Ngjarjet në Kumanovë, deputetët e Kuvendit të Kosovës refuzojnë debatin

14 Maj 2015, 14:54Rajoni TEMA

Deputetët e Kosovës kanë refuzuar të flasin në lidhje me situatën e fundit të krijuar në Kumanovë ,ku mbetën të vrarë  dhe u arrestuan disa shqiptarë, mes tyre edhe shtetas nga Kosova.

Kërkesa e parashtruar në emër të lëvizjes Vetëvendosje, nga  Glauk Konjufca në fillim të seancës parlamentare, që ngjarja në Kumanovë të futej në rend dite, është hedhur poshtë  me 50 vota kundër, 5 vota abstenim dhe vetëm 28 deputetë ishin pro debatit.

Deputetët e maxhorës e argumentuan refuzimin e kërkesës së partive opzitare, për shkak të mungesës së informacionit.

Ndërsa deputetët opozitarë janë shprehur se qeveria e Kosovës duhet të ketë një qëndrim zyrtar në lidhje me ngjarjen, duke i konsideruar si jo serioze reagimet në rrjetet sociale.

Ndërkohë dje Ministria e jashtme ka marrë edhe listën  me 23 emrat e shtetasve nga Kosova të arrestuar në incidentin e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë.

Në një përleshje me armë midis një grupi të armatosur dhe policisë maqedonase, më 9 Maj, u vranë 22 persona mes tyre, 8 oficere policie

1 komente në “Ngjarjet në Kumanovë, deputetët e Kuvendit të Kosovës refuzojnë debatin”

  1. miros says:

    Per car te flasin kur ata e kan fole e dhjer ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje