Radioja publike e Zvicrës SRF, transmetoi të dielën një emision të zgjeruar, në lidhje me shqiptarët në Zvicër dhe imazhin e tyre. Lidhur me këtë, portali i srf.ch ka publikuar një material të titulluar “5 fakte që duhet t`i dini për shqiptarët“.
“Shqiptarët kanë imazh të keq në Zvicër, e thonë këtë edhe vetë shqiptarët, për faktin se zviceranët dinë tepër pak për ta. Kështu lindin keqkuptime dhe klishe të pafavorshme. 5 faktet në vijim nga emisioni, ndihmojnë për evitimin e keqkuptimeve në mes të shqiptarëve dhe zviceranëve”, thuhet në këtë tekst para se të fillojë numërimi i fakteve në fjalë.
Fakti 1: Shqiptarët nuk vijnë nga Shqipëria
Në Zvicër, në vitin 2015 vlerësohet se jetojnë në mes 200 mijë dhe 250 mijë shqiptarë. Shqiptarët janë një grup etnik dhe jo nacionalitet. Mirëpo pasi që statistika zvicerane e migracionit ndërtohet mbi nacionalitetet (në kuptim të përkatësive shtetërore), askush nuk e di saktësisht se sa shqiptarë jetojnë në Zvicër dhe sa prej tyre kanë marrë shtetësinë e këtushme. Shumica e 200 deri 300 mijë shqiptarëve në Zvicër vijnë nga Kosova (rreth 70%), pastaj nga Maqedonia (rreth 25%) dhe të tjerët nga Serbia jugore dhe nga Shqipëria. Në vitin 2012 në Zvicër jetonin gjithsej 1300 shqiptarë nga Shqipëria.
Fakti 2: Shqiptarët kanë komplekse
Shqiptarët në ish Jugosllavi kanë qenë të shtypur ndërsa nën regjimin e Milosheviqit edhe të përndjekur. Kosova konsiderohet si vendi më i varfër i Ish Jugosllavisë. Për këtë arsye shqiptarët ndjeheshin qysh në atdheun e tyre si njerëz që trajtoheshin si inferiorë dhe të diskriminuar. Kjo ndjenjë i përcjell ata edhe sot në Zvicër.
Hamit Zeqiri, kryetar i Bashkësisë së Qendrave Kantonale për Integrim në nivel të Zvicrës inkurajon shqiptarët të mos jenë kaq të ndjeshëm. Jo çdo refuzim ose mohim që i bëhet një shqiptari nga ana e një zvicerani, është diskriminim.
Fakti 3: Imazhi i keq i shqiptarëve daton nga fillimi i viteve 1990
Të shtyrë nga luftërat në ish Jugosllavi, në Zvicër erdhën në vitet `90 të shekullit të kaluar dhjetëra mijë shqiptarë. Kjo u bë e mundur vetëm nga fakti se gastarbajterë shqiptarë të punësuar në ndërtim dhe në industri, në Zvicër kishte që nga vitet `60. Ata kishin mundësi t`i merrnin me vete në Zvicër familjarët e tyre. Këto bashkime familjare u bënë aq papritur pasi që nuk ishin të planifikueshme. Kjo sjell me vete problemet e mëdha: Shumë shqiptarë erdhën përnjëherë, fëmijët dhe të rinjtë nuk e flisnin gjermanishten, baballarët shqiptarë papritmas ishin në shtëpi, pas një kohe të gjatë që kishin jetuar ndaras nga familjet që jetonin në Kosovë. Si ngarkesë plotësuese, shumë gastarbajterë humbën vendet e tyre të punës si rezultat i recesionit në Zvicër.
Kështu, familjet (e bashkuara) përjetuan më shumë frustrime se sa kënaqësi. Nga kjo lindën probleme të mëdha për të rinjtë, të cilët pastaj, një pjesë e tyre, u bënë te dhunshëm. Pikëtakimi i pafat i një numri të faktorëve negativë në atë kohë bëri që të lindte imazhi i keq, pajtohen Hamit Zeqiri dhe Sarah Grettler, e cila ka shkruar një libër mbi migrimin e shqiptarëve në Zvicër.
Fakti 4: Shqiptarët mbeten përfundimisht në Zvicër
Shqiptarët që sot kanë 20 deri në 40 vjet nuk duan të kthehen më në Kosovë ose në Maqedoni. Ata e shohin Zvicrën si atdheun e tyre pasi që këtu janë rritur ose edhe kanë lindur. Ata janë pjesë e shoqërisë zvicerane dhe duan ta ndërtojnë atë bashkë me të tjerët. Ky perceptim duhet të pranohet edhe nga zviceranët, në mënyrë që ata të mos i tolerojnë shqiptarët si banorë të përkohshëm por si bashkëqytetarë dhe që të mos i diskriminojnë, kërkon Hamit Zeqiri.
Fakti 5: Shqiptarët e sëmurë, të moshuar, një sfidë për të ardhmen
Shqiptarët e moshuar gëzojnë mesatarisht shëndet më të dobët se moshatarët e tyre zviceranë dhe kanë më tepër nevojë për përkujdesje. Trupat e meshkujve shqiptarë janë dëmtuar më tepër nga puna si sezonierë gjatë viteve 70-80. Gratë e moshuara shqiptare, si pasojë e lëvizjeve të mangëta janë shpesh me mbipeshë dhe kanë probleme përkatëse shëndetësore. Veç kësaj, gratë dhe burrat shqiptarë kanë shpesh probleme psikike për shkak të përjetimeve gjatë luftërave të viteve 1990. Kështu shkruan edhe Zyra Federale për Migracion në një raport lidhur me kosovarët në Zvicër.
Pastaj, për faktin se shqiptarët në Zvicër nuk jetojnëmë si në Kosovë – nga tri gjenerata në një bashkësi familjare – shqiptarët e moshuar kanë nevojë për përkujdesje nga institucionet. Sepse bijat e tyre në Zvicër nuk mund të jenë “spitex” (shërbimi për përkujdesje shëndetësore) ndërsa bijtë e tyre nuk mund te jenë në rolin e fondit të pensionit dhe të trashëgimit, siç është e zakonshme të praktikohet në Kosovë. Hamit Zeqiri prandaj mendon se kjo përbën sfidë për institucionet zvicerane të përkujdesjes shëndetësore dhe sociale.
Fakti 5 duket ka te beje me Turkofagosin dhe padronat a tij nga Gerqia….
GABIM FATAL,justifikime dhe falsifikim i te vertetes e cila eshte vetem nje FAKT:
1-KORRAKE SHQIPFOLES!ADN turkoshakesh!
Kjo eshte edhe arsyea se perse keta njethundrake jane non grata as ne Zvicer,Greqi,Germany,France,Itali,FYROM,por edhe ne Shqiperi etj………
Fakti 6 oshte i lumi ai shqiptar qe nuk jeton ne Zvicer, fakti 7 oshte
qe cdo shqiptar oshte alergjik ndaj dialektit “schwizer-dütsch” apo nji gjermanishtje te basardizueme.
Bali, dhe te ndjerit superior hyn tek komplekset.
Relativisht shkrim realist. Megjithate kjo apsolut nuk qendron “Fakti 2: Shqiptarët kanë komplekse” Ndoshta gjenerata e pare ka pas komplekse per shkak te gjuhes dhe kan qen shum te varfer gjenerata e dyte dhe e tret ase qe diskutohet perkundrazi mbi 90% ndjehen mos superiore te barabarte me zvicrranet.
Eshte fakte i pa kontestushem se gjenerata e pare e viteve 60-70-80 ka vuajte shum kan ber edhe punet me te renda por edhe zvicrranet e vjeter kan qen kokrra e katnarve. Por edhe i kan munduar shum pasi kjo gjenrat ne fillim nuk kan pas dokumte dhe status te rregultte pune por kan punuar per disa vite si sezonier ndersa gjenerata e dyte dhe ajo e treta kan ardhe ne zvicerre me viza te rregullta
Nuk eshte shqip Dardan “kjo apsolut nuk qendron fakti 2”. Mesoni shqipen se kjo qe shkruani nuk eshte shqip.
PO QE ZVICRA ESHTE NJE SHTET ARTIFICIAL E DI NJERI.
PO QE NUK KA KOMB ZVICERAN A E DI NJERI
PO QE ZVICERANET JANE RRACISTA DHE E DI NJERI
PO QE ZVICERANET PEDERASTE SI ATO QE NA THA plaku JANE NJE SFIDE PER TE ARDHMEN A E DI NJERI.
PO QE BANKAT SHTETERORE ZVICERANE U JAPIN LEKSIONE MAFIOZEVE DHE TE KORRUPTUARVE SE SI TU SHMANGEN TATIMEVE,DHE QE NUK BASHKEPUNOJNE ME ASNJE SHTET PER TE ZBARDHUR LLOGARITE E TYRE A E DI NJERI.
Po, mor po, na dole ti i pastri i botës dhe njeriu më zemërmirë.
ke harru ate faktin kryesor.
“shqiptart te qijn nonen po ju bone probleme”!
Edhe nje dakte qe ka harrue radio SRF te potencoj.
Gjenerata e pare e shqiptarve ne zvicerre ka krijuar baze te mir materiale per gjeneraten e dyte per shkak te lidhjeve te ngushta familjare qe kan shqiptaret per derisa zvicrranet me 18 vjet femit i hedhin ne rruge dhe per ta perkujdeset shteti gjithashtu edhe pleqte Baben dhe Nanen dhe per ti mbajte keto kategori edhe shqiptaret pagiajn tatim. Nejse
Radio SRF ka harruar te potencoje se gjenerata e dyte e shqiptarve sote kontrollon apo dominon keto biznese ne zvicerre.
Shqiptaret kontrollojn apo kan ne pronesi mbi 70% te gjithe pizerive ne zvicerre biznes ky shum profitabil
Shqiptaret kontrollojn apo kan ne pronesi mbi 60-70% te gjithe kompanit e vogla te ndertimit ne zvicerre.
Shqiptaret jan dominante edhe ne bizneset e transportit mini fabrika ne biznesin e makinave si garazhet e shitjes dhe riparimit etj.
Shqiptaret fuqish dominojn edhe biznesin e Patundshmeris shitblerejne e shtepive dhe apartamentev une personalisht njofe nje shqiptare nga istogu i kosoves qe ka mbi 860 apartamente ne zvicerre te tilla ka sa te duash.
Ne zvicerre ka mbi 600 Mjeke dhe Dr. Shqiptare te profileve te ndryshme deri edhe shkenctare te njohur. Keta i takojn shumica gjenerates se dy. Pastaj teknik Inxhinjer Arhitekte ekspert sigurimesh. Ekspert fabrikant te profileve te ndryshme. Edhe keto kategori shumica te gjenerates se dyte.
Ndersa tash vjen me e bukura gjenerata e tret shqiptare ne zvicerre e cila veq ka filluar te lulezoje dhe te pushtojente gjitha majat e suksesit ne zvicerre me ket gjenerat tash do ju marim zvicrranve edhe Financat dhe Politiken.
Vetem une ne familjen time kam 13 te ri e te reja qe jan duke mbaruar shkollimin per Banker ne bankat me prestigjioze te zvicrres.
e ca kuptimi ka kjo? kjo duhet te jete pese fakte per kosovaret dhe maqedonasit.
Shipi frisur .
Perse qenka kjo vetem nga njera ane? A e kane pyetur veten zvicerianet se cfare perceptimi kane shqiptaret per ta?
Nese shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise kane komplekse inferioriteti Zvicerianet kane komplekse te theksuar superioriteti dhe per kete askush ne Evrope nuk i do e aq me pak shqiptaret. Kjo verehet edhe nga fakti qe nuk permended aspak se ekipi zvicerian i futbollit nuk do arrinte ne boterore po te mos ishte per shqiptaret.
Shqiptaret e shqiperise vetem per droge shkelin aty se ai vende vetem per ate pune eshte.
1300 nga Shqiperia…
Po 5 fakte qe shqiptaret duhet te dine per zvicerianet kush do i thote ?!!!!