Serbia akuzon Kosovën si “bazë e terroristëve”, Kosova kundërpërgjigjet: Serbia ka mbetur e njëjtë

13 Maj 2015, 12:37Rajoni TEMA

Qeveria e Serbisë ka akuzuar Kosovën se është “baza e terroristëve” prej nga është nxitur edhe situata e fundit në Kumanovë.

Prishtina zyrtare i është kundërpërgjigjur kësaj akuze, duke i kërkuar Serbisë që të distancohet nga dhuna dhe kriminaliteti në Luginë të Preshevës.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se akuzat e shpeshta të Qeverisë së Serbisë në raport me Kosovën, por edhe në raport me vendet tjera në rajon, vetëm sa konfirmojnë faktin që ky shtet dhe lidershipi i saj, në vend se të merret me sfida të brendshme, përfshirë edhe ato sfida që mundësojnë përparimin demokratik të rajonit, vazhdon të merret negativisht dhe të abuzojë me zhvillimet në fqinjësi, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në fakt, Qeveria e Republikës së Serbisë do të duhej rimenduar për mënyrën e trajtimit të popullatës shqiptare në këtë vend, sepse mënyra më e mirë dhe me e qëndrueshme drejt krijimit të një rajoni tolerant dhe të distancuar nga dhuna dhe kriminaliteti, është përmes fuqizimit të komuniteteve lokale, dhe jo siç jemi mësuar të shohim margjinalizimin e tyre në vazhdimësi”, i ka thënë Gecaj gazetës…

8 komente në “Serbia akuzon Kosovën si “bazë e terroristëve”, Kosova kundërpërgjigjet: Serbia ka mbetur e njëjtë”

  1. ERI says:

    ne jemi shqiperi e jo kosove ata i din vete punet e tyre kaq me lajme gjithmon nga kosova se u bet t merzitshem mendoni qe shteti kosovar pyet kaq shume per shtetin shqiperi?

    1. Dardan says:

      Eri’beri.. Ike ore culla janulles se kosova eshte shqiperi po nuk tu duk ike te portalet greke.

  2. Dardan says:

    Ju tema jeni zadhense e deklaratave te qetnikve serbo sllave apo si?!!!

    Lerni qetniket serbe te ulurojn por na informoni pak mbi viziten e Presidentit te shtetit me mike qe ka kombi shqiptare turqis. Pse e injoroni ket vizit.

  3. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Fqinjet qe na rrethojne jane te detyruar qe te na urrejne sepse shqiptaret jane provokativ, Kosova ju pergjigj Serbise shume dobet duke mos pranuar qe eshte kthyer shtet qe ushqen terrorizmin. Serbia ka te drejte ne lidhje me terrorizmin.

    1. Percellima says:

      Shqiptaret provokative?

      Se pari, mendoj se po mundohesh te vertetosh temen tende me kete “provokim” qe po ben, por nuk besoj se je shqiptar i vertete… kshuqe hipoteza jote bie qe ne fillim.

      Se dyti, Kosova i ka bere nje pergjigje shume te sakte Serbise duke u distancuar nga keto akte “terroriste” (sic e quan qeveria e Maqedonise, por qe na doli se ishte e organizuar nga vete qeveria, prandaj informohu me teper mbi kete teme), sepse ata ishin ose nje grup mercanaresh te futur ne kurth, ose atdhetare te flakte te tradhetuar nga lideri i partise shqiptare ne pozite.

      Se treti, pse jane 10 apo 100 njerez te cileve u eshte bere lavazh truri nga ndonje sekt fetar radikal i kamufluar si perfaqesues i islamit, nuk do te thote kurresesi qe eshte nxitje e shtetit te pavarur te Kosoves (duke marre parasysh qe edhe pse doktrinat fetare jane grupime politike, ne shume raste percjellin mesazhe kundra dhunes, por shfrytezohen nga elemente negative qe jane te pranishem ne cdo sektor pune te mundshem).

      Dhe se katerti, mjafton te kujtosh burgimet e shqiptareve (te Kosoves) ne 81 ne ish Jugosllavi, genocidi i 98 ne Kosove… etj etj vetem ashtu do arrish te kuptosh se ajo fjalia qe ke shkruar “Serbia ka te drejte… ” eshte utopia me e madhe e dy shekujve te fundit. Jo, Serbia nuk ka asnje te drejte, Serbia duhet te kerkoje falje publike, Serbia duhet te demshperbleje cdo familje Kosovare per terrorin e vazhdueshem qe i ben (sepse jetet e shqiptareve kosovare nuk kthehen me mbrapa ne asnje lloj forme), Serbia duhet te zhduke zagaret e Vojisllav Sheshejlit (themeluesi i “teorise” nacionaliste Serbe), Serbia duhet t’i rrije e gatshme Kosoves per cdo kerkese te sajen e ta ndihet fajtore ashtu si Gjermania me hebrenjte mbas luftes se dyte boterore. Serbia duhet te pranoje publikisht zhvatjen e prones tone, perdhunimin e grave te gocave e te motrave tona, torturat sadiste te baballareve e vellezerve dhe te burrave tane. Serbia nuk duhet te kete as edhe nje pretendim te vetem ndaj nesh, perkundrazi, ne duhet te mbajme koken lart dhe te njihemi boterisht per urtesine, mikpritjen dhe bujarine tone qe edhe pse jemi viktima, ne prape e kemi koken lart dhe prape ne kerkojme paqe!!! Por kurre mos mendo se Shqiperia dhe Kosova nuk jane nje entitet i vetem qe funsinon si dy te njejte.

  4. Klimax says:

    Kunderpegjigjet Kosova??!! Ne qoftese ajo qe ndodhi ne Maqedoni nuk ishte nje veprim terrorist, atehere cfare ishte?
    Ne qoftese pranojme versionin e pare, pra ishte nje grup terrorist qe u organizua, u armatos dhe veproj ne ilegalitet per te demtuar organet e shtetit ne Maqedoni, verteton se ne Kosove egziston nje baze terroriste qe ne emer te UCK-se kerkon te ndryshoj me forcen e armeve kufijt nacional ne Ballkan.
    Ne qoftese pranojme versionin e dyte, pra qe ky grup i armatosur veproj si nje grup mercenaresh me pagese ne sherbim te njeres apo tjetres pale politike ne Maqedoni, verteton se ne Kosove veprojne grupe kriminale e mafioze qe ne bashkepunim me forca politike te korruptuara kerkojne destabilizim ne rajon.
    Zgjidhja? Qeveria kosovare dhe shteti kosovar, por edhe shteti dhe qeveria shqiptare, para se tu kunderpergjigjen akuzave, para se ti trajtojne keta “djem” si “heronj”, “viktima” apo si “te tradhetuar nga shqiptare te qeverise maqedonese”, do te ishte mire te marrin masa per tu distancuar dhe sigurisht eliminuar keto grupe.
    Ne qoftese pranojme versionin e trete, pra qe ky grup i armatosur ka vepruar legalisht nen kujdesin e qeverive shqiptare per zbatimin e idese se “Shqiperise se Madhe”, atehere vertetohet qe ky terrorizem jo vetem qe ka bazat e tij ne Kosove, jo vetem qe nuk eshte ilegal, por, ne te kundert, mbeshtetet plotesisht nga autoritetet e ligjshme kosovare.
    Pyetja eshte se shqiptaret jane faktor stabiliteti dhe paqeje ne rajon, sic deklarojne, apo e kunderta?
    Dhe ne qoftese shqiptaret mendojne se aksionet luftarake te UCK-se jane nje veprim i drejte, se tashme “erdhi koha e bashkimit kombetar” atehere duhet te kuptojne se askush nuk toleron dhe sigurisht duhet te llogarisin pasojat e kunderpergjigjes me te njejten monedhe nga ana e kundershtareve te tyre!

    1. Percellima says:

      Nese e ke lexuar nje artikull te djeshem thoshte:

      Nga nje pergjim i nje bisede midis Drejtorit te sherbimeve sekrete dhe Menduh Thacit, ky i fundit thoshte: “Me ty deri ne vdekje”. Pra organizimi mafioz dhe destabilizues eshte perfaqesuar nga ky person i vetem ne bashkepunim me zyrtarin e larte te sherbimeve sekrete, qe do te thote se porosia eshte kryer nga shqiptari (sepse nuk do ishte e mundur marrja e mercenareve shqiptare nga nje maqedonas) per “nder” te qeverise.

      Me thuaj te lutem ku qendron perfshirja terroriste e qeverive shqiptare? Duke pas parasysh qe si Tirana dhe Prishtina jane distancuar nga ky akt edhe pse nuk ishte terrorist per mendimin tim.

      Keto jane si puna e ceshtjes Ngjela direkt mbasi ndodhi Gerdeci dhe “u aksidentua” Trebicka. Perdore pak llogjiken te lutem dhe hapi syte se padrejtesia po na behet ne si Shqiptare, sepse percarja na ka demtuar gjithmone (konferenca e Ambasadoreve ne Londer) dhe po vazhdon akoma…

    2. EleΥΘeriskeΨi says:

      shko mer beqir i janulles. Kur kerkon te jape mend dhe i pabesi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje