Vuçiç paralajmëron trazira në Ballkan

12 Maj 2015, 11:15Rajoni TEMA

Në një intervistë dhënë për Euronews, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se kriza që ka përfshirë Maqedoninë, mund të zgjerohet edhe në vende të tjera të Ballkanit.

“Do të bëjmë çmos për t’i ndihmuar që të kalojnë problemet e vendit të tyre dhe do t’i ofrojmë gjithçka të nevojshme për të realizur qëllimin. Sepse kjo është gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne: Nëse ka revolta dhe trazira në Maqedoni, këto mund të përhapen edhe në zona të tjera të Ballkanit perëndimor”, thotë Vuçiç.

Pavarësisht deklaratave, Serbia mbylli kufirin me Maqedoninë gjatë fundjavës për të penguar kalimin e qytetarëve të Kumanovës drejt Luginës së Preshevës, ndërkohë që ka përforcuar vijën kufitare që ndan me shtetin fqinj. Në Kumanovë jeton një pjesë e konsiderueshme e komunitetit serb, që nuk ka pranuar të identifikohet kurrë me kombësine maqedonase.

3 komente në “Vuçiç paralajmëron trazira në Ballkan”

  1. Uji i ftohte says:

    Serbia mbylli kufirin sepse qellimi i projektit eshte spastrimi etnik.

    1. Maryland says:

      @ Uji I ftohte.

      Ju lutem sqarohuni…sepse me intereson.
      Ju thoni,”Qellimi i projektit…..eshte spastrimi etnik”
      Simbas mendimit te juaj, kush ka qellim pastrimi etnik dhe per cilin territor mendoni?

      Pyes seriozisht.

  2. mario says:

    Per cudi te gjitha parashikimet e Serbeve dalin, vetem ne qorrat nuk i shikojme sepse ns ks Verbuar Nacionalizmi. Ja perse Pamvaresia e Kosoves ishte nje Gabim Fatal. Bashkimi i Shqiperise me Kosoven do te behej Automatikisht ne “familjen” e Bashkimit Europian. Ky nxitim i madh ishte vetem ne Interes afat shkurter te Amerikes, per bazen me te madhe Amerikane ne Ballkan qe ka ndertuar ne Kosov.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje