Bisedë telefonike mes Ramës dhe Vuçiçit, kryeministri serb konfirmon vizitën në Tiranë

17 Maj 2015, 14:36Rajoni TEMA

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Vuçic, siç bën me dije B92, në bisedën me Ramën ka konfirmuar vizitën e tij më 27 maj, që shënon edhe vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Vuçic dhe Rama janë takuar kohë më parë në Bruksel, ndërsa kryeministri shqiptar kishte vizituar Beogradin në fillim të nëntorit të kaluar.

Vuçiq kishte konfirmuar në Sarajevë vizitën e tij në Tiranë, ku kishte thënë se do të shkojë në kryeqytetin shqiptar për të penguar zgjerimin e dhunës, pas sulmeve në Kumanovë.

3 komente në “Bisedë telefonike mes Ramës dhe Vuçiçit, kryeministri serb konfirmon vizitën në Tiranë”

  1. hari boo says:

    To je provokacija……
    Edi prite, nderoje dhe percille.
    Me teper mos kerko te besh gje.

  2. Taku says:

    Rama dhe telenovela e tij politike vazhdon gjithnje qe behet fjale kur jemi ne kohe fushatash ! Qeveria me e inkriminuar ne te gjithe europen lindore eshte sot ne prag te deshtimit te saj edhe ne mardheniet me fqinjet! Dikur ishim factor stabilizues dhe tani jemi kthyer ne factor destabilizues ne ballkan ! Agravimi I mardhenieve diplomatike me Greqine, Maqedonin , Dhe serbine jane nje deshtim me kosto shume te madhe per Rilindjen e bijeve te komunizmit !

  3. tanit says:

    o taku po Sali shpellarin e ke pa gjekundi??
    Harrove qe miku jot Sali e coj Shqiperine ne gremine ne te gjitha drejtimet, e sidomos per familjen e tij qe u bene miljarder per 8 vjet,jo duke punuar me djerse, por duke vrar shqiptaret.!!!
    Sa per komunizmin, mos harro se Sali Berisha ishte per 25 vjet sekretar i byros se partis komuniste te Enver Hoxhes!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje