Vuçiç: Vizita në Tiranë e rëndësishme

13 Maj 2015, 19:30Rajoni TEMA

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se do të vizitojë Tiranën më 27 maj pasi e konsideron të rëndësishme këtë vizitë për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe për investimin për paqe dhe stabilitet.

“Është e rëndësishme për secilin nga vendet tona për të investuar në paqen dhe stabilitetin rajonal, pra për të mos u përballur me ngjarje si ajo në Kumanovë”, deklaroi Vuçiç gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdiç kur u pyet nëse dhe kur do të shkonte në kryeqytetin shqiptar.

Vuçiç theksoi se situata si ajo në Kumanovë duhet të parandalohen duke shtuar se rruga e vetme për progres për vendet e rajonit kalonte nëpërmjet paqes dhe bashkëpunimit.

Kryeministri serb po zhvillon një vizitë në Sarajevë, ku po takohet me zyrtarët më të lartë boshnjakë.

2 komente në “Vuçiç: Vizita në Tiranë e rëndësishme”

  1. Nardi says:

    Qafën thyefsh para se të vish shkja i lig !

    1. fusha says:

      Ashte I mirepritur edhe ky si erdogmuti, te dy perfaqsojne krimet e bera ndaj shqiptarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje