Erdogan nga Tirana: Paqja në Maqedoni varet nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit

13 Maj 2015, 14:00Rajoni TEMA

Ngjarjet e Kumanovës kanë qenë temë diskutimi në takimin e zhvilluar kokë më kokë mes presidentit Bujar Nishani dhe homologut turk Rexhep Taip Erdogan i cili ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në konferencën e përbashkët Presidenti Nishani u shpreh se në takim ishin ndalur dhe në ngjarjet shqetësuese në Kumanovë. Nishani tha se kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet të përshkallëzohet.

Të dy presdientit ishin në një zë kur u shprehën se  çështje të tilla duhet të zgjidhen me dialog sipas marrëveshjes së Ohrit.

 “Duke shfrytëzuar rastin përcjell ngushëllimet për humbjet tragjike në Kumanovë dhe duke dënuar dhunën se kriza që ka përfshirë Maqedonin nuk duhet të përshkallëzohet më tej. I bëj thirrje aktorëve ligjzbatuese të hetojnë sa më parë dhe të zbardhin shpejt dhe plotësisht këtë ngjarje plot hija dhe paqartësi që ka tronditur thellë jo vetëm Kumanovën dhe qytetarët e saj të pafajshëm, por edhe rajonin dhe faktorin ndërkombëtar.

Po kështu bëj thirrje për frenimin e menjëhereshëm të përpjekjeve për ta shndërrruar këtë episod të paqartë gjithësesi të izoluar në burim konflikti të paqenë ndëretnik, dhe në vend të saj për qëndrimin e energjive për zgjidhjen e ceshjteve me dialog duke zbatuar pa ekuivok marrëveshjen e Ohrit.

Ju gjendemi pranë në solidaritet të plotë, qytetarëve të Kumanovës të cilët enden në orët e ankithit dhe pasigurisë për jetën dhe pronën e tyre duke apeluar për vetëpërmabjtje qetësi për përballjen e kësaj situatë të vështirë.

Shqipëria mbetet e vendosur për të punuar me të gjithë vendet e rajonit në shërbim të paqes, sigurisë, stabilitet të rajonit të Ballkanit”, u shpreh Nishani.

Ndërsa Erdogan tha se në Ballkan ka disa që duan të cenojnë paqen dhe sigurinë, ndërsa pas kësaj drejtoi gishtin nga Maqedonia e konfliktet e fundit atje, duke i kujtuar se vetëm zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit do sillte paqen.

Folëm për Rajonin dhe Ballkanin, ka nga ata që duan të cenojnë paqen dhe sigurinë, prandaj i kushtojmë shumë rëndësi paqes, stabilitetit të Ballkanit. Ne dëshirojmë që acarimet e krijuara të zgjidhen me dialog. Të sigurohet paqja në bazë të marrëveshjes së Ohrit. Turqia ka vuajtur shumë nga terrorizimi, vijon procesi i luftës kundër terrorit me 30 vite, e dimë mirë faturën e kësaj lufte. Ne nuk dëshirojmë që një faturë e tillë të paguhet nga popuj të ndryshëm pavarësisht feve që ju përkasim. Të bëjmë dallimin e qartë mes atij që fiton nga terrori dhe atij që humbet, në fund humbasin të dyja palët, sepse lufta në fund sjell vdekjen. Çështjet në Siri dhe Irak janë pjesë të pandashme të rendit tonë të ditës”,- tha ai.

12 komente në “Erdogan nga Tirana: Paqja në Maqedoni varet nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit”

  1. tfgs papai says:

    Mos ja fusni kot se turqia nuk ka influence ne ballkan. Nuk mbron dot te drejtat e komunitetit turk ne FRYOM, pa lere te tjeret. Me llafe, te kenaq

    1. Ramy says:

      Si mor nuk paska turqia autoritet ne ballkan, dhe kush e thot, nje qe e ka te ndare popullin ne 6 shtete, edhe romet na duhen per kte kauz e jo me mbeshtetja e turqise.

    2. Adriatik says:

      Erdogan ca u be me ate anijen me gjasme mallra ndertimi qe po i coje ISIS ne Libi para 3 ditesh.

      Te vrane agjentet ne mes te detit. Do dergosh te tjera arme ?

      1. ABC says:

        Ti Adriatik pyet ate Kara-manlis-in tend me mire se cfare u be sepse ai ka qene deshmimtar apo nona si e quhani ju ne dasmen e vajzes te Erdoganit.

  2. Lala says:

    Andaj dhe ne ikem nga syte kembet neper bote se e mesuam se ishte shtepia juaj e dyte

  3. Klimax says:

    Ja dhe pjella e terrorizmit jep leksione “demokratike”!!!!!!!

  4. gjini says:

    Po shkollat shqipe per 6 miljone shqiptaret ne Turki kur do ti hape Turkia???

  5. lume e det says:

    Po na thuaj dhe ndonje fjale per Gjergj Kastriot Skenderbeun legjendar, qe te degjon me aq vemendje aty nga mbrapa…

  6. Suljoti says:

    Zote i Madh
    Ti i Vertet,
    bere pyje,det e mal,
    gjithcka deshe vet .
    Bere derr-shpellar e arine,
    por pse nxorre nga bootha Turqine

    1. x xxx says:

      Mjaft ore Sulioti vetem ju s keni goje.te llapni Came b…. q…. .njerez pa shtyll kurrizore

  7. shqiptar says:

    nje mut jane te gjithe si serb si grek e si turq thjesht turiqa duhet si aleat jo per gje tjeter edhe me idioti e kupton sa per adriatik rri per zotin se isha ne greqi para ca muajsh perdite futeshin anijet luftarake edhe avionat turq ne zonen greke edhe greqia nuk bente dot gje se ishte e pafuqishme mos fol budallalleqe

  8. Para Laci says:

    A thu e njeh rexhepi skenderbeun???

    Vertet nuk i jepet dum shqiprise… 2 xhamia ne tirane, flamuri turk ngrihet aty ne podium, rexhepi thot, ne shqiperi ndihem si ne shtepin time – skenderbeu si gjithmone po aty prezent.

    lamsh esht be! turqit, jane vellezerit tane thone ca shqiptare. Skenderbeu, hero i kombit tone themi disa te tjere. ndoshta ka ardh koha per paqe, edhe skenderbeu duhet te mesohet prap te jetoje me turqit!!!

    E keqja duket se esht se Turqia po na asimilon ne te njejten menyre sic Gjermania po pushton evropen tani… Turqia nuk na asimiloj dot me dhune, por po na asimilon me xhamia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje