Kanë kaluar 18 vite nga lufta e Kosovës dhe në mes të kryeqytetit, këto ditë, kemi zbuluar një shtëpi që nuk është si gjithë të tjerat. Pronari i saj është Agim Bushati, që këmbëngul ta thërrasësh Gimi. I lindur dhe rritur në Tiranë nga një nënë gjakovare (Drita) dhe baba shkodran (Seit), përgjegjësia dhe dëshira për ta parë Kosovën të lirë e ka shoqëruar gjithmonë. E kujton si sot vitin 1991, kur në shtëpi i erdhi miku i tij, Naim Haradinaj së bashku me djalin e xhaxhait, Ramush Haradinaj.
Ky ishte kontakti i parë që Gimi dhe Ramushi do t’i bënte miq të përhershëm. Dhe prej kësaj kohe shtëpia e tij do të kthehej në një bazë të rëndësishme për të gjithë ata djem që do të ishin pjesë e UÇK-së më vonë. Më pas Ramushi solli vëllanë në shtëpinë e Gimit, për të vazhduar studimet në Tiranë ku mes të tjerash kryente edhe shërbime në ilegalitet për rezistencën e Kosovës. Shkolla ishte një justifikim pasi Luani, ishte i ngarkuar me detyrë që të gjente armët dhe rrugën për t’i transportuar ato drejt Kosovës. Në të gjitha ecejaket që bënte Ramushi jashtë vendit, një strehë të sigurt e kishte edhe në shtëpinë e Gimit në Tiranë.
Por jo vetëm Ramushi. Personazhi ynë, tregon së në banesën e tij, e cila ndodhet në rrugën “Andon Z. Çajupi”, pranë zonës së ish-Bllokut, kanë ndaluar edhe shqiptarë të tjerë të Kosovës që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për luftën e atyre viteve. Në këtë shtëpi, në vitin 1992 ka ardhur dhe heroi legjendar i UÇK-së, Adem Jashari.
Sipas Gimit, UÇK-ja është krijuar në vitin 1995, por fillimet e saj i ka patur edhe më herët. Bisedat e para për ngjizjen e saj i ka dëgjuar më parë, që në vitin ’92. Në shtëpinë për të cilën po flasim ka ardhur e ka qëndruar edhe Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte një djalosh i ri i etur për të çliruar vendin e tij dhe i gatshëm për të marrë përsipër drejtimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; aktualisht ai mban postin e ministrit të Jashtëm në Kosovë.
Një tjetër emër i rëndësishëm që ka qëndruar në atë derë gjatë luftës së Kosovës ka qenë edhe Ali Ahmeti. Por ka patur shumë emra që janë strehuar në atë banesë e që më vonë kanë rënë dëshmorë. Aq sa Gimi e ka të vështirë t’i kujtojë e t’i përmendë të gjithë me radhë.
Po përveç njerëzve, një punë e madhe është bërë edhe me armët. Në nga dhomat e shtëpisë ka qenë një depo e vërtet armatimi. Aty mblidheshin të gjitha llojet e tyre dhe më pas transportoheshin për në Kosovë. Çunat kishin nevojë për mjete luftarake!
Pengesat nuk kanë qenë të pakta. Gimi, si një dëshmitar dhe koordinator, i cili njeh shumë mirë prapavijën e asaj ç’ka ka ndodhur në ato vite tregon se një pengesë e madhe ka qenë edhe ish-Presidenti i asaj kohe në Shqipëri, Sali Berisha. Mesoburri që kemi përballë, teksa shprehet, përfshihet shpesh nga emocionet. Nuk e ka patur të thjeshtë, kishte sfida të mëdha.
Ai na tregon për një nga fjalitë më të papërshtatshme dhe therëse që kanë dëgjuar nën shoqërinë e miqve të tij të Kosovës në një nga mitingjet e organizuar në atë kohë në sheshin Skënderbej, ku Berisha, sipas tij, doli dhe tha, fjalë për fjalë “UÇK-ja është dorë e zgjatur e UDB-së jugosllave”. Madje, Bushati shton më tej edhe një fakt interesant në lidhje me rolin e shtëpisë së Sali Berishës në Viçidol, në vitet e luftës.
“Ai gënjen kur thotë se shtëpia e tij në Viçidol ka shërbyer si bazë e UÇK-së, ai gënjen pasi unë kam qenë vetë atje në atë kohë dhe e kam parë. Ajo shtëpi ishte jashtë përdorimit dhe nuk ka strehuar asnjë ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si mund të ketë qenë bazë një masiv gurësh që gjendeshin atje. Ata që e dinë historinë dhe e kanë parë terrenin me sytë e tyre, taksa dëgjojnë të thuhet kjo gjë, acarohen” – tregon Gimi, duke qenë i bindur për këtë fakt.
Por jo vetëm me Berishën, Gimi nuk nguron të shprehë mendimin e tij edhe për Pandeli Majkon, i cili gjatë kohës kur ishte kryeministër, përveç anës së dukshme që u pa, ku thotë se ai dha një kontribut pozitiv, sipas tij, ai edhe ka penguar ngarkesa të mëdha armësh që të kalonin në Kosovë. Ndryshe mendon për ish-kryeministrin Fatos Nano. Nuk e konsideron veten nanoist, por dëshiron që çdokujt t’i japë hakun. Sipas tij, ndihmën më të madhe për luftën e Kosovës e ka dhënë Fatos Nano.
“Nuk e harroj” – thotë Gimi, “dhe e kam dëgjuar me veshët e mi, që ka thënë; hajt mo, pse kaloi një mushkë në kufij, nuk u bë nami”. Kjo fjali ishte një ndihmë shumë e madhe për UÇK-në, pasi ai mbyllte një sy dhe toleronte. Kaq mjaftonte në atë kohë”.
Ndërsa për Ibrahim Rugovën ka një mendim krejt ndryshe. Për të ai ka qenë një nga tradhtarët më të mëdhenj të Kosovës. Nuk ka bërë asgjë. Ka ndjekur një politik pacifiste dhe ishte kundra luftës. Njerëz të tillë ishin pengesë dhe të padobishëm, sipas tij.
Por, le të kthehemi te banesa dhe armët që qëndronin në të. Duket se shtëpia ishte kthyer në një kazermë ushtarake. Përveç mbledhjes dhe strehimit të tyre, një tjetër sfidë ishte edhe dërgimi në Kosovë. Deri në Kukës çoheshin me makinë e më pas për të kaluar kufirin përdoreshin kafshë ransporti.
Gim Bushati ka qenë një ndër personat e cili ka marrë përsipër të presë një ngarkesë të rëndësishme armatimi në aeroportin e Rinasit. Dokumentet janë bërë sikur ato që do të zbarkoheshin ishin ndihma humanitare. Porosinë e kishte bërë Ramushi dhe Gimi mori iniciativën të bënte dokumentacionin dhe të priste armët që ishin snajperë me nitroglicerinë, vlera e tyre ishte 50 milionë dollarë.
Ai ka shumë nostalgji për vitet e luftës së Kosovës. Ndihet krenar për ndihmën që ka dhënë. Por mbi të gjitha ndihet krenar edhe për nënën e tij, Drita, e cila ishte si një nënë për të gjithë djemtë që morën armët dhe dolën në luftë. Sipas tij, shumë prej tyre, ajo i ka mësuar edhe të mësojnë të përdorin armën kallashnikov. Dhe për këtë ka marrë edhe fletë nderi dhe medalje ari për kontributin e dhënë në ndihmë të luftës dhe pritjen e ushtarëve të UÇK-së.
Një ndihmë të madhe me këshilla diplomatike dhe jo vetëm ka dhënë edhe vëllai i tij, Petrit Bushati, i cili deri para pak muajsh mbante postin e Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, fatkeqësisht i ndarë nga jeta së fundi pas një sëmundjeje të rëndë. Petriti gjatë viteve të luftës ka qenë ambasador në SHBA dhe roli i tij ka qenë i rëndësishëm gjë që është reflektuar edhe në pozitivitetin që ish-Presidenti i SHBA-së në atë kohë, Bill Klinton ka patur për Kosovën.
Për Gimin, ajo shtëpi ka një peshë të madhe në muret e saj, ka një histori e cila ka lënë gjurmë në jetën e tij. “Unë kam ndërmend t’i them Ramushit, që me aq ndikim sa ka ai sot, të vendosim një pllakat në hyrje të banesës ku të shkruhet që, “Kjo shtëpi ka qenë bazë e UÇK-së në Shqipëri” dhe të njihet si e tillë.
Dashuri në kohërat e luftës
Si në shumë histori lufte, edhe kjo, ka historinë e saj të dashurisë në të. Gim Bushati është dëshmitar i një historie dashurie mes Ramush Haradinajt dhe një vajzë finlandeze të quajtur Joana.
Ai tregon me shumë emocion edhe për këtë pjesë…:“Ramushi kur ishte në punë në Zvicër, bashkëjetonte me një studente finlandeze, e cila quhej Joanna Carlasson që studionte për Hoteleri Turizëm. Përveç studimeve ajo punonte si menaxhere në një hotel turistik. Një gjë është për t’ u përmendur, Joanna e braktisi punën dhe shkollën dhe erdhi në Shqipëri për të shkuar në luftë, në Kosovë, te Ramushi. Ajo kishte qenë edhe njëherë tjetër në Shqipëri, bashkë me Ramushin kanë qëndruar në shtëpinë time afro një muaj. Edhe herën e dytë, ajo u vendos të shtëpia ime.
Qëllimi i saj ishte që të merrte kontakt me grupin që lëvizte Kosovë-Shqipëri e anasjelltas duke shoqëruar luftëtarë që vinin nga Evropa për t’u bashkuar UÇK-së. Në këtë kohë merrja kontakt me Ramushin në çdo kohë me telefon satelitor. I tregova Ramushit për dëshirën e madhe që kishte Joana për të ardhur e për të luftuar së bashku me të në Kosovë. Ramushi ishte në mënyrë kategorike kundra, por këmbëngulja e asaj ishte shumë e madhe.
Pak kohë më vonë gjatë luftimeve në Kosovë, ai u plagos për herën e dytë. Për disa ditë e ia mbajta të fshehtë këtë gjë Joanës por, ajo e kuptoi që diçka kishte ndodhur. Gjeta një moment të përshtatshëm dhe ia thashë, u trishtua shumë dhe vetëm qante, meqë edhe unë u mërzita, ata natë kemi pirë gjithë natën alkool në një nga lokalet e Tiranës, pranë “Shallvareve”. Zakonisht femrat skandinave pinë shumë, kemi pirë një litër uiski dhe një litër Bacardi.
Tek ajo kam parë virtytet të rralla, një njeri më karakter të fortë, shumë trime dhe një amvisë e shkëlqyer në familje. Ajo vinte nga një familje shumë e pasur finlandeze, por thjeshtësia e saj ishte e paimagjinueshme. Pas disa ditësh, Joana e kishte vendosur që do të largohej drejt Kosovës dhe Ramushi u bind, gëzimi i saj ishte i paimagjinueshëm.
Ajo kishte marrë me vete nga Finlanda të gjitha pajisjet për luftë. Siç ka treguar Ramushi dhe shokët e tjerë të UÇK-së, Joana ka marrë pjesë në luftime të ashpra dhe është dalluar si një luftëtare shumë trime. Ajo ishte një mbështetëse dhe ndihmëse shumë e madhe për Ramushin, është pak ta quash heroinë. Pas disa kohëve Joana lindi një djalë dhe i vendosën së bashku me Ramushin emrin, Gjin, emër tipik shqiptar.
Megjithatë, çdo njeri gabon, që nga liderët e deri tek njerëzit më të thjeshtë. Ramushi gaboi rëndë, u nda nga Joanna. Këtë e bëri për shkak të mentalitetit dhe opinionit të njerëzve në Kosovë, se Ramushi e ka bashkëshorten e huaj, që sot është një nga mentalitetet më të vjetruara të qytetërimit modern.
Unë e kam biseduar me Ramushin dhe ia kam thënë në sy gabimin, por ai nuk donte të merrte kosto në publik për shtetësinë që kishte e dashura e tij, ndaj e mori atë vendim. Sot, Joana së bashku me djalin jetojnë në Finlandë.”/DITA
Një bukolikë e harruar nga Virgjili
O lexues i TemA-Online kudo ndodhes dhe di te lexosh shqip. Jam nje perkthyes-profesionist anglo-saxon qe keto dite po shoqeroj disa VIP_a nga US & UK qe njohin shume mire Ballkanin e sidomos Ne shqiptaret. Me keqardhje se jam shqiptare e ndoshta s’duhet ta shkruaj, si ceshtje profesionale qe kemi Ne perkthyesit, por keto dite duke pare TV kudo neper shqiperi ku kemi vajtur me ka bere pershtypje qe ATA i japin te njejtin vleresim NEGATIV (per nivel injorance ne te folur dhe bagazh intelektual) si Ramuash Haradinajt dhe Halim Kosoves. Sa here pas here kur me pyesin e gjendem veshtire si ti pergjigjem, i them se populli im shqiptar i shqiperise me hapjen e rrugeve ne 1990\91 por edhe sot e kesaj dite thote: “TE MENCURIT IKEN, TRIMAT U VRANE, NDERSA BUDALLENJTE NGELEN KETU”. Dhe sinqerisht gjej miratimin e ketyre anglo-saxon_ve, qe si nengjuhe me thone; Fajin e ka PPSH dhe njerzit e saj qe u pilotuan ne 1990\91 neper Parti, ku me bastardet jane Berisha dhe Nano dhe kontigjentet qe u shkojne atyre nga pas. Prandaj me duhet ti drejtohem bashkeatdhetareve te mi ne shqiperi, qe kurre mos u besoni me Berishes+Nanos dhe taborreve qe u shkojne atyre nga pas, por shikoni perpara dhe mos i lejoni te rikthehen me kurre-kurre ne pushtet. As ATA dhe as femijet apo pinjollet e tyre partiak qe jane sot ne PD apo ne PS.
Artikull leshi. U be surrati i ketij te hedhe balte mbi Rugoven. E sipas ktij rrocke luften nuk paska fitu predhat angloamerikane qe nuk ngurruan te godisnin efhe Ambasaden Kineze, dicka qe ka patur e vazhdon te kete impakt te konsiderueshem ne maredheniet AmerikanoKineze dhe miqesise sllavoKineze si rrjedhoje, por qene mushkat qe lejoi Tos Nano. Po pse nuk flet ky per takimin e Qipros ndermjet Grekeve Nanos dhe Miloshevicit? Sala mund te jete shume gjera por duke qene malok ka perpektive unike mbi fiset veriore dhe kush punon per ke atje. Sa per kte vajzen gjynah por duhet ta dinte. Disa nga Kosova refuzojne e ndajne Shqiptare Shqiperie e jo me finlandeze qe si rruhet hic.
Nato e Amerikanet ,erdhen si aleate te UCK.Rugova shkoi te Milloshi per Arsimin,ne se keni harruar ,e kishte harruar pavarsine e Kosoves,. pas Dejtonit.Rrogova mbase ska qene tradhetar ,por Karakteri, Politika e rruga e tije ,ishin me shume se tradheti per Pavarsine e Kosoves.
Ti Gim ke bere mire qe ke kontribu per Luften clirimtare te Kosoves,por nu pajtohem me shume gjera qe i ke ceke ne kete koment.
-Nuk eshte e vertete se ish Presidenti i mjere,Rugova,ishte tradhetare.Ate e kam njohur personalish qe nga koha e studimeve ne Uni.te Prishtines,
-Je nje enverist dhe kritikon ish Kyeministrin shpirteror te shqipraeeve,z.Berisha,sepse ai ta rrezoi bustin e diktatorit bashke me diktaturen e eger komuniste,
-Pasi je nga,nga nena prej Gjakove,tregon se ke nostalgji spiunimin,dhe se shume te rinje vdicen gjate bartjes se municioni per ne Kosove,tregon se ti ke gisht ne keto krime,
-Nuk eshte mire qe te flasish per dashurite rrugacore te personave dhe te destabilizosh martesat ndereshqiptare.E di se ti dhe shume te tjere si ti,jeni te prirur per te shitur motrat e juaja pleqve serbo-maqedon,pr dardanet kosovar jane nje cik me ndyshe se bishat qe miqesohen me shoveniste serb.E di se ti ke pas nostalgji edhe per vellazerim-bashkimin e gjakovareve te Fadil kryekriminelit me shkijet e Kosoves,por dardanet tjere kete nuk e kane pasur.
-Po c’fare emancipimi ke ti ore kodosh, kur do humbish kombin me martesa rrugacore dhe kur tere naten ke pire me prostituta alkohol,or enverist i Levizjes Popullore te sigurimit te Klosit.
-Tani po dihet se nga kane ardhur vrasjet e ish luftetareve per clirimin e Kosoves,ne trojet e Shqiperise londineze,gjate vitit 1997-99 dhe 1945(Tragjedia e Tivarit etj.
O Etnikuuuuuu!!! E kujt po i rruhet se ti e ke pas shok Rugoven!!!!! Dhe ca me shume qe nuk paska qene spiun!!!! Si shoku i Rugoves, meqe nuk e njeh (ose ben sikur) historine po te rifreskoj qe Berisha ishte sekretar I eger partie kur u dergua nga Ramiz Alia te “rrezonte” bustin, pasi ia kishin leruar “vidat” nje nate me pare dhe u fershellye ne qytetin e studentit kur ngrinte larte figuren e shokut Ramiz. Une jam shqiptar, duket edhe nga te shkruarit, po nuk e kam pasur dhe as do ta kem “kryeminister shpirteror” Sali Berishen. Ti po e pate aq per zemer, mere dhe lere ne krevatin e gruas tende. Pseudonimin e ke te goditur, po a s’me thua, meqe je Etnikuuuuu, ku e gjen te drejten ti te shash nje krahine qofte edhe per shkak te nje apo disa personave qe ty s’te pelqejne. Kush je ti qe e ndan me krahina. Thote nje fjale e urte: pyll pa derra nuk ka, e ne kete kuptim, derrat jeni: Ti, Rugova dhe Berisha. Megjithese ju nuk jeni derrat tane, por te serbit ose me sakte te UDB-se. Vazhdoni ti sherbeni dhe pervec kastravecit, mbase merrni edhe ndonje lek, se kushedi sa te eshte bere torrovilja se keti “kryeministrit tend shpirteror” e dime qe i eshte zgjeruar mire. Edhe nje keshille do te kisha o aCAR i dimrit, te lutemmmmm, po te lutem shume, mesoni ca shqip se nuk e tregoni fare qe jeni serbofila. Hajt tung dhe u kenaqsh duke pare kryministrin tend shpirteror nga brima e gruas, se vajzes nuk ti ben dot gje dhe po qe se ajo merzitet i thuaj qe e pret nje Gash i Malesise se Gjakoves ta …. dergoje ne hene
Ne vend te Etnikut,po te tregoj une se ti je nje spiun i Klosit dhe sperme e diktatures se xhaxhit Popoviq dhe Mugosha.Nuk te ka kush faje qe ti shet motrat peqerve serb dhe ti me sigurimsit tuaj keni vrare ish trimat e Dardanise,ne token shqiptare,gjate bartjes se armatimit arkaik kinez.Edhe ai djali i Gim pijanecit duhet te jete i tije,sepse kur nje i dehur pine tere naten ai e ckerdh.edhe nenen e vet.Vata,ore malok i maleve dhe shpellave te egra,fillo biznesin me motra dhe gruan tende sepse leku s’ka vlere me dinarin e vellezerve tuaj shumadinas.Rrofte perhere ideologjia e Xhafer Deves,Rexhep Mitrovices,Dr.Sales,Rugoves se madh dhe shqiptareve te tjere me zemer kreshnike,e jo te atyre shqipfolsve si ti dhe korrakve te tjere si ti dhe Gimi, europiane pijanecer, gjeja te emancipuar,por gjithnje shpellare te Malesise se Gjakoves.
E mor Gimi,ti ke shfrytëzuar dobësinë e Joanas pasi e ke bërë tapë dhe tani edhe lakrat ia hedh sheshit me një veprim prej një sherr-budallai që të mos penalizohesh pastaj.Ti e ke sherrin e madh.Qentë si ty ujkun e sjellin në vath.
Histori interesante, ngjarje nga me te ndryeshme. Seicili ka te drejte ti tregoje ngjarjet ashtu si i ka perjetuar dhe te shprehe mendimin e vet.
Pse te hjedhim balte dhe rremuze pse nje femer e huaj me kete rast e nje vendi te zhvilluar, te emancipuar, te mire arsimuar, te mire qyteteruar, dashuroj nje shqiptar te Kosoves.
Jane disa shtete, disa popuj te zhvilluar qe jane shembull per te gjithe popujt e prapambetur, te varfer, te mjeruar, te pa emancipuar dhe keto jane popujt e vendeve NORDIKE, duke filluar nga Finlanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda. Islanda per 1(NJE) VIT e kaloj recensionin ekonomik, po SHQIPERIA dhe KOSOVA sa kohe duhet??
Me ka ngelur ne mendje nje shprehje e eksodisteve shqiptare te Kosoves duke ikur gjate kesaj periudhe ne vendet e Evropes, kur u pyeten, pse ikni: “IKIM PSE KEMI NJE QEVERI TE DEXHENERUAR NE KOSOVE dhe NUK PUNOHET PER NJE PAGE me 100(QINDE) EVRO NE MUAJ”.
Qe standartet e jeteses i kane me te lartat ne bote, qe nuk futen ne Bashkimin Evropian sepse nuk kane nevoje per ligjet dhe rregullat e tyre.
Sa shqiptare jane te gatshem te shkojne eksod, refugjat, emigrant ne vendet NORDIKE??!!
Sa njerez, nuk plotesojne as gishtat e nje dore, kerkojne te vine te vendet tona Ballkanike per te jetuar, banuar, punuar, ASNJE!!
Prandaj, mos beni pordhe me rigon, sepse edhe shqiptaret kane shkuar per ndihmuar popujt e tjere ne lufte si ne Spanje, ne Luften e Spanjes.
E cuditeshme shqiptaret kane nevoje te mesojne nga gjerat e mira dhe jo, ka disa prej tyre, qe duan akoma, BABA SULLTANIN, duan te shkojne ne vendet e mbrapambetura me xhihad islamik.
Cfare bene vetem se mijra vete nga keto vende arabo-islamike mbushin anijet, varkat dhe gomonit duke rrezikuar jeten per te kaluar Detin Mesdhe dhe per te arritur brigjet Evropiane per nje jete me te mire.
Edhe ALBIN KURTI, ish drejtuesi ose ish kryetari i Levizjes se VETEVENDOSJES e ka gruan, bashkeshorten, e huaj nga SUEDIA, cfare ka??!! Tung.
Sigurisht kija Gim Bushati do ti beje elozhe F Nanos se tere jeten kane qene bythe e breke me te, pa cka se kujtojne se ne si dime gjerat. I dime o Gim i dime mire fare biles.
Me Vjen per te Qeshur me FANTAZITEe Shfrenuar te ketyre Komentusve, dikush tregon 1 te VERTETE nga Jta edhe keta mundohen ta Minimizojne ta Deskrititojne ta Tallin ta Perbuzin etjetj. o Njerez mos Harroni i TALLURI Tall, i Perbuzuri Perbuz, prandaj lerini Komentet pa Vlere edhe mesoni dicka nga kjo Histori Njerzore, perqafoni anet Poztive te saj dhe Braktisni ato negativet.
Gimi ore legen,bastard,pa trego njehere sesa qejf kishe te kendoje apo te degjoje kenget e pozdravit,aman te keqen trego te verteten mos genje sepse jemi rritur bashke.Ke qene gjithnje spiun pacavure e sigurimit te shtetit dhe me vone me shikun.Leri pallavrat o ndyresire komunist enverist i qelbet,marksist i ndyre.
ETNIKUT – Ta vleresosh ish Kyeministrin shpirteror te shqiptareve BERISHEN !, Nje komunist, Nje vrases , Nje bashkepunetor te serbise , Nje vrases I 26 qytetareve ne GErdec , Nje vrases te 4 qytetareve me 21 janar , Nje kriminel dhe vrases si saliu qe e shkatrroi ket Shqiperi qe 20 vjet, dhe ti qenke Nje tipik Injorante , koktule , tru peshku dhe Nje person qe nuk paske sense te politikes .
Me vjen keq por vertet qenke Nje Injorante zoteri etnik
Drini nga Kocova,je mesiguri Izet Haxhia dhe ndonje haklagji spiunesh te sigurimit te Klosit.Mos fol me fjalet e enveristve egeresira qe tere kombi vuajti nga regjimi i tyre gjakatare.Drini,nese je nga Kosova,atehere je nje spiun i ish Kryekriminelit Fadil Hoxha dhe atyre qe vrane mbi 4000 kosovare ne Tragjedine e Tivarit.Ti s’dine c’ka fet,por ja rrase si k.. p…s.Te gjithe envepordhat e urrejne trimin e demokracise,doktorrin,icili ua hjeku bishtin te traumatizuarve shqiptare me l990 e kendej.
Etnik.zoterote je nje palle i SB.
Sali Berisha,i dekumentuar si agjente i UDBes dhe i vertetuar kunder levizjes clirimtare te Kosove.Si duket e njef mire edhe Lirine e SB.
Paske shkruar bukur e mire per Bazen tiranase dhe per dashurine e Ramushit me Joanen Finlandeze , po per mbeshtetjen shume te madhe qe u kane dhene ushtarve te UCK populli i Hasit-Shqiperise e sidomos ata djeme te katundeve Vlahen , Cahan-Kishaj , Dobrune , Golaj , Letaj-Zgjec e te tejere te fshatrave me ne thellesi nga vija e kufirit me Kosoven , qe edhe u flijuan duke mbartur arme ne shpine e vrare ne prita e perleshje me ushtaret serbe spo shofim te flitet ? Po nje qe eshte shume e dokumentuar edhe me filmime e me ze ; Mbartja ne krah e trupit te pa jete te vellaut te Ramushit , te Luan Haradinajt nga djemt e fshatit Vlahen edhe per kete Ramushi ka harruar ?! Sa cudi ! ne Tropojen e Sali Berishes ka vajtur , ne Palamentin e Jozefines ka folur , kurse aty ku i sherben qellimit per ti mbajtur te ndezura ndjenjat atdhetare e patriotike NE KRUME TE HASIT ne qendren e rrethit Has Ramush zotnia ose ndryshe Ramush “politika”, s’ka ardhe per te falenderuar popullin per ndihmen edhe aktive qe i kane dhene hasjanet .
Drini i Bardhe… Ato Fshatra si dhe shume te tjere DETYREN bene, asgje me shume,
“Epiriiiii” edhe me kete qe thoni ju , qe beme detyren , jam shume dakord , por problemi eshte qe historia fatkeqesisht ; mos ne nje forme ne nje forme tjeter , edhe mund te perseritet prandaj ,gjera si keto , qe t’i sherbejne sa me mire qellimit duhen trajtuar me korrektese e jo me shume standarte .