Rrëzohet një helikopter i EULEX në aeroportin e Prishtinës

12 Maj 2015, 16:13Rajoni TEMA

Një helikopter i EULEX-it dyshohet se është rrëzuar në aeroportin e Prishtinës, konfirmojnë burime policore.

Ngjarja ka ndodhur sot në pistën ushtarake të aeroportit “Adem Jashari”, i cili menaxhohet nga KFOR-i.

Qytetarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Gazetës Express se helikopteri është rrëzuar në pjesën ushtarake të aeroportit – pjesë kjo që menaxhohet nga KFOR’i.

Lajmin për Express e ka konfirmuar një zëdhënës i KFOR’it.

“Bëhet fjalë për rrëzimin e një helikopteri të EULEX’it, mirëpo nuk kemi më shumë informacione”, ka deklaruar ai.

Ende mbetet për t’u konfirmuar nëse helikopteri ka bërë ulje të detyruar apo është rrëzuar për shkak të ndonjë defekti.

1 komente në “Rrëzohet një helikopter i EULEX në aeroportin e Prishtinës”

  1. Maryland says:

    “Ende mbetet per tu konfirmuar nese ishte difekt apo ulje e detyruar”

    Ketu nuk kemi lajm. Lajmi mbetet per tu konfirmuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje