Meta në Selenicë: Më vjen keq që në 21 Qershor kemi përballë një ballist

9 Maj 2015, 11:25Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht edhe Kryetar i LSI-së, nuk ka lënë mënjaë batutat gjatë takimit të zhvilluar në Selenicë ku prezantoi kandidatin e ASHE për bashkinë e qytetit Kasem Cenaj.

Duke iu referuar kandidatit të zyrtarizuar nga opozita, i cili i përket Ballit Kombëtar, Meta tha se i vinte keq që përballë kishin një përfaqësues të ballit.

“Gëzuar 9 majin, ditën e fitores mbi fashizmin.Kemi arsye të festojmë se këtu jemi në trevat më patriotike të vendit. Me vjen keq qe PD na ka vene perballe nje kandidat nga Balli Kombetar”, tha Meta.

I bindur se banorët e kësaj zone do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar kandidatin e së majtës, Meta premtoi se qeveria do të të ketë investime konkrete në këtë zonë si në bujqësi, ashtu dhe blegtori.

“PS-LSI nje fuqi e perbashket qe nuk synon te fitojë, por të japi shembullin e punës jo vetëm në Vlorë e Selenicë, por edhe Shkodër e Kukes.

PD i do Bashkite për luftë politike, por pushteti vendor është për të zgjidhur problemet e komunitetit.

Do të ketë investime konkrete nga qeveria në këtë zone. Mbështetje të jashtëzakonshme për bujqësinë dhe blegtorinë.

Shqipëria është në drejtimin e duhur dhe Selenica do të bëjë zgjedhjen e duhur për të marrë drejtimin e duhur.

Së shpejti projekte për të lidhur Selenicën me Bregun.Me bitumin e Selenices jane shtruar rruget e botes, por jo te Selenices. Rruga e lumit te Vlores nis se shpejti, përmes së cilës lidhet Vlora me Qeparoin. Ky do jete reformin teresor per zonen”, tha Meta. /gj.k/

4 komente në “Meta në Selenicë: Më vjen keq që në 21 Qershor kemi përballë një ballist”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk e ka vene per te fituar,por per te ngrene pula !

  2. abcdef says:

    Zoti Meta duhet ta dije, se edhe nese Balli Kombetar paskesh gabuar ne nje periudhe historike 2-3 vjecare, ate gjeme qe i bene per 50 vjet komunistet dhe vazhdojne t’i bejne edhe per 25 vjet te tjere mbeturinat komuniste dhe bijte e tyre ketij vendi, nuk ka kandar qe ta ngreje. I ardhka keq bythes se Metes! Ne vend qe te merret me hallet e miletit aktualisht, shkon dhe tall bythen me “arsyen”, se “perse nuk hodhen shi ato rete qe u shfaqen ne qiell ne vitet 43-44 te shekullit te kaluar”. Kesaj, hapur i thone te tallesh trapin me kete milet qe kurre nuk ka ditur kush eshte e mira e tij. Por, ama. Meta duhet ta kete te qarte, se bishtat e karrotave jane te vlefshme per gomaret dhe se ketu ka njerez qe e dine mire poshtersine politike qe shfrytezojne akoma komunistet dhe bijte e tyre.

  3. ivani i madh says:

    Po cke o Like ti surat qelbur qe trembesh nga nje ballist qe nga halli e ka.Ti su trembe nga I biri i Zogut kur e prite ne airport bashke me bucen tende dhe e heq veten per patriot si Zogut qe e ke keying se ja more zanatin e hajdutit.

    1. KOZi says:

      Tjeter Zogistet e tjeter Ballistet. Zogistet cuno ishin antifashiste.Pjesetar ne Frontin Nac-Clirimtar nga themelimi e gjer ne 18 Dhjetor 1943. Lexoni nje cike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje