Reuters ka raportuar përmes një fotolajmi për gjendjen e “Lagjes së Trimave”, në Kumanovë, pas luftimeve të ashpra mes grupit shqiptar dhe policisë speciale maqedonase.
“Një njeri qëndron brenda shtëpisë së tij të shkatërruar”, përshkruan gjendjen dëshpëruese Reuters
“Lagja e Trimave” në Kumanovë duket sikur eshte goditur nga një cunami, rrugët kanë mbetur shkatërruara dhe muret e rrëzuara nga artileritë e rënda ushtarake të njësitit anti-terrorizëm të forcave speciale maqedonase, shkruan Reuters.
Ruters shkruan se shqiptarët kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre të shkatërruara, nëpër xhamat e thyer dhe gërmadhat e objekteve të rrënuara, veturat e djegura dhe shenjat e gjakut gjithandej, të shkaktuara nga operacioni policor që la të vdekur 22 persona.
Në fund shkruan se Maqedonia po hyn në një fazë të re të krizave dhe pasigurive shtetërore.
Eshte nje beteje(biopsi),per matje pulsi !
Duhet EKSPERTIZ nderkombtar,jom e sigurt se policat jan vra nga agjentat e sigurimit maqedonas,per ta paraqit kete ngjarje si sulm terrorist dhe per tu justifiku para botes.
Ushtaret e UCK ishin te strehuar neper shtepi dhe kishin bazen e tyre dhe policija ne fillim duhej tu bente thirrje qe te dorzoheshin,dhe jo te sulmonte popullsin civile dhe te shkaktonte dhjetra te vdekur.
Kjo quhet MASAKER mbi civilsitat.