Apelet e Greqisë po bëhen gjithnjë e më dramatike: Rezervat financiare të vendit të goditur rëndë nga kriza mund të marrin fund brenda disa javësh. Vetë ministri grek i Financave Janis Varoufakis e ka bërë të ditur këtë rrezik pas takimit të eurogrupit në Bruksel ditën e hënë (11.05). Çështja e likuiditetit të Greqisë “është një problem shumë urgjent. Këtë e dinë të gjithë, nuk kemi nevojë ta fshehim”. Megjithatë Greqia ia doli të paguajë këstin e radhës prej 750 milionë eurosh Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Duhet ujdi e shpejtë
Në takimin e Brukselit partnerët europianë theksuan se Greqia ka bërë “përparime”, por nuk janë kapërcyer të gjitha vështirësitë. Duhet më shumë ritëm në reformën e pensioneve dhe kursimeve. Partnerët europianë synojnë një paketë reforme me Greqinë në tre javët e ardhshme. Zyrtarisht kreu i eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem nuk ka folur për afate konkrete, por ka thënë se “kemi nevojë për një ujdi të shpejtë, para se gjërat të marrin udhën e gabuar. Ndërsa kreu i ombrellës europiane të shpëtimit, ESM, Klaus Regling është shprehur se “nuk ka mbetur shumë kohë.”
Megjithëse Greqisë po i mbaron koha, madje ka zëra se Greqia që këtë javë nuk ka më likuiditet, vendet e eurogrupit kanë bërë të qartë se paratë do të rrjedhin vetëm nëse Greqia nuk zhytet më thellë në borxhe dhe kjo kërkon që qeveria e Alexis Tsipras, përkundër premtimeve zgjedhore të ndërmarë masa kursimi, si rritjen e tatimeve apo shkurtimin rishtazi të pensioneve.
Zgjatja e negociatave rrit pasigurinë në Greqi
Vetë në Greqi qytetarët janë të ndarë lidhur me debatin grek me partnerët europianë. Në këtë debat është përfshirë edhe Evangelos Venizelos nga partia socialdemokrate opozitare, PASOK, vetë ministër në qeverinë e mëparshme. Venizelos akuzon qeverinë për paaftësi dhe mungesë veprimi: ” Vendi ynë ka nevojë për një strategji të qartë. Ka dy mundësi: Ose ju ktheheni tek ajo politikë, të cilën ne e ndoqëm deri në janar. Një politikë, të cilën ju e hodhët poshtë, e varrosët, dhe e pështytë. Ose po qe se nuk doni të ktheheni aty, vendi ynë shkon drejt katastrofës.”
Qeveria e re greke ndodhet në një situatë të vështirë: Sa më shumë që zgjasin negociatat, aq më shumë rritet pasiguria në vend, aq më gjatë vazhdon paraliza e ekonomisë greke, gjë që e zmadhon edhe më shumë deficitetin buxhetor grek, me pasojë nevojën për shkurtime të tjera. Gjatë gjithë fundjavës ministrat e qeverisë greke u morën me masat e reja të kursimit. Me shumë gjasë do të ketë privatizime të shumë firmave shtetërore, një tatim të veçantë për hotelet në ishujt e Egjeut, dhe shkurtim të disa pensioneve. Por rezistenca në kampin e majtë të partisë qeverisëse Syriza kundër masave të kursimit është e fortë, arsyeja pse qeveria e Tsiprasit ende nuk ka marrë vendime.
Shkrim dhe titull tipik i shtypit gjerman.
……….. dhe do ti japin te gjatin
Dikush u shpre (te shoh nenen pa bure, pa edhe une te mbetem pa baba)shprehie tipike ballkanase te dale jashte kohe per shekullin ku jetojme dhe per trendin boteror, por eshte shprehia me e goditur per psikologjine thellesisht reaksionare greke kunder popujve te tjere ballkanas, per radikalizmin e tejskashem te kishes ortodokse greke.Shpresoj qe kjo qorollisie greqise ti sherbeje per ta zgjuar nga vet hiptonizimi shekullor i megalomanise e jo per degdisien e greqise ne stepat sllave
Keta Greket cfar bejne vetem hane nuk bejne asnje pune Mbledh taksa e tatime ky shtet apo lerini ne budallekun e tyre.
kto grekrit na cane b. duke dhene pensione kot me kot dhe tani thone duam para shkoni ne kavaje o elbasan dhe fitojeni parate me djers e b.
Pune zagaresh varu kkkkk shtet kot 5 here ka falimentuar kjo tregon se fare derrash te trashe jetojn aty ne ate shtet hibrid lerini te shkojm ne te semes bashke me keto shqiptaret analfabet brekgrisur grekofil