New York Times: Maqedonia rrezikon të ndahet. Shpëtim, ikja e Gruevskit

15 Maj 2015, 16:25Rajoni TEMA

Gazeta prestigjioze “New York Times”, ka raportuar se Maqedonia mund ta pësojë rëndë nga superskandali i përgjimeve.E më keq se kaq, ky vend ka gjasë të vuajë deri në ndarje, edhe për shkak të telasheve etnike, që ridolën në pah një javë më parë në Kumanovë.

“NYT”, shkruan se Maqedonia, një vend në Ballkan sa Vermonti në Amerikë, me vetëm 2 milionë banorë, shfaq tendenca shumë të theksuara nacionaliste, pavarësisht që ka një histori si shtet me vetëm 24 vjet. Gazeta konkludon se vendi që dikur shihej si një republikë me shpresa të mëdha për zhvillim, gjatë kohës komuniste në Jugosllavi ka kaluar dekadën e fundit, në një shtet autoritar nën udhëheqjen e vetëm një partie.

VMRO-ja, siç raporton e përditshmja amerikane, i ka shtypur të drejtat e njeriut (sidomos të shqiptarëve) ka ngulfatur mediet, ka mobilizuar forcat e sigurisë, ka keqpërdorur me sistemin e drejtësisë dhe ka arritur që ta largojë edhe opozitën nga Kuvendi.

“NYT”, në njëfarë forme, fajin për krejt këtë situatë ia lë kryeministrit Nikola Gruevski, për të cilin thotë se “në një vlug të shpërthimit të energjisë me përmbajtje nacionaliste, është fokusuar në një program të infrastrukturës që duket si i pafund, e që tani po shkon drejt përfundimit”.

E ky program, sipas raportit, mund të shihet me statujat e stilit neoklasik, të vendosura përgjatë lumit Vardar në Shkup, që janë bërë për të krijuar idenë e një kombi të veçantë maqedonas, duke injoruar praninë e shqiptarëve, si një popullatë e numër në vend. Shpëtimi për këtë shtet, sipas gazetës, që citon analistë dhe politikanë nga Shkupi, është në dorëheqjen e Gruevskit dhe atë me vullnetin e tij, pa pasur nevojë për protesta të dhunshme.

10 komente në “New York Times: Maqedonia rrezikon të ndahet. Shpëtim, ikja e Gruevskit”

  1. Vasil Jo-Gruevskit-Jo-nkullovski says:

    Ne te gjithe Maqedonine, por edhe në Perendim dominon mendimi se KUMANOVA ESHTE NJE KOMPLOT I QEVERISE GRUEVSKI. Shqiptare dhe maqedonas duhet te bejne kujdes nga kurthi i ngritur. Fatkeqesisht dhe Ahmeti eshte i perfshire, me qendrimin e tij e vertetoi kete. Sidomos kur i dha votbesim ministrave te rinj te nje qeverie qe shkaktoi krimin e rende me mbi 24 viktima!?

    1. sefer ziu says:

      Groevski eshte nje sali berishe, ndersa Ali Ahmeti dhe Mehdu Taçi jane dy tradhetare te shqiptareve ne Maqedoni. Pse? Ne nje emision te Fevziut, Fevziu nderhyn dhe pyet qe po eshte se Ali Ahmeti largohet nga qeveria çfare ndodh? Nje gazetar shqiptar (maqedoni) i thote qe eshte me keq se menjehere ne koalicion do te shkoje Taçi dhe qeveria nuk bie. Nderhyne Fevziu dhe thote qe ateher te mos ti votojne shqiptaret keta, ndersa gazetari pyet: per ke do votojne pastaj? Pra, kete grope shqiptareve te Maqedonise u a ben Ahmeti dhe Taçi. Valle e dine shqiptaret atje? Patjeter, por çelesi qe ka gjetur Groevski, njesoj si çelesi Saliut kur ishte gjalle ne pushtet dhe fatkeqesia e pasjes se ketyre politikaneve e ben te pazgjdhshem problemin. Shtete artificiale te tilla duhet te ndahen e te shkojne ne pozicionin e tyre historik.

  2. tironci says:

    Ky eshte daj Sami .
    Vendimi eshte marre Shtetet e Bashkuar Albania = SH.B.A

  3. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Thjeshte ishte nje mendim i gazetes, ndryshimet e kufijve ne Ballkan do sjellin vetem lufte, pra te mos mendohet paqe nga shqiptaret per qe pretendojne Shqiperi te madhe.

    1. Dardan says:

      Berisha. Sa te tmerron ty kjo shqiperia e madhe haaaaaaa a thua pse!!

  4. taso kume says:

    DHe me te gjitha ngjarjet qe kane ndodhur ne MAQEDONI ,gabimi eshte i AMERIKANEVE QE E KRIJUAN.

  5. I pavarur says:

    Po nuk thote ne ate artikull te NY Times qe rrezikon Maqedonia te ndahet. Pse i genjeni njerezit?

  6. demi says:

    na cat t…………..p po shikon zgjeben e shtepis por mos shikon pertej gardhit se cdo bej komshiu , njerez te pa pune dhe dembe ,bashke dhe me keta pseudogazetaret me lajme pa asnje analiz info ,sikur i shkruan djali im 10 vjecar ,u bene te tere gazetar e patriot keta te tere ,po mendoni ti shpin nje kafshat buke femijve mos u merrni me lafee o njerez .

  7. gjini says:

    Jo me u nda,pse me u ngatrrue tue u nda???Ma mire do te ishte te bashkoheshin kater shtetet Shqipnia,Maqedonia,Kosova dhe Mali i Zi.Ndarja ka shume kosto dhe mund te sjelle luftra ne rajon,ndersa bashkimi ne nji shtet federativ me kryeqytet federate Shkodren do te kishte ma pak kosto.

  8. Z/Kallami says:

    Me ndrajen e Maqedonis do behet shkak per ndryshimin e te gjithe kufijve te shteteve te Ballkanit ku cdo etni(nacionalitet) do shtrij kembet brenda jorganit te etnis se vet.E nuk do kete pretendime per minoritet e Vorio-Epire sic trumbetojne politika shoviniste e ketyne shteteve tip Maqedonie Gruevskit.
    Serbia do ngelin pa Vojvodin e Presheve e rrethuar si miu ne cark edhe ma strukshem pa dalje ne dete.Grecia pa Camerine dhe Mali i Zi do te zatetet ma nga veri-perendimi larg trollit qe rrethon Shkodren.3 Liqenet do behen nen administrimin e te vetmit shtet shqiptare.Sot populli shqiptare asht ma i zgjuar fal shkollimit 50 vjecar kontributit qe rrealizoi monizmi nga 6 vjec e lart te shkolluem.Merreni me mend nese do ishte vendi me shkollim si ne kohen e merhumit Zog.Komshite e pa dalun do dilnin e zaptoni gjithe bregdetin.Ne do perfundonim emigrant ne turell toni.
    Me keto pretendime parashikuese.Shqiperia do baje ligjin pozitivisht ne gjithe Ballkanin.Por duhet kusht i domosdoshem te kemi unitet sa ma te forte ndervedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje