Veprimet e policisë maqedonase në Kumanovë lënë shumë pyetje pa përgjigje. Ato lënë gjithashtu pas jo vetëm jetët e humbura dhe njerëzit e pastrehë por edhe ndjesinë e hidhur se një gjë e vogël mund ta nxjerrë situatën në Maqedoni jashtë kontrolli.
Me institucione të brishta dhe me sistem sigurie drejtpërsëdrejti nën kontrollin komandues të partisë në pushtet VMRO DPMNE, praktikisht një pushkë e vetme mund ta kthejë vendin në një zonë konflikti.
Pavarësisht faktit që konflikti nuk qe etnik, përleshjet mes policisë dhe grupimit të armatosur – i cili nuk duket se ka kërkesa apo platformë politike – lë sërish pas një shkallë të partë paqartësie dhe konfuzioni.
Si u ekzekutua aksioni i policisë?
A u zbatuan të gjitha standardet ndërkombëtare në ekzekutimin e aksioneve në masa të tilla?
Këto janë disa nga pyetjet më të dukshme që duhet të marrin përgjigje brenda një kohe sa më të shkurtër ose ato do të hedhin dyshime mbi të gjithë aksionin, duke i hapur rrugë të gjitha llojeve të hamendësimeve.
A pati nevojë për një ultimatum, për t’i dhënë banorëve të zonës mundësi për t’u larguar të sigurtë nga skena e luftimeve?
A kishte nevojë për forcë masive siç u tregua pavarësisht pranisë së banorëve civilë, fëmijë gra e të moshuar mes tyre?
Nën dritën e veprimeve të policisë një pyetje tjetër e rëndësishme është nëse numri i viktimave mund të qe minimizuar nëse një ultimatum për tërheqjen e grupit të armatosur do të dorëzohej.
Pse askush nuk i kërkoi këtij grupimi të dorëzohet më herët, siç u bë më në fund?
Për më tepër, a mundet që një aksion policor me tetë të vrarë të klasifikohet si i suksesshëm? Si mundet ti përgjigjen vlerësimeve të ish gjeneralëve të ushtrisë dhe ekspertëve të luftës të cilët thonë se policët qenë përdorur si “mish për top”, kryeministri, ministrja e brendshme dhe vetë faktin që aksioni u ekzekutua në mes të një zone urbane të populluar dendur, shtëpi e rreth 15 mijë qytetarëve?
Përveç faktit që po përjeton situatën më të vështirë në historinë e kohës sonë në termat e sigurisë, Maqedonia po përjeton edhe kohët më të vështira politike gjithashtu.
Prej muajsh tashmë vendi është mbërthyer nga një skandal i stërmadh në të cilin qeveria akuzohet se ka përgjuar më shumë se 25 mijë nga nënshtetasit e vet.
Bisedat telefonike të zbuluara së fundmi tregojnë përfshirjen e zyrtarëve të lartë në një numër të madh veprimesh ilegale.
Nën presion nga skandali, disa sugjerojnë se veprimet e policisë në Kumanovë qenë një skenar i qeverisë për të fshehur veprimet e veta ilegale dhe për të hequr vëmendjen e publikut nga skandali dhe nga demonstratat kundër regjimit të Gruevskit dhe qeverisë së VMRO DPMNE e partnerit shqiptar në qeverisje BDI.
Edhe koha e aksionit policor ngre shumë pyetje. Aksioni u ekzekutua më 9 maj, nëntë ditë para një proteste masive të njoftuar nga opozita.
Një koincidencë tjetër është fakti që aksioni u krye në të njëjtën ditë kur udhëheqësi i opozitës Zoran Zaev kishte njoftuar shpërthimin e një “bombe” tjetër, siç i quan ai, duke zbuluar skandale korruptive të përfaqësuesve më të partë të Bashkimit Demokratik për Integrim (Partisë së Ali Ahmetit).
Për më tepër, përleshja mes policisë dhe grupit të armatosur ndodhi vetëm pak ditë para publikimit të një “bombe” tjetër, këtë herë, të lidhur me rastin “Monstra” – në të cilin katër adoleshentë maqedonas dhe një i moshuar u vranë dhe për të cilin disa shqiptarë janë dënuar dhe shpallur fajtorë.
Disa thotë se publikimi i bisedave sekrete të lidhura me këtë rast do të ndikojë jo vetëm marrëdhëniet etnike brenda Maqedonisë por gjithashtu edhe marrëdhëniet rajonale.
Duke marrë këtë parasysh, shoqëruar me deklaratat e presidentit Ivanov, i cili tha se shërbimet sekrete kishin informacion paraprak për ekzistencën e një grupimi të tillë të armatosur, të krijohet përshtypja se një vendim është marrë për të ekzekutuar aksioni e policisë pikërisht më 9 maj.
Një fakt tjetër interesant është që konkresi i partisë në pushtet VMRO DPMNE qe afruar nga 9 maji për në 2 dhe 3 maj. Kjo tingëllon si një teori komploti për lidhje mes aksionit të policisë dhe politikës. Gjithsesi, shumë delema dhe pyetje mbi datën ndoshta nuk do të qartësohen kurrë.
Në mënyrë domethënëse, veprimet e policisë nuk kanë fituar shumë mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare. Ambasadori i SHBA-së, Jess Baily, thjeshtë shprehu ngushëllime për jetët e humbura ndërsa mikpriti takimin e këshillit të sigurisë së Maqedonisë dhe të partive të opozitës të thirrur nga Presidenti i Maqedonisë.
Edhe partitë kryesore politike të shqiptarëve të Maqedonisë qëndruan të heshtura. Bashkimi Demokratik për Integrim, megjithëse është pjesë e koalicionit qeverisës, ka lëshuar vetëm një njoftim për shtyp, ku bëhej thirrje për qetësimin e situatës dhe ku i kërkohej qytetarëve të mos binin pre e provokimeve.
Partia Demokratike e Shqiptarëve në opozitë, foli duke përdorur një gjuhë shumë të ngjashme. Siç pritej, BDI nuk u tërhoq nga qeveria. Ne nuk kemi mbërritur në këtë pikë, thotë partia, edhe pse është e qartë se synimi i tyre strategjik, integrimi euro-atlantik i Maqedonisë mbetet vetëm një ëndërr.
Në të vërtetë, vendi nuk po arrin asgjë në këtë drejtim, siç e bëri të qartë ambasadori amerikan Baily, duke dërguar një mesazh të qartë për qeverinë se “vijimi i mosveprimit të saj dhe vijimi i dështimit në demonstromin e angazhimit me veprime konkrete do të minojnë progresin e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s.”
Konflikti i Kumanovës ka ndikim mbi marrëdhëniet etnike në vend, megjithëse për fat të mirë, jo ndikim shumë të madh. Shqiptarët dhe maqedonasit në Kumanovë kanë treguar një nivel shumë të lartë ndërgjegjësimi dhe maturie dhe kanë demonstruar se vijojnë të jenë të angazhuar për bashkëjetesë.
Sëbashku, banorët e zonës kanë ngritur zërin në mbrojtje të paqes dhe kundër konfliktit dhe telasheve të mëtejshme. Ndryshe nga viti 2001, shqiptarët nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria nuk i kanë dhënë mbështetje asnjë grupi të armatosur në Maqedoni.
Çdokush në vend kupton se ndërtimi i paqes kërkon një periudhë të gjatë dhe se mjafton vetëm një shkëndijë për të rindezur konfliktin. Për sa kohë ne po ecim në vijën e hollë që ndan konfliktin nga paqja, Maqedonia do të quhet një vend i brishtë.
nje levizje e armatosur gjen mbeshtetje ne popullsi kur ajo levizje buron nga populli e jo me telekomande nga lart apo nga larg.
“You can fool all the people some of the time, and some of the people all the time, but you cannot fool all the people all the time. Abraham Lincoln
Ketu ka TRDHTI bre BURRA.
Kush ju korit bre kaq brutalisht???
Shqiptari kur shkon ne lufte ka nji qellim dhe synim.
Per çka shkuan keta djem dhe burra me luftue ne Kumanov??
Kush i organizoi dhe kush i financoi??
Ose kush i ftoi,i futi ne kurth dhe pastaj i TRADHTOI.
Cfar lufte asht kjo duke u mbyllun neper shtepi ku banojn shqiptaret.
Asht shum e dhimbshme me pa shqiptaret te lidhun dhe duke u sharre nga nana.
po mer po!
pirdh pirdh se lirohesh! aty ku si pelqe Perndimit llap si kurvat qe pasi kan vesh brek t reja hiqen si virgjnesha…porse breket e pista zhuber jan ne koshin plehnor matan….
ato qe ka bo policija maqedone jan nji grimcez rere ne krahasim me zhavorrin e plazhit te modh qe ben policia dhe organet e ruejtjes se ligjit dhe rendit ne perndim.
pergjimet dihen mo. edhe koqet ti filmo spiunazhi amerikano euro pendimor.
persa i perket t rrafmes apo t vrames se njerzve,ato i ke ne video live ne mes te rruges sesi polici i demokracies vret fakir fukarain ne tretuar ne sy te njerzve. e t mos flasim per ato qe bohen mceftas,mafjozce,
por avazi perndimor “bej si them un e mos bej si bej un” po vazhdon.por s po ecen me.
sepse ama ka zot!
nga ajo e keqe qe i ben tjeterit,nga ajo do ta psosh edhe ti,.!
ato spiunlliqe dhe mafjozlliqe dhe vrasje kriminale qe i ka bo perndimi te tjerve,tash do filloj koha qe do i kthehen mbrapsh perndimit,sepse tjetri nuk esht budalla. dhe po doli shejtani nga shishja s ka burr none qe e fut mren .
shejtani ka dal.
te gjith e pan se kush esht perndimi demokratik.#
te gjith po imitojn Perndimin demokratik
edhe ky maqedonsi ate po ben
edhe Putini ate beri dhe po vazhdon me bo.
s’ka!
ca t bosh duhet me t bo!!!!
e thot edhe bibla kte “mos i bej tjetrit ate qe sdo doje te ta benin te tjeret ty”
pra mos spiuno te tjeret,mos vrit te tjeret se keto te kthehen mbrapsht.!!!
dhe Pendimi spiunor demokratik edhe vret,edhe spiuno,edhe shkerdhimno..
shifni shqipnin ju!
esht produkt 100 per qind Perndimor!!!!
te gjith krahet me perndimin jan
i gjith populli 99.99 perqind me perndimin osht (si n votimet e Dull Komunizmit)
te gjith qihen ne byth per njicik perndim!!!
dhe cfar katastrofe qe osht!!!