Rama anulon vizitën në Maqedoni

12 Maj 2015, 15:23Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama anulon vizitën zyrtare të parashikuar në 14 maj në Tetovë për shkak të situatës të tensionuar në Maqedoni, e veçanërisht pas sulmit të armatosur në Kumanovën e banuar nga shqiptarët.

Kjo bëhet me dije nga A1 Report, që iu referohet burimeve nga Ministria e Jashtme.

Këto burime thanë se vendimi është i përkohshëm dhe se gjithçka do të varet nga ecuria e situatës në Kumanovë, pas përleshjes së armatosur që çoi në 22 viktima mes policëve dhe pjesëtarëve të grupit të armatosur.

Sipas axhendës, kreu i qeverisë shqiptare do të merrte në Universitetin shtetëror të Tetovës titullin “honoris causa”.

2 komente në “Rama anulon vizitën në Maqedoni”

  1. neda says:

    Vizita e Rames duhet anulluar perfundimisht, nuk ka pse takohet me kasapin e ballkanit. Ministria e Jashtme duhet te kishte reaguar shume me ashper ne perputhje me kushtetuten e vendit. Parlamenti shqiptar duhet te kerkoje ndarjen e shqiptareve nga ky shtet pa emer, ndarja e tij ndermjet shqiperise-greqise dhe bullgarise do te ishte zgjidhja me e mire per ti mbyllur perfundimisht keto probleme si dhe ngritjen e nje hetimi nderkombetar per veprimet e organeve te rendit te ketij shteti pa emer.

  2. Albann says:

    hahaha…Donte Rama te bashkonte shqiptaret?Per kete dite e mbante nen vezhgim ate cellule Gruevski…Me nje gur vrau dy zogj:Opoziten maqedone dhe u nxorri bojen politikaneve shqiptare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje