Azilkërkuesit nga shtetet e Ballkanit Perëndimor do të trajtohen në të ardhmen në një procedurë të veçantë. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere njoftoi dje pas një takimi me krerët e shoqatave kryesore të komunave në Berlin konceptin e ri: Azilkërkuesit do të qendrojnë deri në dëbimin e tyre të parashikueshëwm në Institucionet Qendrore të Para të Regjistrimit. Këtë e njoftojnë në numrat e sotëm gazetat e Berlinit Tageszeitung dhe Berliner Zeitung.
Sipas Ministrit të Brendshëm gjerman, de Maiziere, kërkesat për azil të migrantëve nga Shqipëria dhe nga ish-Jugosllavia (Bosnja, Kosova, Maqedonia e Serbia) do të marrin përgjigje që në qendrat e para ku i strehojnë autoritetet gjermane. Këta refugjatë përfaqësojnë gjysmën e të gjithë azilkërkuesve, por si rregull nuk kanë shanse të fitojnë azil. Ministria e Brendshme gjermane pret që numri i azilkërkuesve nga këto vende këtë vit të arrijë shifrën 400.000 vetë.
De Maiziere bëri të ditur në takimin në Berlin se në të ardhmen nuk do të jenë më përgjegjës landet gjermane për dëbimin e refugjatëve. Kjo sepse landet nuk kanë vepruar deri tani në mënyrë konsekuente për këto dëbime. Këtë detyrë, këtej e tutje do ta marrë Policia Federale. Një ndryshim i ligjit për Procedurën për Ballkanin nuk do të jetë i nevojshëm. Landet vetëm duhet të shpallin se janë dakord që azilkërkuesit nga shtetet e përmendura të mos shpërndahen barabar nëpër Gjermani në bazë të procedurës EASY, por të veçohen nga të tjerët dhe të dërgohen në Institucionet Qendrore të Regjistrimit.
Por duke qenë se landet janë dakord, Procedura për Ballkanin do të fillojë “menjëherë”.
Në takimin e Berlinit, landet dhe federata ranë më tej dakord që të intensifikohet ndihma për integrim për refugjatët e luftës civile dhe për personat që përndiqen politikisht. Për ta do të ketë më shpejt kurse për të mësuar gjermanishten dhe do t’u ndërmjetësohet më mirë fillimi i një pune. “Kjo është e rëndësishme, sepse këta njerëz pritet që të qendrojnë më gjatë te ne”, tha Drejtori i parë Ekzekutiv i Federatës së Qyteteve dhe Komunave, Gerd Landsberg.
Të tri përfaqësuesit e komunave i përshëndetën planet e de Maizierit. Është e rëndësishme që refugjatët e Ballkanit Perëndimor “të mos bëhen fare pjesë e shërbimeve të komunave”, tha Presidenti i Federatës së Komunave, Ulrich Maly.
Në një takim të nivelit të lartë për refugjatët të premten e kaluar, midis përfaqësuesve të Federatës dhe të landeve gjermane, u bë e ditur edhe se do të shtohet në mënyrë masive personeli në Zyrën Federale për Migrimin dhe Refugjatët. Nga 2.200 numri i refugjatëve do të arrijë në 4200, për të qenë në gjendje që kërkesat për azil të përpunohen më shpejt.
Qe kur e ktheu petullen DW?
Kjo sikur gati sa nuk thoshte qe “Gjermania mezi po pret te vijne shqiptaret”.
Deri ne 10% te pranimit e kishte ngritur kuoten, a thua se Shqiperia ishte akoma nen thundren e Enver Hoxhes dhe jo nje vend qe kerkon te filloje bisedimet per hyrjen ne EU!
Lajme te seksionit shqiptar te DW, hesapi.
Dhe pastaj policia federale kerkonte nxitesit dhe organizatoret e ketij eksodi absurd.
Ja ku e kishin.
Ishte vete sektori shqiptar i DW!
sa keq me qen korrak i Erdoganit,nuk te do as gjermani……….
Me sa mbaj mend, gjate takimit te ministrit Tahiri ne Gjermani para 2 javesh, pershpejtimi i procedurave ishte nje nga kerkesat e tij. Me sa duket Gjermania i paska pas veshet e hapura kesaj rradhe. Pune te paqme.
O na e rrufsh per vere o gjermono, se per dimer kina ftohte.
Po ju e keni mbush Gjermanine me aziatike, mongoleze e japoneze, meksikane e zezake. E keni perzi rracen gjermone e keni bo mut fare me ate c’ka ju la trashegimi Hitleri, boni dhe pordhe. Doni me rrefuzu ballkanasit.
Meqe nuk doni pulen, hani sorren dhe ju befte mire!
@@ me Keqardhje te madhe u BERA THIRRJE VELLEZERVE TE MIJ SHQIPETARE,qe te mos behen VIKTIM e Agjencive Turistike, apo edhe Individeve qe bejne Transport(Me autobus),per ne Europe,me Moton:MOS KERKONI AZIL::::
1-Eshte me se e c´uditshme,por pame se “Vala” i Perfshiu te gjithe, akoma edhe njerez te mije,qe u them se nuk ka AZil…
2-Duket se ne si Popull i japim ose shume rendesi THashethemeve ose na Pelqejne ato se jane te Zbukuruara te “Embla”?????????
Njerezit Hallexhinje(Shqipot) i bene POlicet e Doganave te Pasur,duke u mbushur Xhepin me Euro…por po keta Njerez c´fare do te Marrin ne gjermani???????????Autobuset Plote,po me Hallexhin je qe mbushen rruget e Gjermanise,por nese Pronaret e Autobuseve Numerenonin Parate, njerezit e thjeshte kane te Numeruara ditet e Qebdrimit ne Gjermani, dhe do te kthehen te Derrmuar nga Lodhja..Agonia..dhe Mundi qe u shkoj HIC..dhe me kea akoma nese ke marre lek-Borxhe per te provuara “Hidherim in” e Parajses Gjermane….lol
Mirmrama jom interesun per ni kthim per kosov deshta me dit qysh o procedura kthimit per kosov??