Dorëhiqen njerëzit më të afërt të Gruevskit

12 Maj 2015, 21:45Rajoni TEMA

Njerëzit më të afërt të Kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhanë dorëheqjen mbrëmjen e së martës. Tre prej tyre kanë qenë edhe personazhet më të akuzuar nga denoncimi i skandalit të përgjimeve që vijon të trondisë vendin prej shumë javësh.

Dorëheqjen e dhanë ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, ai i Transporteve, Mile Janakievski dhe shefi i Shërbimeve Sekret të Maqedonisë, Sasho Mijallkov.

Dorëheqja e Jankullovskës vjen pas ngjarjes në Kumanovë ku mbetën 22 të vrarë, prej të cilëve tetë pjesëtarë të policisë. Ndërkohë, pas tyre dha dorëheqjen edhe Zoran Stavreski si ministër i Financave dhe zëvendëskryeministër.

Mediat thonë se pritet edhe dorëheqja e Prokurori Publik, Marko Zverlevsk. Ndërkohë Kryeministri Nikolla Gruevski, tashmë ka dorëzuar në Kuvend propozimin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski ka caktuar për sot në ora 13:00 seancën për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar.

Ndërkohë, mediat maqedonase njoftojnë se në orët në vijim pritet që të ketë të tjera dorëheqje nga anëtarë të Qeverisë, por edhe zyrtarë të lartë të shtetit. Nuk ka asnjë informacion nëse do të ketë dorëheqje të ndonjë prej ministrave shqiptarë të partisë së Ali Ahmetit.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi ka komentuar dorëheqjet e para të Qeverisë, ku tha se ky nuk është qëllimi i partisë së tij, por ky është vetëm një hap drejt fundit të Nikolla Gruevskit.

“Çdo gjë që kemi diskutuar është konfirmuar. Kjo është dëshmi e përgjimit dhe për vërtetësinë e bisedimeve. Dorëheqjet e ministrave nuk janë qëllimi ynë përfundimtar. Ky është vetëm një hap drejt fundit të Nikolla Gruevskit”, shkruan Zoran Zaevi, lideri i opozitës maqedonase.

Por nga këto zhvillime duket se një gjë është e sigurt, që vetë Kryeministri Nikolla Gruevski duket se nuk ka asnjë plan për të dhënë dorëheqje, pa të cilin opozita thotë se nuk ka zgjidhje të krizës politike që ka mbërthyer vendin prej kaq kohësh. 

13 komente në “Dorëhiqen njerëzit më të afërt të Gruevskit”

  1. Toni says:

    Pseudo shtetit te IRJM duhet t’i behet bllokade nga Shqiperia per daljen ne Adriatik. Greqia prej kohesh e ka bere kete nga Selaniku. Keta lloj tigrash qesharake prej letre ka ca kohe qe e kane kaluar kufirin dhe nuk kane pasur asnje pasoje. Nje shtet dinjitoz, jo ky qe kemi, do ja kishte treguar vendin me kohe ketyre morrave, por dhe tani nuk eshte vone. Keta “pasardhes” ardhacake te Aleksandrit duhet te zgjohen nga endrra e tyre mitologjike me ndonje grusht ballit.

    1. grami says:

      Ca flet mer,ata daljen ne Selanik e kane te perhershme,koridori X ku shkon?Shteti FYROM ka mbaruar eshte ceshtje ditesh…

    2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Një Flamur
      hodhi dikush
      dhe sllavët
      u ndezën zjarr.
      *
      Për Atdhe
      nuk del Askush
      kjo sllave
      po vdes për CAR!

  2. Treviso says:

    Dorheqjen duhet ta japi saliu, se te tjeret nuk kane rendesi. Luften ne Kumanove e bene policet e sali Gruevskit dhe jo te Gordanes. Gordana ishte kukulla e sali Gruevskit.

  3. billy says:

    Valet sizmike te ngjarjes rrezuan ndertesen e pare…

  4. akili says:

    Shpresoj qe ky te jete fillimi i shfryrjes se tullumbaces nocional-shoviniste te VMRO-DPMNE dhe liderit te saj Gruevski qe hipur mbi kalin e nacionalizmit te ashtequajtur “maqedon” ngritur mbi figura patriotesh te stisur ose te huazuar dhe te nje historie te vjedhur u diskretitua boterisht nga skandali i pergjimeve. Populli shqiptar i IRJM-se eshte shtylla kurrizore qe mban ne kembe kete krijese konjukturale dhe kete duhet ta kuptojne mire nacionalistet sllavo-maqedon. Pa shqiptare te barabarte nuk ka Maqedoni.Sllavo maqedonet nuk kane tjeter aleat ne ballkan vec shqiptareve por ose nuk kuptojne ose bejne sikur s’kuptojne.

  5. ABC says:

    Dorheqja duhet te kishte ardhur nga “patriotat” shqiptare te parlamentit Maqedonas thjesht ne shenje proteste. Por pedet pede mbeten.

  6. Gjobeku says:

    Shtet kot- duhet-te shperbehet-te- bashkohet-gjysma Shqiperise-dhe pjesa-lindore-Bullgareve

  7. xhateli says:

    KUKULL, KUKULL, POR AJO KA VRARE E KA DJEGUR PA U SHTANGUR, PO A DO TE DALE EDHE KESAJ RADHE PA U LAGUR?
    AJO DUHET SHKUAR NE HELL SE KA GODITUR E KA VRARE SHQIPTARE, PERVEC FYERJEVE E FJALEVE RACISTE QE KA THENE KUNDER TYRE.
    KJO BUQE E DO T’IA BESH SUTJENAT TE KUQE….

  8. Mbreti i Epirit says:

    FYROMI duet urgjentisht ta ndrroi kushtetutrn ne nje shtet me dy kombesi Shqiptaro- Bullgare si zvicra, vetem atere do ket qetsi ne ballkan edhe etjet serbo madge greko madhe du shuheshin!!!

  9. Brad says:

    Mongoloide e shemtuar..Ptuh fare e keqe jevgjish

  10. Uji i ftohte says:

    Te jep doreheqje edhe Car Dushani.

  11. alben says:

    Keta duhen vrare te gjithe! Rrofte shqiperia etnike!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje