Ministri i Jashtëm rus: Thirrjet për “Shqipërinë e Madhe”, thirrje për gjakderdhje

15 Maj 2015, 15:51Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se incidentet e fundit në Maqedoni dhe situata në Kosovë nuk japin kurrfarë optimizmi.

Shqetësuese, sipas tij, janë edhe dëshirat e udhëheqjes shqiptare për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Lavrov i ka bërë këto komente në Beograd, pas takimit me homologun serb, Ivica Daçiç,. citon Rel.

“I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, që përmes pranisë së tij në Ballkan, t’iu kushtojë vëmendje të veçantë këtyre tendencave shqetësuese, e veçanërisht shprehjes së qartë të terrorizmit”, ka thënë Lavrov.

Fundjavën e kaluar, në Kumanovë të Maqedonisë, forcat policore kanë zhvilluar një aksion kundër, siç kanë thënë, “grupeve të armatosura terroriste”.

Disa shtetas të Kosovës besohet se kanë marrë pjesë në luftimet që kanë rezultuar me disa të vrarë, në mesin e tyre tetë policë dhe 12 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Disa media në Serbi, këtë aksion e kanë interpretuar si “luftë për Shqipërinë e Madhe”.

Lavrov ka thënë se thirrjet për “Shqipërinë e Madhe” janë thirrje për gjakderdhje të re në Ballkan.

Sipas tij, asnjë politikan i arsyeshëm nuk mund të qëndrojë gjakftohtë ndaj këtyre thirrjeve.

Lavrov ka këmbëngulur se ngjarjet në Kumanovë kanë qenë “aksione terroriste, të përgatitura mirë”.

Nisur nga kjo, ai ka thënë se Moska është e shqetësuar me atë që po ndodhë në Kosovë dhe në disa pjesë të Bosnjë e Hercegovinës, ku, sipas tij, grupi ekstremist i Shtetit Islamik bën përpjekje të nxisë të rinjtë në aktivitete terroriste.

“Bashkimi Evropian nuk duhet të marrë qëndrim qyqar dhe ta cilësojë këtë situatë si eposidë individuale. Jam i bindur se në Bruksel e dinë mirë se çfarë po ndodhë, por hezitojnë ta thonë”, ka thënë Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse ka lavdëruar edhe marrëdhëniet që vendi i tij ka me shtetin serb.

Edhe Lavrov, edhe Daçiq kanë vlerësuar pozitivisht raportet tregtare dhe ekonomisë midis Rusisë dhe Serbisë, duke thënë se ka ende vend për përmirësim.

Lavrov ka falënderuar po ashtu popullin serb, në veçanti presidentin Tomisllav Nikolliq, i cili ka marrtë pjesë në festimet në Moskë më 9 maj, me rastin e 70-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Liderët perëndimorë kanë qëndruar larg kësaj ngjarjeje, në shenjë proteste për ndërhyrjen e Rusisë në konfliktin në Ukrainë.

16 komente në “Ministri i Jashtëm rus: Thirrjet për “Shqipërinë e Madhe”, thirrje për gjakderdhje”

  1. vang says:

    HE ZOTI LAVROV PERSE BEN SIKUR NUK E KUPTON SE SI ESHTE E VERTETA E ”GRUPIT TERRORRIST” APO KESHTU TE INTERESON.IRONIA ME E MADHE ESHTE KUR BARAZON KOSOVEN ME KRIMENE.JU MERRENI KRIMENE PO QE SE ESHTE JUAJA DHE POQESE DUAN ATA VETE TE JENE ME JU SE NE FUND TE FUNDIT SLLAVE JENI DHE MUND TE MERRENI VESH ME KOLLAJ.,,;POR KOSOVA CPUNE KA ME SERBET?? NUK MJAFTON QE ERDHET NE ENET TONA POR DONI TE NA NXIRRNI EDHE NGA SHTEPIA.NUK JANE AQ NAIVE NJEREZIT SA TI HANE MASHTRIMET TUAJA PROPOGANDISTIKE.TRESHJA RUSE PUTIN,MEDVEDEV DHE IVANOV JENI NGJITUR ME KARRIGEN PREJ SHUME VJETESH.ISHIT MIQTE E NGUSHTE TE MILLOSHEVICIT DHE VAZHDONI ME PASUESIN E TIJ NKOLIC.

    1. Bureto says:

      Tog fjaleshi “Shqiperi e Madhe” eshte nje krijim i Çubrilloviçit, pikerisht per t’u perdorur edhe sot e gjithe diten per ekzistencen e nje fare shovinizmi shqiptar. Kurre nuk eshte elaboruar nga shqiptaret ndonje nevoje shoviniste, per troje qe nuk kane q. A po! Shqiperi Etnike po, sepse fuqite e Medha ne 1913 dhe ne 1918 e coptuan Shqiperine Etnike ne pese shtete. Tashme keto fakte historike jane te njohura dhe te pranuara boterisht. Fale kesaj llogjike u be lufta ne Kosove, nderhyrja e NATO-s ne vitin 1999, dhe ne vitin 2007 shpallja e pavaresise se Kosoves. Jane pikersiht ato shtete qe atehere per pazare me Rusine e Lavrovit per llogari te sllaveve ne Ballkan qe ushqyen orekset e tyre, e njohen te parat Kosoven e pavarur. Ky eshte realiteti sot, duan apo s’duan serbet dhe ruset. Ata ne fakt kete e bejne per llogari te Serbise se Madhe te nederruar per rikthim, por edhe te Rusise se Madhe, te cilen po e demonstrojne edhe ushtarakisht, sic qe rasti i Krimese, ngjarjet ne Ukraine dhe kercenimet indirekte ndaj vendeve Balltike. Situata ne ballkan eshte ne disfavor te tyre, vetem nese ne te kundwert gjejne terren, duke percare forcat e ndryshme poltike ne vende si Maqedoni, Bosnja, M.Zi apo edhe ne Kosove, qe pastaj te kene shkak per nderhyrje ushtarake, gje qe nuk se po e fshehin. Vetem se e kane kot. Ne kushtet aktuale gjeostrategjike (Aleanca euroatlantike dhe BE, jane garancia)te pakten per kete shekull, Rusia dhe Serbia, le te presin se mos bien koqet dashit.

  2. shoshi says:

    Lavrov! Po lufta qe po zhvilloni ju ne terren per te zmadhuar Rusine me toka ukrainese, a nuk po kullon gjak?

  3. Thomaidha says:

    Po PUSHTIMIN FASHIST te KRIMESE nga ju RUSIA,cfare e quan FASHISRI Lavrov???
    Kur shan i DHJERI te PERMJERIN!!!
    RUSIA eshte sot Gjermania NAZISTE e HITLERIT!!!
    A nuk e shikoni se te gjitha shtetet fqinje me ju po pergatiten nga ndonje PUSHTIM FASHIST I JUAJI???
    Dhe GOMARI i tha Gjelit:
    -Sa te madhe e paske koken!
    Se gomarit i dukej koka e gjelit me e madhe se e tij!!!
    70 Vjetori i mbarimit te Luftes se Dyte Boterore nuk ishte FESTA E RUSISE,aq me pak e RUSISE SE SOTME,por e BASHKIMIT TE LAVDISHEM SOVJETIK DHE POPUJVE TE TIJ HEROIKE qe nen udheheqjen e GJENERALISIMIT JOSIF VISARIONOVIC STALIN,shpartalloi BISHEN NAZISTE dhe u dha PAQEN BOTES!!!
    Ju jeni pasardhes te CAREVE DHE HITLERIT!!!

  4. ilir says:

    Po ti re by…q ca kerkon ne ukrain o qen plehnash

    1. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

      Po ti c’kerkon ne Maqedoni?

  5. kuq e zi says:

    megjithate gazi juaj nuk kalon ne toke shqiptare (ne kete rast ne maqedonine shqiptare)sa per shqiperi te madhe mos ki merak shqetesim sjellin shtetet qe ndahen jo ato qe bashkohen
    prandaj shiko punet tuaja me vellezrit e ukraines se serbine e keni shit me kohe

  6. Ik ti pabuks……na rrofsh sqetllat

  7. Kruja says:

    Gjakderdhjen nuk e sjellin popujt por shtetet si shteti rus qe eshte hedhur ne aggresion. Stalini nuk sulmoi asnjehere me ushterine e kuqe pervecse Hitlerin. Kurse Rusia e sotme po shantazhon Europen ne Ballkan gjoja se po rrezikohet nga islamizmi.

    Reziku nuk vjen nga nje popull qe bashkohet por nga nje shtet qe sulmon popujt si shteti juaj, Lavrov.

    Mos u ngaterro me shqiptaret sepse ne e dime qe je mik i serbeve pra ti je armiku yne dhe mbron interest serbe ne Ballkan per te patur nje shtet satelit ne sherbim te Rusise.

    Shqiptaret po bashkohen dhe nuk i ndalon dot Rusia. Po te kishit bythe hidheshit kur u hodh ne ere miku juaj i vyer Milloshevici. Tani krisni bythen nga Ballkani se nuk pyesin shqiptaret rusin dhe serbin nese do te bashkohen apo jo. Bashkimi eshte ne dore te shqiptareve.

  8. Kruja says:

    Lavrov nuk te mjafton Krimea dashke edhe Ballkanin!!! Po mer njehere Ukrainen pastaj dil ketej nga kjo ane. Serbine e ke te izoluar, nuk ja can dot rrethimin.

  9. rew says:

    Ju kujtoj komentuesve “trima” te shikojne dhe te mendojne nga kahu i zhvillimit dhe i bashkimit me Europen… pa e kruajtur ne menyre te vazhdueshme me Serbine e aq me keq me Rusine. Nuk eshte pune e zgjuar te provokosh fuqi ushtarake qe mund te rrafshojne per 2 ore te gjithe malet e Shqiperise.

    1. Albani says:

      Po perse ke shikon ti te provokoje,ne po provokojme?
      Mos te rane gje pordhet ne zemer ty?
      Me frike do te jetosh gjithe jeten ti?
      Armet berthamore i kishin dhe ne 1960-en Ruset kur iken si shkerdhatat nga pash-alimani apo jo?
      Armet berthamore i kishin dhe ne Afganistan ata apo jo?
      Arme berthamore ka dhe izraeli,india,pakistani,kina,anglia,franca,amerika,dhe te gjithe jane te perfshire ne konflikte apo jo?
      Mua me takon tani te te them ik e gerric bythen apo jo?

  10. Dardan says:

    Sllavo russet orthodoks large duart nga ballkani.

  11. Albani says:

    Ky Lavrovi si shume i lavatricizuar eshte bere.
    Nje cope lecke e dale boje.
    Me shume te lihni ju shkerdhata Ruse dhe Serbe,me shume na e shtoni oreksin dhe deshiren per Shqiperine e madhe.

  12. Agimi, DETROIT. says:

    Shqiperi e Madhe, Shqiperi Etnike, Shqiperi Autoktone apo Shqiperi e Bashkuar…quajeni si te doni…por kjo ndjenje po rritet cdo dite e me shume.

    Do te vije patjeter dita, ne menure klasike apo te moderuar, qe USA do te jete fakt

  13. Agimi, DETROIT. says:

    “LUM KUSH TE RROJE T’A SHOHE SHQIPERINE ZONJE”

    Nuk e kam thene une, une vetem e perseris se me pelqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje