"Frankfurter Allgemeine Zeitung": Gruevski keqpërdor pushtetin, por edhe mes shqiptarëve të Maqedonisë po zhvillohet një konflikt

11 Maj 2015, 20:41Rajoni TEMA
"Frankfurter Allgemeine Zeitung": Gruevski keqpërdor pushtetin,

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski i ka ditët e numëruara pas publikimit të bisedave të përgjuara, ku shpaloset keqpërdorimi sistematik i pushtetit. Në Bruksel gati askush nuk do të ketë punë me një kryeministër që nuk e respekton shtetin juridik. Kështu shkruan gazeta prestigjioze gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» në lidhje me ngjarjet e fundit në Maqedoni.

Sipas kësaj të përditshmeje për eskalimin e dhunës në Maqedoni nuk e bart vetëm Gruevski përgjegjësinë. «Gjakderdhja në Kumanovën e banuar nga maqedonasit, shqiptarët dhe pakica serbe për të tepër tregon se mes shqiptarëve në rajon po zhvillohen luftëra të ashpra për pushtet. Kështu ka qenë edhe më 2001, kur Maqedonia u gjend para greminës së luftës civile. Ali Ahmeti dhe njerëzit e tij atëbotë kanë qenë pothuaj të panjohur në Maqedoni. Tek përmes terrorit dhe sulmeve ata dhunshëm arritën të bëhen ‹përfaqësues të vërtetë› të interesave shqiptare në Maqedoni. Rrugën e Ahmetit drejt pushtetit e ka çelur gjaku, por shumë diplomatë perëndimorë në Shkup këtë e kanë harruar qëmoti ose nuk e kanë kuptuar kurrë», shkruan FAZ.

Gazeta supozon se paraqitja e njerëzve të armatosur në Kumanovë mund të jetë edhe pasojë e konflikteve mes shqiptarëve dhe kritikës në rritje kundër Ali Ahmetit. Prestigji i tij i luftëtarit nga viti 2001 është zbehur, shkruan FAZ, partia e tij konsiderohet vetëm si «aparat i korruptuar për mbajtjen e pushtetit». Sidomos në rajonin e Kumanovës shumë kryengritës të dikurshëm janë politikisht dhe materialisht të pakënaqur. «Disa prej ish-luftëtarëve janë të involvuar në biznese kriminale dhe në kontrabandë. Ata janë të lidhur familjarisht dhe ekonomikisht me shqiptarët në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës në Serbi. Nga atje duket se rrjedhin luftëtarët e bandës misterioze, e cila tani në Kumanovë luftoi kundër policisë speciale maqedonase».

Gazeta gjermane citon Artan Grubin, deputet i BDI-së dhe shef i kabinetit të Ali Ahmetit, i cili tërheq vërejtjen që të mos nënvlerësohen pasojat e integrimit të bllokuar të Maqedonisë në NATO. «Ne shpesh jemi përpjekur t’ia bëjmë me dije bashkësisë ndërkombëtare sa e rëndësishme është kjo çështje. Mungesa e integrimit në BE dhe në NATO krijon një hendek të thellë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ne shqiptarët jemi 99 për qind për BE-në dhe NATO-n dhe ne nuk do të heqim dorë nga ky cak».

4 komente në ““Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Gruevski keqpërdor pushtetin, por edhe mes shqiptarëve të Maqedonisë po zhvillohet një konflikt”

  1. bonehead says:

    Të falenderoj për mundimin zotëri. Për kohën e çmuar që ke harxhuar për të përkthyer nga gjermanishtja në një gjuhë tjetër të huaj

  2. Mic Sokoli says:

    O shoku gazetar I temes.. E ke per detyre morale te shkruash shqip dhe jo ta bastardosh gjuhen shqipe si me lart. Unë kam 17 vjet ne Amerike dhe prap I gjeta fjalet shqip. Nëse ke nevojê per ndihme, jam I gatshem t’i hedh nje sy artikullit heres tjeter para se t’a publikosh!!
    Eskalimin = Pershkallzimin
    Involvuar = Perfshire

  3. tfgs says:

    E mer gyzela qe moret flak si kashta duke share maqedonasit,e verteta eshte se jane sunitet shqipfoles e keqja e FYROM.Kjo rrace gjaxore eshte problem ne cdo shtet ne te cilin keta njethundake arabe bejne pjese………….

  4. anticensurë 98456 says:

    “Gazeta gjermane citon Artan Grubin, deputet i BDI-së dhe shef i kabinetit të Ali Ahmetit,”
    shumë injorant për të mos thënë i trashë ky lloj shpjegimi i këtij shefi të kabinetit të injorancës!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje