"Süddeutsche Zeitung": Maqedonia, kjo njollë e zezë e Europës

16 Maj 2015, 09:17Rajoni TEMA

Brukseli duhet të bllokojë menjëherë të gjitha donacionet për Maqedoninë deri në sqarimin e plotë të të gjitha akuzave nga hetimet e pavarura, ndërkombëtare si të skandalit të përgjimeve, ashtu edhe të gjakderdhjes në Kumanovë. Është koha e fundit të hiqet dorë nga pasiviteti, shkruan në një koment e përditshmja e njohur gjermane «Süddeutsche Zeitung».

E madhe është habia në lidhje me atë që po raportohet nga Maqedonia: bëhet fjalë me gjasë për keqpërdorim masiv të pushtetit nga ana e qeveritarëve, për skandale përgjimi, korrupsion dhe për dyshimin se një incident vdekjeprurës në qytezën e Kumanovës, të cilin e paguan me jetë së paku 22 njerëz, është inskenuar. Si mund të bëjë vaki që një shtet, i cili është kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2005, mbase pa u vërejtur shndërrohet nga një shtet demokratik model në pseudodemokraci autokratike?

Përgjigjja është se rrëshqitja e kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili qeveris nga viti 2006, në qeverisje autoritare nuk ka qenë e pavërejtur. Por paralajmërimeve të shumta në disa nivele, bile deri te Komisioni i BE-së, nuk kanë nxitur vëmendjen e duhur. Për këtë ekzistojnë disa shkaqe: për shembull numri i madh i krizave të tjera, të cilat kanë ndikim më të rëndësishëm se sa situata në një vend me vetëm dy milionë banorë; ose fakti se në Ballkan pothuaj nuk janë të përfaqësuara më mediumet e huaja; ose konstruksioni i gabueshëm i mekanizmit të BE-së për anëtarësim.

Nëse një vend si Maqedonia kurorëzohet nga kryetarët dhe kryeministrat e BE-së si kandidat për anëtarësim, shpesh injorohen mangësitë dhe hapat prapa. Ose gjendja zbukurohet me fjalë nga ana e komisionerit përgjegjës për anëtarësim në BE. Kështu ka qenë në rastin e Kroacisë; kështu është sot në Maqedoni dhe në Serbi. Kryeministri i saj i gjithëfuqishëm Aleksandar Vuçiq po shfaq po ashtu tendenca autoritare, por përkundër sinjaleve paralajmëruese nga opozitarët, mediumet apo ish-ministrat ai është i mirëpritur në Bruksel dhe Berlin.

Në rastin e Maqedonisë vëzhgues lokalë dhe të huaj prej kohësh kanë dhënë alarmin dhe kanë kërkuar pa sukses nga BE të mbajë një qëndrim më të ashpër kundër Gruevskit. Sinjale paralajmëruese ka pasur shumë kohë para se opozita të zbulonte nga mesi i shkurtit se qeveria pak a shumë e ka përgjuar ilegalisht pothuaj tërë klasën politike të vendit  dhe ka keqpërdorur pushtetin deri në manipulim të zgjedhjeve: mediumet opozitare si televizioni A1 u detyruan të mbyllen. Gjatë zgjedhjeve, të cilat në prill 2014 e konfirmuan në postin e tij Gruevskin, po ashtu kishte shenja manipulimi – për rrethanat diplomatike vëzhguesit e OSBE-së i kritikuan zgjedhjet mjaft qartë.

Në raportet e tij Komisioni Europian në të vërtetë nuk i la pa i përmendur ngecjet e Kroacisë, por në nivel të BE-së kjo nuk kishte pasoja konkrete, të ndjeshme për Gruevksin. Madje edhe pasi u bë publik skandali i përgjimit komisioneri për zgjerim i BE-së Johannes Hahn gjatë një vizite në Shkup nga mesi i shkurtit nuk e përmendi publikisht skandalin. Ai vetëm kërkoi një «hetim të pavarur, transparent». Kjo kërkesë sot në Maqedoni është plotësisht jorealiste, sepse tërë aparati i pushtetit, përfshirë drejtësinë, kontrollohet nga Gruevski.

Së paku ambasadorët perëndimorë, siç janë përfaqësuesi i Gjermanisë apo i SHBA-ve, tani po përpiqen të ndërmjetësojnë. Por, kërkesës së opozitës për dorëheqje të kryeministrit të diskredituar nuk i janë bashkuar publikisht as diplomatët, as BE-ja. Kjo do të ishte ndërhyrje në politikën e brendshme dhe nga diçka e tillë trembet Bashkimi Europian. Por Brukseli ngaherë ka pasur mundësi të tjera: ta zëmë ngrirjen e menjëhershme të të gjitha donacioneve për Maqedoninë deri në sqarimin e plotë të të gjitha akuzave nga hetimet e pavarura, ndërkombëtare si të skandalit të përgjimeve ashtu edhe të gjakderdhjes në Kumanovë. Është koha e fundit të hiqet dorë nga pasiviteti.

http://www.dialogplus.ch/analize/sueddeutsche-zeitung-maqedonia-kjo-njolle-e-zeze-e-europes/#

42 komente në ““Süddeutsche Zeitung”: Maqedonia, kjo njollë e zezë e Europës”

  1. vizioni i Bashes says:

    Po në Gjermani, nuk ka përgjime…????????!!!!!!!!!

  2. tfgs says:

    Cfardo qofte Maqedonia njolle e zeze apo e kuqe pak na intereson,ajo qe na habit[dhe per kete cuditerisht nuk ka asnje qendrim]eshte se; C’kerkuan koraket shqipfoles nga Kosova apo Shqiperia me kalaznikov te perleshen me policine vendase ne Kumanove te nje shteti fqinje……..!!!!!!!!!!!!???Madje u gjeten dy shtepi te mbushura me arme dhe arsenal armesh,te ciat ishin marre me pare me qera 5000 evro!
    Mos kujtoni se evropianet nuk i dine keto…!!!
    A dha spiegime ministri i brendshem i Sqiperise per shtetasin sunit nga Shqiperia cili u gjend duke lutuar me grupin terrorist ne shtetin fqinj……..!!???
    Imagjinoni sikur ne shqiperi te gjendeshin nje grup terroristesh nga Serbia e Maqedonia duke hapur zjarr ndaj policise shqiptare….!!!cili do te ishte reagimi i juaj!!!???
    Hapini syte,kohet kane ndryshuar dhe mos beni te ”zgjuarin” kur te tjeret jane 100vjt perpara,kujtoj se turku iku me 1912 kur gjetke kishte 100vjt qe kishte ikur…………

    1. Toni says:

      foli ky BAJGA

      1. beni says:

        perse o Toqi,ke nga nje koment me intelegjent ti?-mos ke ndonje te dhene tjeter ti thuaje…ta lexojme edhe ne intelektin tend

        1. Toni says:

          Une intelektin tim nuk ka pse ta shpreh ne forume gazetash qe ta lexosh ti dhe ky bajga, sepse me duket kohe e humbur kot. Ate e shpreh ne vende ku ja vlen barra qerane. N qofte se ty te duket intelektual ky bajga qe ne cdo diskutim perdor fjalen “sunit” atehere po ju le te vazhdoni te thithni intelektin e njeri-tjetrit (mbase dhe ndonje gje tjeter meqe neser keni festen.

          1. tfgs says:

            reeeeeeeeee,ouuuuuuuuuussssssstttttttttt paliosuniti………..

            1. Toni says:

              ik mor fshatar injorant puno se ngeli dduke ju dhene buke Europa.

              1. tfgsi says:

                Une ne pune jam duke bere 10-te ore ne dite propagand antishqiptare, si kujtoni ju 300-te evrot greket mi japin falas.

                1. tfgs says:

                  reee ouuuuuuussssssttttttttttt,mounopano…………..

                  1. jani says:

                    je shume rrote ka….iiiiiiiiiiiiiii nuk di gje tjeter vec te shash po cfar do qe te besh ketu ne greqi alvanos te thone i di ti

            2. ecaty says:

              Ik e mendo per fustan,se te erdhi festa,se byth per lufte ju Greket nuk keni,keni byth vec per…..

              1. tfgsi says:

                Civilizimi helen i ka keto rite, Shqiptaret prandaj jane te prapambetur dhe barbare! Greket moderne mi hapen syte me keto rite madheshtore.

          2. vk says:

            Ti intelektin tend nuk e shpreh, por nga ana tjeter ben komente per gjera qe ti vet i quhan kohe e humbur?!TGFS foli dhe tha dicka qe ka vend dhe te arsyeshme, ti nga ana tjeter, si “intelektual” qe qenke e quajte bajge. Qenke “gjeni”!

            1. tfgs says:

              pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkk…………

              1. jani says:

                O tfgs po ju vjen radha

      2. gjithashtu malok says:

        toni, ky bajga kete rradhe spo thot naj gje te gabuar. duhet te jesh debil po mos ti shohesh keto gjera.

        1. shtrember rri, por mos u bej grek e serb ! says:

          Gjithashtu malok maqedonie apo malok serbie, apo malok greqie ?

          1. replay says:

            ,,,,,,tha muslimani dhe vazhdoi leximin e kuranit

    2. norton says:

      ik or pirdhu pushti

    3. kuq e zi says:

      z. turkosuma
      madalene olbrait (ish sekretarja e shba-ve )deklaroi per kumanoven qe duhet pare roli i greqise
      ne fakt ka te drejte kush perfiton tek shkaterrimi i maqedonise?????????

      serbia jo sepse i duhet korridori 10
      shqiptaret jo se ska ndarje pa gjak
      greqia po se do dilte nga bataku i emrit
      bullgaria po se do pervetsonnte pjesen e maqedonise joshqiptare
      prandaj 50% e mundesive te cojne ne greqi

      1. eu_al says:

        Po meqe nuk na intereson perse marrin armet dhe luftojne?

    4. edi palla says:

      ky loqja di eshe shqip duhet te jete ndonje minoritar i perdhunuar qe ne vogeli nga popi??

    5. ismail qemali says:

      meso historin e greqis ne fillim pastaj fol per ne . se grek te therras maqedoni skopjen je vetew ti.dmth sje as grek e as shqiptar.dhe mamaja jote se mban mend me sa ka bredhur pede tfgs gamiese.

  3. Gora says:

    Pse se ke kuptuar TFG !!ata ishin aty per Te shenuar fundin e plehrave si puna tende per te krijuar nje shqipri te paster ngA ju tfg tani qe kemi dhe SHBA me vete nuk do gjeni vrim ku te futi Prite TFG ky eshte vetem fillimi ILIRET zote ne tok te vet .

  4. visi says:

    Mero, s’te kuptoj mor njeri pse i jep hapesire nje qenie te tille si ketij Bythofagosit qe sa here qe kruan bythen me Janullen del e ha m…. kunder shqiptareve?!

    1. kuq e zi says:

      z.visi
      vej re qe ky kolerja komenton perhere i pari si ka mundesi??????
      nuk eshte larg meres ky
      mos me thene qe punon per ket gazete komentet e tij kunder shqiptareve eshte thjesht per te nxitur komente te tjera pra strategji per te treguar qe TEMA ndiqet nga mjaft njerez
      une kam propozuar me pare qe komentuesit e ksaj gazete te kene regjistrim sikur ne forume (meqe jane po te njejtit)dhe do shihnim se kush eshte fyryra e njerit apo tjetrit
      personalisht nuk e kam problem te firmos me emer e mbiemer komentet e mija

    2. Dervish Malluta says:

      @Visi, ky Bythofagosi me kete vokabularin e tij s´do kishte chance te shkruan ndonji koment ne portale te gazetave te ish-Jugosllavise apo atyne perendimore, c´ti bejsh, ne shqiptart jemi hyper-tolerant, futja
      Tourkopordhosit, ok?

    3. Shqiptar says:

      Visi nuk eshte faji i Meros por i yni qe cfaredo thote tgfs(kari)dhe enter bytha(penetrimi) merremi me ta.thjeshte mos repliko por pergjigju vari tgfs(karin)

      1. tfgsi says:

        Shqiptaret jane shume mbrapa dhe une me njohurite dhe civilizim greko-moderne dua tju hape syte dhe mendjen ashtu si ma hapi mua Janulla me shoke!

  5. paul says:

    jam dakord me dfgs, eksitohemi shpejt ne shqiptaret, lexo per komandant demirajne cfare brockullash thote

  6. freee says:

    Pseudo-sulmi ne Kumanove ishte organizuar per te dhene nje shfaqje pa viktima, qeveria ishte ne ditje te ketij organizimi dhe sherbimet sekrete sllave po ashtu. Kjo bazohet ne sulmin e postes ushtarake ku nuk pati asnje viktime dhe asnje viktime nuk do kish patur ne kumanove. Ne 12 maj do te protestohej me ngjyra nacionale duke i dhene qeverise se gruevskit nje motiv per te shpetuar nga gracka e pergjimeve.
    Ne saje te shtytjes se Beogradit, qeveria kukull e gruevskit sulmon kumanoven pa pritmas duke rrethuar nje lagje me 10.000 banor. Te gjithe specialistet ushtarak vendas e te huaj e kritikuan ashper kete sulm pasi thyen cdo lloj taktike anti-terror dukeqene se perfshihet nje number i madh civilesh,,,,si dhe eleminimin e drejtuesve te grupit qellimisht.
    Grupi i UCK eshte tradhetuar dhe gjendur ne kushte te tilla ka vendosur te luftoje per jeten e tyre, kjo solli edhe pershkallezimin e sulmit ku u doj nje lagje civilesh,,,,,keto lloj taktikash nuk pranohen nga asnje institucion Evropian sidomos kur qeveria eshte ne dijeni.
    Ne FYROM do te kete pershkallezime te situates pasi gjaku therret gjak.
    Nderime Herojve qe dhane jeten te tradhetuar dhe nje mesim per te gjith shqiptaret ne kto troje te rrethuar nga armiq.

  7. egoisti says:

    problemi nuk esht se shqipet bejn apo jo kryengritje ndaj shtypesve .E vertet esht se ne nuk mund te bejm shtet . Neqofte se ne iliret do kishim udheheqes largpames si sllavet ose grekerit nuk do leshonim asnje cm tok ndaj te ardhurve . cdo gje do shkoj ne vendin e vet . rip . e di qe komenti do censurohet si para 4 vjeteve

  8. gimi says:

    SHqiptaret duhen te ken shum kujdes nga keta 300 si ky tfgs, ne kohen e Enverit ishin 1000 lekshit qe ngatronin popullin.te gjith Shqiptaret jemi njesoj jane mjeran ata qe duan ta vecojne veten ne funt do mbeten pa gje.

  9. eros says:

    ska dyshim qe usa kerkojne te ndajn shqiptaret me nje federate me vete,,, po aq dyshim ka per ta detyruar Greqine ta fusi ne NATO me emrin Maqedonia veriore,,, por cdo ndodhi m Grrqine e cila ka kapacitete historike, nderkombetare dhe nga vet senati US per te mare shkumbinin dh posht te e[pirit te veriut ose me e keqja Protokollin e korfuzit qe po te doje e hap vete,,si me referendum dhe me institucione…Greqia e ka shprehur se ufon per interesat e saj kombetare ashtu edhe Bullgaria edhe Mali i Zi edhe Serbia qe ka pas Ruset dhe Kinezet e Keshillit te Sigurimit…

  10. GAMORI says:

    EUROPA KA NGRITUR NJE HISTORI MBI ATE PELLAZGE DUKE MOHUAR MAQEDONINE E ALEKSANDREIT DHE ILIRINE E HYLLIT DUKE KRIJUAR NJE SHTET HALE GREK DHE NUK JA GJEN DOT FILLIN MUTIT QE KA KRIJUAR ME DUART E SALA NE BALLKAN !

  11. PrapambetjetOsmane says:

    Kapedan tfgs,
    i ke bere gyzel-et te nisen me grupin e radhes ne ndihme te byrazereve te sirise.

    1. tfgsi says:

      Ne siri ka mungese femrash dhe jane te gjithe meshkuj, po me prishet mendia te vej dhe une ne siri!

  12. shvejk says:

    TFGS eshte komentator profesinist i punesuar me kohe te plote prane Temes.Ai sherben si karrem per te terhequr ne debat komentuesit e tjere . Tfgs po ben thjesht punen e tij , po nxjerr buken e gojes,mos ja merrni per keq por per para ai eshte gati te shesi dhe mamin e vet.

  13. taqo says:

    Erdhi koha te zgjidhet kriza e emrit te maqedonise ,ne horizont po riperterihen aleancat e vjetra ,kujdes me mercenarizmin pa kufij

  14. kevinjon says:

    Ndryshoni titullin tendecioz o mashtruset e Rames. Titulli i vertete eshte”cepi i padukshem i evropes” dhe jo “njolla e zeze”. “blinder fleck” perdoret ne lidhje me gjeografine e politiken qe percakton dicka qe nuk po e shohim mire. Nuk shkruan kurre i civilizuari si Mero Baze ku refreni duhet doemos te ofendoje, vrasi apo sulmoje. Gjuhe tipike rilindasisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje