Meta: Partitë të shmangin aktet që cënojnë standardet e 21 Qershorit

8 Maj 2015, 15:44Politika TEMA

Kryetari i LSI-së, njëkohësisht edhe Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta ftoi partitë politike dhe qytetarët që në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit të tregojnë shkallën më të lartë. Meta gjithashtu ka apeluar për distancimin nga aktet që do të cënonin standardet e procesit.

“Sot do inaugurojmë fillimin e Këshillit për Integrimin Europian, që do drejtohet nga një përfaqësuese e opozitës. Duhet të përmend dhe reformën e Drejtësisë, për të pasur rezultate. Presim dhe rezultate pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit të reformës Administrative territoriale. Me këtë rast dua ti ftojë të gjitha forcat politike dhe qytetarët që të tregojnë shkallën më të lartë në këto zgjedhje dhe të ecim drejt shpalosjes së projekteve dhe të distancohemi nga çdo akt që të cënojë në mënyrë artificiale zgjedhjet. Pasi i kemi mundësitë për të pasur zgjedhje as më të qeta”, tha Meta.

Kryeparlamentari ishte i pranishëm në aktivitetin për Ditën e Europës, organizuar nga Ministria e Integrimit.

Meta theksoi se për të arritur drejt Europës si anëtare me të drejta të plota duhet të jemi si të gjithë vëndet e saj duke përmëndur faktin se ai vjen në politikë nga lëvizja studentore e dhjetorit me sloganin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlautin i bëri thirrje në veçanti të rinjve si motori kryesor i ndryshimit të lexojnë e të studiojnë më shumë për një Shqipëri Europiane.

 “Për të gjithë ata të rinj që gjenden këtu sot, kam një mesazh vërtet të thjeshtë. Ju lutem mësoni sa më shumë që të jetë e mundur, të jeni kureshtarë, sepse ju jeni motori kryesor i ndryshimeve në Shqipëri. Të gjithë ambasadorët këtu po punojnë për një Shqipëri evropiane në Bashkimin Evropian”, tha Vlahutin. /gj.k/

1 komente në “Meta: Partitë të shmangin aktet që cënojnë standardet e 21 Qershorit”

  1. Dean says:

    Liro?! Pa u fut ti ne Burg nuk rregullohet ky vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje