Ali Ahmeti tentoi të bisedonte me të armatosurit e Kumanovës

15 Maj 2015, 17:33Rajoni TEMA

Ali Ahmeti tregoi se ai mbajti kontakt me telefon me personat e armatosur në Kumanovë, të cilët vranë tetë policë të dielën e kaluar, duke u përpjekur t’i bindte ata të dorëzoheshin.

Ahmeti, kryetari i partisë së vogël në koalicionin qeveritar, tha se ai e mori vesh për operacionin policor sapo ai filloi, të dielën e kaluar në orën 05:00, dhe se një nga njerëzit e armatosur të rrethuar nga policia i telefonoi atij, duke i kërkuar të negocionin tërheqjen e tyre nga Kumanova.

Gjatë një interviste për Alsat M TV Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, DUI, tha se ai i kishte thënë grupit të dorëzohej.

“Bëra atë që duhej të bëja. I binda të dorëzoheshin, sepse në të kundërt s’do të ishte mirë për asnjë,” tha Ahmeti.

Tetë oficerë policie u vranë dhe 37 u plagosën në një përleshje dy ditore me një grup prej 40 personash të armatosur në qytetin verior me etni të përzierë të Kumanovës.

Përleshja me armë tronditi banorët vendas dhe risolli në mendje kujtime të konfliktit të armatosur në Maqedoni midis kryengritësve shqiptarëve dhe forcave të sigurisë në vitin 2001.

Beteja përfundoi me dorëzimin e 30 personave të armatosur. Policia fillimisht tha se ata kishin vrarë 14 nga personat e armatosur, por më vonë e korrigjoi atë numër në 10.

Ahmeti, i cili në vitin 2001 udhëhoqi kryengritësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë, UÇK, dhe më vonë formoi partinë DUI, tha se ai informoi menjëherë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSCE, dhe kryeministrin Nikolla Gruevski për përpjekjet e tij.

Ai tha se Gruevski nuk besonte se grupi i armatosur do të dorëzohej.

Ahmeti tha se ai kishte disa informacione për arsyen pse grupi i armatosur ishte në Kumanovë atë ditë, por nuk do t’i bënte ato publike derisa të ndihej i sigurt për të vërtetën e plotë.

Ministrja e Jashtme Gordana Jankuloksa, e cila dha dorëheqjen dy ditë pas aksionit të policisë, tha se grupi përbëhej nga terroristë të armatosur qëllimi i të cilëve ishte të sulmonin shtetin dhe të vinin nën shënjestër civilët për të destabilizuar vendin.

Si Jankuloska dhe Gruevski fillimisht këmbëngulën se aksioni i policisë në Kumanovë ishte i suksesshëm.

Raportet e medias thonë se nata e mbrëmshme kaloi paqësisht në qytet, por mungesa e informacionit po krijonte më shumë frikë midis banorëve vendas të traumatizuar.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në kuadër të krizës politike në vend, e cila vërtitet rreth pretendimeve të opozitës se kryeministri Gruevski ka organizua përgjimin e paligjshëm të më shumë se 20,000 njerëzve.

Gruevski ka këmbëngulur se “shërbime sekrete të huaja” po punonin në bashkëpunim me opozitën për të destabilizuar vendin.

Social Demokratët filluan të bënin publike përgjime bisedash zyrtare në muajin shkurt.

Ata thonë se përgjimet konfirmojnë dyshimet e tyre për keqpërdorimin e pushtetit nga ana e qeverisë, përfshirje vjedhje zgjedhire, ndërhyrje në sistemin gjyqësor dhe media, rregullime tenderash, shantazh dhe futje në kurth të kundërshtarëve politikë. Ata thonë se përgjimet vërtetojnë se qeveria ka mbuluar gjithashtu vrasjen e një të riu nga një oficer policie.

Social Demokratët e opozitës – të cilët e vënë në dyshim versionin zyrtar të ngjarjeve në Kumanovë – gjithashtu thonë se nuk do ta anulojnë protestën kundër qeverisë të programuar për këtë të dielë. Ata thanë se do të bëjnë gjithçka për të siguruar një protestë paqësore dhe të parandalojnë episode dhune nga ana e provokuesve.

Partia në pushtet VMRO DPMNE gjithashtu ka organizuar një kundër-protestë ditën e hënë, duke rritur kështu frikëne dhunës në rrugë.

Ditën e mërkurë, liderët e partive kryesore politike, me ndërhyrjen e ambasadorit amerikan Jess Baily dhe ambasadorit të BE-së Aivo Orav, firmosën një deklaratë kundër dhunës dhe ranë dakord të mblidhen përsëri ditën e hënë.

Ndërkohë, Komiteti maqedonas i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut tha se më shumë se 40 protestues, përfshirë edhe studentë, janë arrestuar dhe 14 prej tyre janë ende në paraburgim.

Komiteti akuzoi policinë se ka arrestuar njerëz për të trembur të tjerët nga pjesëmarrja në protestat kundër qeverisë.

6 komente në “Ali Ahmeti tentoi të bisedonte me të armatosurit e Kumanovës”

  1. fieraku4u says:

    O ALI PALLOSHI, TU NUK BINDE ASNJERI DHE TI E DI SHUME MIRE KETE.

    TI DHE AI SPIUNI MUTIT MENDUH THACI E DINI FORT MIRE QE KY ISHTE NJE TEATER DHE INSKENIM.

    JU NUK HAPNI GOJEN TE THONI KETE, SE GRUEVSKI JU NXJERR TE GJITHA PISLLIQET QE KENI BERE.

  2. heshtje says:

    Ky eshte Hamza Kastrioti i shqiptareve te Maqedonise se bashku me Mendu Thacin!Per shqiptaret vlera juaj eshte e barabarte me -TRADHETARET!

  3. Dardan says:

    Tmerre i kam percjelle mediat e shqiperis keto dite te nxehta lufte ne ballkan ku pothuaj se te gjitha unanimisht kan qen indiferent ose i kan i joruar fare ngjarjet e luftes ne kumanove te maqedonis me protagonist shqiptaret perderisa mediat e kosoves keto ngjarje i kan pas kryelajme te dites me info te reja gjdo nje ore, edhe mediat e serbis kan qen shum me te preukupuar me keto ngjarje, kush mund te me sagjaroje indiferencen e mediave opinionit dhe publicistve te shqiperis.

    Une menoje se kosova duhet te hyje direkte ne bisedime me maqedonin per te garantuar te drejtat e shqiptarve atje. Ky primate i talon kosoves ashtu si i ka takuar historikishte si protagoniste e gjithe proceseve te shqiptarve per liri ne ballkan.

    Shqiperia me kete indiference tregon vetem inferioritet frike ligeshti dhe mos seriozitet si shtet.

  4. vini says:

    dy lideret shqiptar ne maqedoni = me mut

  5. Banditet tradhetare dhe kurrsesi heronje says:

    Pseudo-komandantet qe po n’a shisni si heronj me nje llogjike te ftohte,te pa’anshme dhe realiste mund te quhen tradhtaret me te medhenj te kombit.1) Kane bashkepunuar dhe jane vene ne sherbim te interesave te pushtetit diktatorial te gruevskit,mohajlkovit,ahmetit,jankullovskes,thacit.Duke mare para dhe duke u vene ne sherbim te nje pushteti rracistesh dhe armiqsh te Shqiptareve,do te thote qe ata njerez shiten idealet e Heronjve tane ato te Atedheut.Conizem ne ekstrem dhe mos rrespekt ne maksimum eshte qe nje grup tradhetaresh qe shiten interesat Kombetare per para dhe u vune ne sherbim te rusofileve te n’a shiten si heronj dhe te rrespektohen njejte sikur Legjendaret Trima si Zahir Pajaziti,Shaban,Adem,Hamza Jashari,Agim Ramadani,Bekim Berisha,Tahir Sinani,Mujo Krasniqi,Shkelzen,Luan Hajredinaj,Fehmi,Xheve Lladrovci,Hakif Zejnullahu,Ilir Konushevci,Edmond Hoxha dhe shume e shume te tjere.Nuk mund te barazohen keta tradhetaret qe tentuan per para te etiketojne shqipetaret si terroriste vetem e vetem qe padronet e tyre ruset dhe qarqet sllavo-helene te mbanin ne pushtet nje klike diktatoresh,mafiozesh, krimineledh,banditesh dhe rracistesh.Ky veprim qe bene ku grup tradhetaresh ne kumanove ishte nje goditje teper e rende e kauzes Shqipetare.Dhe inskenuesit e kesaj ngjarjeje duhet te hetohen nga nderkombetaret dhe te denohen per nxitje konflikti dhe per destabilizim te rajonit e me gjere dhe krime kunder njerezimit.

  6. akili says:

    Ne e kemi zakon qe pa ditur gje te kercejme si gjeli maje plehut. E ashtequajtura UCK ka mese nje vit qe sillet verdalle me deklarata ndersa para mese 2 javesh sulmi nje pike kufitare maqedonase duke u rrembyer armet e mepas duke u futur brenda nje lagjeje ne Kumanove duke vene ne rrezik jeten e qytetareve te pafajshem.Veprime te tilla te armatousrish pa nje platforme apo qellim te percaktuar i sjellin vetem deme ceshtjes shqiptare ne ballkan. Nderkohe qe politika e Gruevskit po diskreditohej si pasoje e pergjimeve dhe deklaratave fyese ndaj shqiptareve ky grup ‘patriotesh” te marre i dha nje dore Gruevskit per tu treguar patriot i kalsit te pare ne sy te sllavo-maqedonasve e per tu mbyllur gojen shqiptareve te maqedonise si rrezikues te sigurise se shtetit. Shqiptaret ne Maqedoni kane vetem nje alternative ate te afirmimit te te drejtave te tyre si popull shtetformues dhe si te barabarte me sllavo-maqedonet. Konjuktura nuk e lejon ndryshimin e statuquo-se ne ballkan dhe shqiptaret duhet te kenaqen me dy shtete e gjysem e biles ti konsolidojne ne te mire te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje