FOTOT/ Dhjetëramijëra protestues pushtojnë Shkupin kundër Gruevskit

17 Maj 2015, 16:14Rajoni TEMA
FOTOT/ Dhjetëramijëra protestues pushtojnë Shkupin kundër

Deri në 40 mijë njerëz u mblodhën para selisë së kryeministrisë në Shkup të dielën në një protestë masive kundër qeverisë Gruevski, të cilin e akuzojnë për korrupsion, praktika jodemokratike dhe përgjime në shkallë të gjerë.

“Unë erdha këtu me shpresë se diçka do të ndryshojë, se ne do t’ia dalim të rikthejmë demokracinë në Maqedoni. Unë shpresoj se nuk është tepër vonë për këtë,” tha njëra prej protestueseve, Julija Krsteva për BIRN.

Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e qeverisë për shkak të skandalit të përgjimeve masive të zbuluara nga opozita.

Protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie të përkohëshme e cila duhet të përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Kjo qeveri duhet të ikë më në fund,” tha një protestuese tjetër, Jana Kocevska.

Njerëzit mbajtën pankarta ku bëhej thirrje për dorëheqjen e Gruevskit ndërsa disa valëvitën bashkarisht flamuj maqedonas dhe shqiptarë në përpjekje për të treguar se maqedonasit dhe shqiptarët janë të bashkuar në kërkesat e tyre për ndryshim.

Protesta u orhanizua nga partitë e opozitës dhe është mbështetur nga shumë organizata joqeveritare dhe aktivistë. Studentët e Maqedonisë, të cilët filluan të mblidhen rreth mesditës para universitetit të Shkupit u bashkuan gjithashtu në protestë.

Krahas udhëheqësit të opozitës socialdemokrate Zoran Zaev u shfaqën ish kryeministri bullgar Sergei Stanishev si dhe Knut Fleckenstein nga Parlamenti Europian.

Mitingje për të shprehur mbështetje për maqedonasit që protestojnë u organizuan edhe në Amsterdam, Londër, Sofie e Sarajevë.

Para protestës, Zaev i tha medias se kjo do të jetë “protesta më e madhe e zhvilluar ndonjëherë në Maqedoni” me përmasa “civile” dhe “multi-etnike”. Për këtë arsye, tha ai, flamujt e vetë partisë së tij nuk do të shfaqen.

“Ne nuk do të ikim në shtëpi deri sa Gruevski të japë dorëheqjen,” tha Zaev, duke shtuar se pas manifestimit të sotëm, një protestë e vazhdueshme do të mbajë presionin kundër Gruevskit dhe qeverisë së tij.

“Rreth 4,600 aktivistë kanë vendosur me iniciativën e tyre të flenë në të hapur para ndërtesës së qeverisë dhe të vijojnë protestën. Duke e ditur se ne nuk jemi organizatorët e vetëm në protestë, ne kemi vendosur të qëndrojmë deri në fund, deri sa Gruevski të dorëhiqet,” tha ai.

Ndërkohë, një lëvizje joformale “Unë Protestoj”, e cila pati organizuar protesta të përditshme në Shkup, të premten vendosi të bashkohet me protestën e madhe ndërsa vijon protestat e veta çdo mbrëmje në mënyrë që të ruajë autenticitetin e lëvizjes.

Aktivistët studentë vendosën gjithashtu të bashkohen në miting pasi u mblodhën veçmas në kampusin e universitetit.

Shoqata të tjera të mësuesve, gazetarëve, sindikalistë, organizata jofirimprurësë dhe lëvizje të tjera politike deklaruan se do të bashkohen me moton: “Ne po vijmë”.

Siguria është një shqetësim i vazhdueshëm. Një protestë më e vogël më 5 maj përfundoi me përleshje mes policisë dhe protestuesve. Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni thanë se më shumë se 40 protestues, përfshirë studentë janë arrestuar dhe 14 prej tyre janë ende në paraburgim.

Komiteti akuzoi policinë se ka arrestuar shumë njerëz paqësorë në përpjekje për të frikësuar të tjerët.

Ndërsa protesta po përshkallëzohet, partia e Gruevskit VMRO DPMNE ka organizuar një kundër-miting të hënën gjë që ka shtuar frikën për dhunë nëpër rrugë.

Parlamenti Europian po e monitoron në mënyrë joformale protestën me ndihmën e ish raportuesit për Maqedoninë Richard Howitt. Shumë eurodeputetë të tjerë po marrin pjesë në protestë si vëzhgues.

 

12 komente në “FOTOT/ Dhjetëramijëra protestues pushtojnë Shkupin kundër Gruevskit”

  1. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Te tilla protestash ka ne te gjith boten, nuk shikoj dhune ne kete proteste. Ndrysh shkruet, ndrysh po shikojme me foto.

    1. neda says:

      Po pse ku shkruhet fjala dhune ne kete potest? Duhet te jemi me te vemendshem kur lexojme.

      1. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

        neda, lexo ne fund ne lidhje per vezhgimin e protestes. Per me shum, nuk kam kohe sepse jam i ftuar ne nje aktivitet privat festiv dhe po kenaqem duke pire vere.

    2. rovigo says:

      Larg qofte qe te vije Berisha dhe Luli ne pushtet,atehere mjer ky popull.

  2. tfgs says:

    protestues ”shqiptare” por me flamur jeshil……….!

    1. elbasanasi says:

      Ik shiko me mire sat eme balene qe dallget e nxjerrin ne breg

    2. Albani says:

      me vjen keq,por kafshet nuk i dallojne dot ngjyrat,sidomos qente.

    3. arbereshi says:

      PUCOFAGO QENTE DHE KATUNARET SHOFIN BARDHEZI, MOS BOJ SIKUR SHEF ME NGJYRA TANI

      1. Albani says:

        arbereshi
        Une katunar jam,mos mendon se i dallon ngjyrat me mire nga une?
        Katundi e ka pjelle qytetin,duhet te jesh zero nga trute qe te mos ta dish.

    4. Shqiptar says:

      Ti qenke vertet per gjynah. Vari tgfs.

    5. Genti says:

      Dy nga popujt me armiqesor ndaj Greqise po fillojne te bashkepunojne dhe ky fakt patjeter i tmerron greket. Greqia dhe Serbia kane interesin me te madh per destabilizimin e Maqedonise. Serbia sepse enderron ta ri-marre Maqedonine, kurse Greqia kerkon ta shkaterroje kete shtet qe ka pretendime ndaj krahines se Maqedonise ne Greqi.
      Mos u bej merak ti turko-greko, sa te stabilizohet Maqedonia, keta dy popuj do i sulen Greqise te marrin ato qe i takojne.

  3. gimi says:

    tfgs ma ke prishur qefin sle vent pa komentuar por me Erdoganin e qepe!!!???ste beri zemra fare do te ket mbetur qefi diku hape zemren ne do te kuptojme dhe do te japim te drejte se dhe ne jem civilizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje