BDI që sot mund të dalë nga Qeveria dhe nuk jemi ne që i sugjerojmë apo këshillojmë të mbeten aty. Kështu ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve “INA” një diplomat europerëndimor duke shpjeguar përse po i rekomandojnë kreut të BDI¬së, Ali Ahmeti që të mos braktisë koalicionin me VMRODPMNE.
“Nuk kemi qëndrim publik dhe zyrtar për këtë çështje dhe nuk duam të deklarohemi sepse është çështje ekskluzivisht e brendshme politike e një subjekti politik apo qeverie. Misionet tona diplomatike nuk ndërhyjnë në çështje të brendshme dhe në politikat e një partie. Andaj çdo tendencë për të na involvuar në këto situata është vetëm një alibi dhe ikje nga përgjegjësia”, deklaroi për INA, diplomati i një përfaqësie diplomatike europerëndimore në Shkup. Ky vlerësim vjen pasi BDI dhe zyrtarë të saj në shumë vlerësime dhe paraqitje të tyre po arsyetojnë se bashkësia ndërkombëtare apo partnerët e tyre nuk po i lejojnë të dalin nga Qeveria e Gruevskit. Ahmeti ka thënë se BDI ka vlerësuar se më mirë është të jenë ende pjesë e kësaj qeverie.
“Më të dobishëm jemi të menaxhojmë në institucione të vendosim agjendë për zgjidhje të problemeve të shqiptarëve. Është interes i shqiptarëve të qëndrojmë në qeveri. Unë nuk bëj teatër, shqiptarët janë të rëndësishëm në këtë vend, dhe po braktisëm ne qeverinë atëherë instalohet krizë e thellë”, ka thënë Ahmeti. Sipas diplomatëve, largimi i Ahmetit nga Qeveria e Nikola Gruevskit do të përshpejtojë tejkalimin e krizës politike. Një largim i Ahmetit do të pamundësojë Gruevskin të qeverisë më tej, pas ikjes së partisë DOM dhe deputetes së saj Liljana Popovska, ndërsa në një situatë të tillë, edhe deputetët e partive tjera më të vogla vështirë do të votonin bashkëqeverisjen me VMRO¬DPMNE
Ali Ahmeti duhet te mare leje prej Gruevski…
Largimi i ahmetit eshte nje domosdeshmeri,se shqiptaret nuk e duan kete njeri qe nuk perfason askend pos vetvetin!
Ali Ahmet jo qe duhet te hiki nga qeveria fashiste por dhe duhet te beje dorheqie nga kryetari i partise. Ali Ameti nuk eshte me pak se Gruevski. Deri me sot Ameti ka punuar kunder shqiptareve te Maqedonise dhe duhet ti japi llogari.
Nuk margohet Ali Ahmuti nga koalicione sepse i ka lyer duert me balte, dhe i trembet se mos ja nxerri te palarat grueviqi!!!
Ahmeti eshte si paterica Meta per Berishen….ose kete tjetrin……
Faktori lider shqiptar eshte vene prej
kohesh ne sherbim te serbit e maqedona-
sit!!!Kjo u vertetua me tragjedine e
Kumanoves !!!!
jemi popull dru me pre. nese 20 veta marrin pushken dhe vrasin njerez keta perfaqesojne shqiptaret.
kurse ky qe eshte zgjedhur me vote te lire… duhet te iki se sben, se nuk i perfaqesoka.
askush se ka marre vesh deri me sot se cfare perfaqesonin ata njezet vete qe ben pushke.
askush nuk ka goje te artikuloje se si kerkoke te drejtat e kujt duke vrare policet rruges.
une skam degjuar asnje politikan te asnje partie, as ne shqiperi, as ne kosove e as ne maqedoni qe te kete goje dhe te artikuloje pse dhe cfare kerkonin ata qe bene pushke.
Ali Sallata?Po me delet c,do behet?
Bekimi
Ali Ahmeti duhet te largohet urgjent nga qeveria,por edhe nga partia.Ai dhe kolegu i tij Thaci e kane menderosur me politiken e tyre pro Sllaveve qe banojne ne Maqedonine shqiptare.Keta sllave kane uzurpuar pushtetin duke krijuar nje shumice fiktive me konvertimin e ortodokseve shqiptare ne sllave me ane te dhunes fizike,materiale,psikologjike dhe pushtetore duke u dhene nga nje kocke. Ortodokset shqiptare e dine mire origjinen e tyre dhe jane te gatshem te kthehen ne identitet, por friksohen nga represioni sllav ne fuqi,por edhe nga nje pjese e hoxhallareve injorante e te shitur tek sllavi, duke mos i pranuar ata si shqiptare etnike se na qenkan ortodokse.
Ky eshte sherbimi me i madh qe hoxhallaret antishqiptare i bejne sllaveve,ne emer gjoja te islami,duke percare shqiptaret ne myslimane e ortodokse, kur ata jane shqiptare puro.
Ata hoxhallare qe vendosin fene mbi atdheun, jane trathtare te kombit shqiptar e si te tille nuk duhen besuar, por duhen ndeshkuar. Respektoj te gjitha fete, por feja e shqiptarit , ne radhe te pare eshte SHQIPTARIA ka thene rilindasi i madh Vaso Pashe Shkodrani 100 e ca vjet me pare.
Ali Ahmeti do te paguje perpara Shqiptareve per Kumanoven …………..
POR TE MARRE PERGJEGJESITE SA SESHTE VONE