Serbia i bie daulles së “Shqipërisë së Madhe”

16 Maj 2015, 09:30Rajoni TEMA

Pas dhunës në Kumanovë, media serbe, politikanët dhe ekspertët kanë nxituar të paralajmërojnë rreziqet e një “Shqipërie të Madhe” – një fushatë që disa thonë se i përshtatet interesave qeveritare serbe.

Zyrtarët maqedonas duhet të ofrojnë ende informacion të plotë për atë që ndodhi në qytetin verior të Kumanovës dhe se çfarë gjendet pas përplasjeve mes policisë dhe një grupi të armatosur më të panjohur.

Megjithatë, zyrtarët serbë të sigurisë, ekspertët dhe media kanë dhënë disa skenarë të mundshëm. Shumica i qëndrojnë idesë se përplasjet shënuan fillimin e një lufte të udhëhequr nga shqiptarët e Kosovës për një Shqipëri të Madhe, ndërsa disa pretendojnë se Amerika fshihej pas ngjarjeve në Kumanovë.

Analistët i kanë thënë BIRN se pas interpretimeve të tilla të ngjarjeve maqedonase fshihen përpjekjet e qeverisë serbe për të mbështetur qeverinë partnere në Maqedoni – tani nën sulm nga protestat dhe kërkesat për dorëheqje.

Për më tepër, disa akuzojnë zyrtarë serbë se kanë keqpërdorur emocionet dhe paragjykimet serbe në përfshirjen e shqiptarëve të Kosovës për të promovuar axhendën e tyre dhe për të marrë mbështetje nga votuesit nacionalistë, në një kohë kur ata rrezikojnë të humbin popullaritetin mbi çështjen e dialogut me Kosovën të drejtuar nga BE.

Përleshjet me armë mes policisë dhe grupit më herët të panjohur në Kumanovë më 9 dhe 10 maj, lanë tetë policë të vdekur dhe rreth 37 të plagosur. Sipas policisë 14, persona të armatosur u vranë.

Këshilli Maqedonas i Sigurisë tha se grupi i disa dhjetëra personave, udhëhequr kryesisht nga shqiptarët e Kosovës, kishte planifikuar sulme terroriste nëpër vend, me synim destabilizimin.

Megjithatë,  zyrtarët maqedonas kanë ofruar pak informacion për grupin, si filluan përleshjet dhe çfarë synimi kishin sulmuesit.

Trazira gjithashtu vjen pas një sfondi krize të thellë politike që vjen pas pretendimeve të opozitës se kryeministri Nikola Gruevski urdhëroi mbikëqyrje të paligjshme të rreth 20,000 njerëzve.

Prej protestave anti-qeveritare dhe presionit për dorëheqje mbi Gruevskin, disa vëzhgues, përfshirë liderin e opozitës Zoran Zaev, shprehën dyshimin se autoritetet po përpiqeshin të shpërqendronin publikun nga kriza dhe protestat masive të planifikuara për 17 maj – duke orkestruar trazirë etnike.

Dhuna në Kumanovë shpërtheu pas shenjave se komuniteti i madh shqiptar në Maqedoni do t’i bashkohej protestave kundër qeverisë dhe raporteve se maqedonasit dhe shqiptarët po bashkoheshin për të përmbysur Gruevskin.

Teoritë rreth Shqipërisë së Madhe

Ngjarjet në Maqedoni nxitën zyrtarët serbë të sigurisë, ekspertët dhe median të fillojë paralajmërimin e publikut për rrezikun e krijimit të Shqipërisë së Madhe, një koncept i mbrojtur nga disa shqiptarë dhe i cili kërkon bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet që do të përfshinte Shqipërinë, Kosovën si dhe pjesë të Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

E përditshmja serbe Blic publikoi një faqe të parë më 19 maj me vetëm një titull të madh ku shkruhej “Shqipëria e Madhe troket në derë”.

Më 12 maj, e njëjta e përditshme e mbuloi faqen e parë me ngjarje në Maqedoni, duke pretenduar se ato ishin orkestruar nga Daut Haradinaj, një deputet në parlamentin e Kosovës dhe duke thënë se ai planifikonte të sulmonte pjesët e populluara nga serbët në qytetin verior të Kosovës, Mitrovicë.

Blic nuk ishte e vetmja media që shpërndau frikën e Shqipërisë së Madhe dhe konfliktet me shqiptarët e Kosovës. Tabloidi Kurir më 10 maj publikoi një artikull ku thoshte se një Ushtri e rigjallëruar Çlirimtare e Kosovës po planifikonte një ‘luftë totale’.

Pretendimet rreth një lufte të re të mundshme në Ballkan u publikuan edhe në të përditshmen proqeveritare Informer më 14 maj. E përditshmja citoi një raport të pretenduar si i CIA-s që paralajmëronte një luftë të mundshme në Ballkan mes shqiptarëve dhe ortodoksëve serbë, maqedonasve, grekëve dhe bullgarëve.

Lajmi i sulmeve të reja të pashmangshme të pretenduara, këtë herë në Serbi, nxiti media të tjera të përfshihen. E përditshmja Vecernje Novosti publikoi më 14 maj se 50 veteranë të UÇK planifikonin të sulmonin policinë dhe ushtrinë në jug dhe qendër të Serbisë.

Të tillë tituj shtynë gazetarin veteran të televizionit në Maqedoni, Borjan Jovanovski t’i bëjë thirrje në Twitter kolegëve të tij serbë të mos përhapin panik.

“Çfarë më shqetësoi më shumë ishte fakti se u përpoqa personalisht të kontaktojë disa media në Serbi për të ndarë informacionin se Maqedonia nuk ishte në sulm dhe se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve ishin më të mira se kurrë,” tha ai.

“Nuk kam parë asnjë prej tyre të publikojnë deklaratat e tyre, që më bëri të mendoj se nuk ishte vetëm amatorizëm por një tendencë me një prapaskenë politike,” shtoi Jovanovski.

Idro Seferi, korrespondent në Beograd për një numër mediesh kosovare dhe shqiptare, thotë se media serbe i ka mbuluar ngjarjet në Maqedoni sipërfaqësisht dhe me disa paragjykime.

“Ato nuk ndjekin asgjë veç paragjykimit. Fakti se disa mendojnë se nuk mund të shkojnë të raportojnë nga Kosova nuk do të thotë se është realitet,” tha Seferi, duke shtuar se mediat serbe drejtohen nga një paragjykim se të gjithë shqiptarët janë terroristë dhe se mbështesin dhunën.

“Shqiptarët janë demonizuar në median serbe për më shumë se dy dekada. Kjo krijon një problem kur duhet të ndryshosh diçka, sepse atëherë liderët serbë gjithashtu nuk mund të reagojnë ndryshe për shkak se turma nuk e pret këtë,” tha ai. “Ata kanë një axhendë anti-shqiptare me të cilën ata po përhapin frikë dhe po fshehin gjëra më pozitive”, shtoi Seferi.

Lufta e deleguar perëndimore me Rusinë

Mediat nuk ishin vetëm në përhapjen e frikës rreth Shqipërisë së Madhe dhe konflikteve të dhunshme me shqiptarët.

Petar Cvetkoviç, kreu i Agjencisë së Sigurimit Ushtarak të Serbisë, më 11 maj pretendoi se një grup i madh ‘terrorist’ shqiptarësh etnikë ishte aktiv në Maqedoni me një mision për të formuar një “Shqipëri të Madhe” dhe se Perëndimi e mbështeste këtë synim.

Momir Stojanoviç, kryetar i Komitetit për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë në parlamentin serb, tha për Vecernje Novosti më 14 maj se projekti i Shqipërisë së Madhe ishte rreziku më i madh i sigurisë me të cilin përballet Serbia. Ai mohoi përjashtimin e idesë se ‘vala e terrorizmit’ nisur në Maqedoni mund të shkonte edhe në Serbi.

Stojanoviç, gjithashtu një anëtar i Partisë Progresive në qeveri, deklaroi se grupet gati për luftë kishin mbështetjen e SHBA.

Sipas tij, shtetet perëndimore duan të distancojnë Maqedoninë nga Rusia dhe të ndalojnë ndërtimin e mundshëm të një gazsjellësi, me anë të të cilit gazi rus do të hyjë në Europë përmes Turqisë, Greqisë, Maqedinisë dhe Serbisë.

“Është e mundur që fuqitë e mëdha me interesat e të cilave ky projekt nuk kombinon të kenë prekur më të dobëtën – Maqedoninë,” tha ai. “Serbia duhet të jetë e kujdesshme dhe të luftojë për veriun e Kosovës dhe Metohijën për të mos humbur Serbinë e jugut dhe qendroren”.

Ai nuk ishte i vetmi me të tilla pikëpamje. Milovan Drecun, kreu i Komitetit parlamentar për Kosovën dhe gjithashtu anëtar i Progresives, tha për TV B92 më 11 maj se konfliktet në Maqedoni mund të reflektojnë ‘një përbalje gjeopolitike mes Rusisë dhe Amerikës”.

Ai tha se shtetet perëndimore duan të heqin qeverinë e Gruevskit, që shihet si pro-ruse dhe të sjellin opozitën në pushtet. Drecun beson se ishte gjithashtu e pamundur të vinte në pushtet Zaev në zgjedhje, ndaj perëndimi vendosi të përdorte protestat dhe tensionet etnike për të rrëzuar Gruevskin.

“Mendoj se edhe një vendim për të riformuar Maqedoninë në një federatë të ndarë në pjesë maqedonase dhe shqiptare është marrë,” tha ai.

“Mund të vijë federalizmi i Maqedonisë dhe ky do ishte një hap drejt Shqipërisë së Madhe dhe pyetja është nëse do të shtrihet në pjesën tjetër të rajonit,” shtoi Drecun.

Rreziqet për qeverinë serbe

Eric Gordy, një ekspert Ballkani në Universitetin Kolegj të Londrës, tha për BIRN se mund të ketë disa arsye për raportimet e medias serbe dhe deklaratat e zyrtarëve serbë.

Qeveria serbe do të mbështesë aleatin e saj, Gruevskin, beson ai. “Gjithashtu mund të jetë e arsyeshme të thuhet se protesta popullore e çdo lloji kërcënon sundimin e tipit autoritar dhe personal që Vuçiç dhe Gruevski kanë të përbashkët,” tha Gordy.

Nga ana tjetër, deklaratat që distancojnë qeverinë serbe nga shqiptarët mund të sjellë mbështetje nacionaliste për qeverinë, në një kohë kur bisedimet e ndërmjetësuara nga BE mes Prishtinës mbi normalizimin e marrëdhënieve janë jopopullore.

“Qeveria serbe është në dijeni se pavarësisht kapitalit të madh ndërkombëtar politik që ka nga marrëveshjet negociatore me Kosovën, mund të përballet me një çmim të lartë politik në shtëpi” tha Gordy.

“Ngjarjet nxitëse si konflikti në Kumanovë ofrojnë një mundësi të artë për të qetësuar bazën e tyre politike. Në politikën amerikane ato i quajnë këto ngjarje ‘mish i kuq’, shtoi Gordy;  çdo gjë që ka mundësinë t’i bëj shqiptarët të duken keq mund të jetë e dobishme për qeverinë serbe, u shpreh ai.

Borjan Jovanovski bie dakord se interpretimet mbi ngjarjet maqedonase si ato të para në median serbe mund t’i japin disa pikë zyrtarëve serbë.

“Ky lloj informacioni mban gjallë në axhendë stereotipin se shqiptarët janë një lloj kërcënimi për këdo në rajon, që i jep atyre disa pikë në politikën e përditshme,” tha ai.

“Ata me gjasë besojnë se duke vepruar kështu do të pakësojnë pozicionin e Prishtinës në negocime,” shtoi Jovanovski.

Megjithatë, Gordy paralajmëron se një narrativë e tillë mund të kthehet lehtësisht mbrapsht. “Do të ishte gabim të supozohej se audiencat e medias janë injorante. Ata mund të kapin idenë, ata e dinë se ku janë çuar më parë dhe ku po i çon kjo gjë,” tha ai duke iu referuar nacionalizmit që tërboi Ballkanin gjatë viteve nëntëdhjetë.

“Fushata si kjo mund të kenë pasoja dhe të diskreditojnë njerëzit që i orkestrojnë ato. Publiku maqedonas ka treguar tashmë se se pak besim ka te politikanët e vet drejtues dhe te media; nuk ka arsye pse publiku serb nuk do të mund të bëjë të njëjtën gjë,” përfundoi Gordy.

25 komente në “Serbia i bie daulles së “Shqipërisë së Madhe””

  1. tfgs says:

    Normalisht se keto do te thote Serbia,kur shqiptAret[nqs do ti quanim te tille] i nxjerrin syte vete me ato qe bejne.
    Dje ka pas nje levizie te madhe te forcave mbrojtese te ushtrise bullgare pergjat kufirit me FYROM.

    1. Taulant/Tirane says:

      Serbia ka daulle te care!Nuk e degjon njeri.Vetem kur thote qe SHBA I shkel syrin bashkimit kombetar,ka te drejte.Dhe me UCK keshtu beri Amerika.Ne fillim cik ver ver ver sa per sy e faqe ,pastaj e perkrahu.Keshtu po ben dhe me bashkimin kombetar.Sa me e madhe te jete sip e Shqiperise aq me shume mund te fusi kembet Amerika per kunderpeshen e Serbise(Rusise).Greku nuk ja ka besen.

    2. Dardan says:

      Per shqiperi e madhe munde te flasim ne qofte se shqiptaret kerkojn bashkimin edhe te atyre 38.000 km qqe sote ndodhen brenda teritorit te Serbis dhe Greqis. Ket munde ta quaj shqiperi te madhe. Jo ket mikro copen qe ka mbete sote Shqiperin dhe Kosoven. 10 km para se te hyshe ne Nish kusha ka ber kete rruge munde te shikoje emrat e fshatarve shqiptare si Bllaca Pllana Kastrati etj. Ne raste se keto teritore dhe ato ne Greqi i bashkohen shqiperis dhe kosoves ather mund te flasim per shqiperin e madhe.

      1. Ilir Hoti says:

        E sakte,jo se nuk dihet..por duhen bashuar tokat dhe populli i ndare .kjo do behet, por duhet sa ma pare!!

    3. Haki says:

      Duan t’i marrin Greqise Thraken e t’i afrohen Selanikut.

    4. tfgs says:

      nje lajm i dhimbshem per sunitet shqipfoles: Byrazeri sunit Morsi u denua sot nga gjykata e Egyptit me denim kapital…..
      Erdogan: Kjo eshte ”dore” e evropianeve ndaj myslimanizmit dhe per kete Allahu do te hakmerret!!!!!!!!!!!!

    5. jani says:

      jo FYROM por MAQEDONI trap

  2. lili says:

    Shqiperia e madhe nuk po troket aspak:Jo aty kishte,eshte e do jete deshten s’deshten serbet e gjithe ato qe mendojne si serbet!
    Perkunder maskrimeve,debimeve e sot exodit,shqiptaret nuk u shfarosen! Pra duhet ta kuptojne serbet,make donte,greket edhe malazezet se jemi aty e do qendrojme aty cdo here ma te fuqishme!
    Serbet dikur menduan se me fuqizimin e largimit te shqiptareve do zvogelojne peshen e shqiptareve:ndodhi e kunderta diaspora shqiptare mundesoj mbatjen gjalle te Shteti parallèle edhe te familjeve shqiptare kur u debuan nga puna,paguan per armet,paguan per sensibilizimin e botes pro kosoven!…
    Makedonte si ministrja e saj ,qe Jane edukuar me modelin serbe,mendojne se per nje ore na shtype na shkateron sic mendonte dikur milosheviqi,po Jo vetem sa forcon shqiptaret edhe i bashkon ma shume kunder servilet e saj alla Ali ahmeti!
    Stand up for your rights,don’t give the fight!…

    1. Klimax says:

      Diaspora ne vend te propagandes se urrejtjes ndaj fqinjeve e te financimeve te mercenareve me pagese me arme, do te ishte mire te punonte e financonte me investime ne industri e bujqesi, ne kulture, shkolla e shendetesi dhe ne cdo sektor te jetes shqiptare!
      Keshtu shqiptaret nuk do te ngeleshin me te varferit, me te pa-civilizuarit, me te pa-demokratizuarit, me te izoluarit e me te pa-respektuarit!
      Keshtu shqiptaret nuk do merrin me rruget e exodit si ne regjimin e Miloshevic ashtu dhe ne regjimin e Thacit, si ne regjimin e Berishes ashtu dhe ne ate te Rames!
      Vetem keshtu shqiptaret do jene atje ku jane dhe ku kane qene, te barabarte dhe, pse jo, me te zhvilluar se te tjeret!
      Vetem keshtu do te mundesh te shkruash edhe ti me femijet e tu, bukur e pa gabime, gjuhen e kombit tend!

      1. kuq e zi says:

        ska perparim pa bashkim… gjermania eshte shembull

      2. lili says:

        Diaspora ne kosove kete e ka bâ po e bane e do ta bene, perkunder politikaneve tone,klimax!

      3. lili says:

        Oo klimax,tableta nuk eshte mesuar shqip,prandaj zgedh fjale ma te peraferta!Po près nga ti qe e di mire shqipen te krijosh nje program shqip !

  3. paul says:

    ne qofte se kjo ndolle kam frige se situata do te marre drejtimin e gabuar,nje isis ne ballkan!

  4. I know something says:

    Perse mos i bien serbet daulles, kur shkopin ja fali ky palla i gjate

    1. You know shit says:

      Shko me trap

  5. alben says:

    Ju lutem eshte e domosdoshme financimi i shoqatave shqiptare ne mbare boten si Albanian American Council League…dhe shoqata Arberesha. Mund te beni donacione me internet, edhe une e bera!!!

  6. parga says:

    Baza e rezistences e sulmeve shqiptare nuk eshte fondamentalizmi sunit sic mundohen janullatsit t’a ngaterojne me leshin e perdredhur ne bythe e tangat e peshkopit te Selanikut por kuotat enveriste te popullit e patriotizmit shqiptar.

  7. Akilis says:

    Eshte fatkeqesi e Madhe Myslimanizmi ne Evrope sidomos ne Ballkan se jane vendallinj te degjeneruar,me pak Orthodokset Sllave.
    Dhe ceshte me e keqja,mbeshtetet nga Amerika,Franca,Gjermania,anglia dac me Qipron,dac me emrin Maqedoni,dac me kercenimet e Turqise e perkedhelura e Perendimit si kunderpeshe e Rusise.
    Per fat te keq,e paguajme ne qe para Turqise ishim per 1000 vjet Bizant Greqi,Orthodoks qe nga shkeputja me katoliket ne 1204, me emra ne bregdet Athina,Themistokli,Odise kulture dhe gjuhe Greke.
    Orthodokse jane dhe Ruset,Serbet,Bullgaret,Shkupi qe jane pushtuese sic jane Anglezet ne Amerike,kaq e thjeshte nuk mund te thuhet.
    Tani per Shqiperi te Madhe dhe Turqi te Madhe vetem armiqte e ketij kombi Ilyro-epirote qe vetem nje zgjidhje ka ne qofte se do te mbijetoje te jete si perpara Turqve i bashkuar kunder Sllaveve,se ndryshe do jemi emigrante.
    Ne qofte se flasim per llogjike,respekt,si njerez atehere As amerikanet,as Turqit,as sllavet as te ashtuquajtur Shqipetare me flamur Greke te Kostandinopolit nuk kane lidhje me historine dhe Ilyret qe nuk flisnin Italisht.

    1. Dardan says:

      Anilis. Me pas qen 1000 ma te perparum se osmanet nuk na kishin pushtuar ata neve por ne ata leri kopallat. Sikur te kishin qen Turqit aqe te prapambetur si mendone ti ata nuk do kishin krijuar nu do kishin dominuar boten per 500 vite me perandorin Osmane.

  8. andori says:

    Skenderbeu Luftoj kondra Turkut njezet pes vite shpetoj Evropen te mos behej Masllem.Ismail qemali plaku I urte ei mencur ngriti flamurin ne Vlore shpalli pavaresine.Ahmet Zogu u shiti serbeve Shen naumin.Enver Bimbash Hoxha I fali titos Kosoven ,malin e zi ne kembim te opstit,dhe vendosjes diktatures por te mos harrojem se I fali mbretit pavllo te greqise Camerine.Sali Ram Berisha ju dha tapit e tokave te Gjirokastriteve dhe Libohoves Ish emigrantet ekonomik Grek ne Jug te Shqiperise,Lulezim Basha shiti detin Greqise,Sali rame berisha pushoj nga puna Oficerin topograf te ministries mbrojtjes Ilir Cerkezin se rrefuzoi te firmoste hartat,Saliu I puthi doren Dora Bakojanit Jakeshtu punohet.heeeee heee

  9. edi39 says:

    loje e ndyre e serbit t mari mliarda per vete dhe tja heqi riskun shqiperise se bota si do islamiket dhe nuk jep para dhe investime ne nje vend islamik ne lufte kete ben loja serbit keshtu beri dhe ne maqedoni qe asnje investitor te mos investoje ne shqiperi ti trembi dhe ti tregoj shqiptaret si islamik qe duan te bejen nje shtet ne mes europes islamik jane problematik bejen cdo gje per para vrasin perdhunojne vjedhin jane pra islamik me keq se ISIS dhe kete po e mbeshtisin shume shtete europiane kjo eshte ne dem te shqiptarve dhe urgjent ne duhet ti tregojme europes qe jemi europiane dhe jo islamik dhe te behet urgjent dalja nga kofernca ISLAMIKE QE NA FUTI SALA gabim trashanik.nje loje e tmershem po luhet ne kurriz t ktij shteti shqiperi ti shikojne ne vellavrasje dhe te percare shqiptaret kujdes o pupull se qarqe te ndryshem europiane dhe boterore nuk jua duan te miren hapni syte dhe tregohuni vigjilent.

  10. Hapi says:

    Faleminderit serbe.

  11. Paqesori says:

    Nuk eshte koha e luftrave, dhe as te levizjes se kufijve, por eshte koha e integrimit te te gjithe kombeve te Ballkanit, aty ku jane, ne menyre te barabarte. Europa dhe Amerika te ndihmoj per zhvillim te ekonomise dhe te kultures jo vetem per serbet dhe greket, por edhe per shqiptaret dhe maqedonasit.
    Jeta eshte dhurate e zotit, pamvaresisht se je maqedonas apo shqiptar. Sejcili duhet ta jetoje ate sa me mire dhe as nje prind te cdo kombi qofte nuk do deshironte ti vriteshe djali apo vajza per te realizuar synime shoveniste.

  12. eros says:

    rajoni shtetet q kane derguar ushtare islamiste,,, e kane kaluar ne kodin penal se “ndalohen ushare nga keto vende,, shqiperi, kosoe, maqedoni, serbi, bosnj, te denojne teroristet,,,por ne vend te kesaj shqiperia dhe kosova cuan terroriste ne Maqedoni,, Edi rama pas vrasjeve ne Kumanove mbajti nje minute heshtje,,, per nderim,,, por per ISIS te shqiptareve pse nuk mbajti heshtje,,, te dy terrorista jane te denuar me ligje,,,, te votuara nga parlamentet…

  13. Albani says:

    Lerini Serbet ne davane e tyre,mos i bezdisni,ti leme ta perfundojne ate qe kane nisur.
    -C’fare kane nisur?
    Gropen e tyre.
    si gjithmone ata e germojne vete gropen.
    -per Shqipetaret ama.
    Per Shqipetaret,por gjithmone bien vete brenda.
    KY ESHTE SHEKULLI I SHQIPTARISE,PER TE VERTETIT AMA,ATA QE E DUAN BASHKIMIN DHE JO ATA QE DERDELLISIN TERE DITEN,MYSLIMANI IKEQ APO TURKU I KEQ,TURKU ISHTE KUR ISHTE I KEQ,POR MEI KEQ ISHTE GREKU DHE SERBI TE CILET VAZHDOJNE TE JENE AKOMA TE KEQINJ.
    TURKUN SOT E KEMI ALEAT DHE ERDHI DITA TJA SHTRIJME DOREN E TI QUAJME MIQ,SULLTANET VDIQEN.
    MOS HARRONI SE GJERMANET VRANE 6 MILIONE IZRAELITE DHE VETEM 20 VJET ME PAS KETO POPUJ E LANE TE SHKUAREN PAS DHE KANE MARREDHENJE TE SHKELQYERA MIQESORE.
    TE NJEJTEN GJE DUHET TE BEJME DHE NE ME TURQIT
    KOHA PUNON PER TE ARDHMEN DHE JO PER TE SHKUAREN
    TI SHFRYTEZOJME AVANTAZHET,PERKRAHJEN E FUQIVE TE MEDHA DHE TE TURQISE DHE TE NDERTOJME TE ARDHMEN TONE TE PERBASHKET,TE FUQIZOHEMI NE RAJONET TONA SHQIPFOLESE DHE TE BEHEMI TE PAKAPERXYESHEM PER BISHAT QE NA RRETHOJNE TE CILAVE PO U BIEN DHEMBET.
    KOHA PUNON PER TE ARDHMEN,TE CILEN NE SHQIPETARET E KEMI TE NDRITUR.
    KOMENTUESIT ANTISHQIPETARE DO TE SHPENZONIN DHE MILIARDA PO TE KISHIN VETEM PER TE PERCARE MARREDHENJET DHE NDIHMEN STRATEGJIKE TE TURQISE
    NE RAST TE NDONJE LUFTE TURQIA ESHTE SHKAKTARI KRYESOR QE DO TE BEJE TE MOS PREKEN KUFINJTE TANE JUGORE,NE QOFTE SE NE NA KERCENOHET JUGU,TURQIT ARRITEN NE ATHINE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje