjithe qe nga Hoxha, Alia e Fatosi E META(ndonse kete me pak se e ruan si lojtar rezerv) e ramen e te gjithe me radhe ne parlament ne sheshe ne mitingjene konferenca shtypi qe nga 1990 e deri ne qeshor 2015 e kudo pa ju dridh aspak qerpiku. I LUMTE !!!