Ben Blushi viziton "Lagjen e Trimave": Maqedonia është shtet i pabesë

19 Maj 2015, 15:10Rajoni TEMA

Maqedonia është shteti më i pabesë i cili cënon pronat dhe dinjitetin njerëzor.

Kështu është shprehur deputeti socialist Ben Blushi gjatw vizitës së tij në Kumanovë. Blushi u takua me banorë të “Lagjes së Trimave” ku e cilësoi rastin e Kumanovës të frikshëm për të gjithë shqiptarë.

” Ju kane cenuar pronat dhe dinjitetin njerezor. Ju kane cënuar pabesisht. Kur shteti eshte i pabese ky eshte fundi i tij”, deklaroi Blushi.

Me tej ai theksoi se është i tmerruar nga ngjarja që ka parë dhe përjetuar në këtë lagje, e cila sipas tij, është goditur nga një terror i paparë, informon INA.

Deputeti socialist, Ben Blushi, ditë më parë në Parlamentin Shqiptar ka ngritur çështjen e Kumanovës.

“Ajo që ndodhi në Kumanovë është e frikshme. Maqedonia sot ka një problem delikat me demokracinë e vet. Nuk është një shtet demokratik, por autokratik. Rasti i Kumanovës dëshmoi se shqiptarët kanë një krizë përfaqësimi në raport me qeverinë që e drejtojnë, por dhe tek partitë shqiptare. Ne s’mund tu themi se kujt duhet t’i besojnë, por si shtet dhe si parlament duhet të mbështesim demokratët mes shqiptarëve të Maqedonisë. Duhet të mbështesim demokratët ndër shqiptarët e Maqedonisë”, deklaroi Blushi.

 

 

 

24 komente në “Ben Blushi viziton “Lagjen e Trimave”: Maqedonia është shtet i pabesë”

  1. taku says:

    yes man, yes ben..

    1. Taulant/Tirane says:

      Levizje per tu marre shembull nga politkanet e tjere!

      1. fisheku says:

        eshte nje vizite e thjeshte qe duhet vleresuar. nje shembull interesimi per ate qe ndodhi qofte edhe per show qe duhet ta bejne edhe vete perfaqesues te komuniteteve atje. e drejta dhe e verteta duhet te mbeshtetet nga cdo qytetar demokrat qofte edhe e hidhur per cdo pale.

  2. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Ky Blushi shkoj aty per te fituar popullaritet, ju garantoj se nuk i interreson fare problemi i Maqedonise, por thjeshte ka nje fushat kunder Rames per te gjitha perzirjet qe ben ky i fundit.

    1. tfgs arxidoglyftoi says:

      RETARD !

  3. mond maloku says:

    ja kjo eshte nje pune me mend z.Blushi, jo ato brockullat qe thoje me pare.
    rrespekte per kete veprim/

  4. piloti says:

    Blushi mire ben me keto levizje, por te kete kujdes se mos e hedh hapin me teper nga ci takon, e pastaj do ngelemi pa Blush.

    1. niku says:

      Keqardhje per disa komentues qe jane ne nivelin zero, totalisht injorant, te edukuar qe ne gene me servilizem. Respekt pa fund per z.Blushi. Njeriun e bejne te perjetshem veprat e tij.

  5. elton says:

    Respect z.Blushi..Keni bere gjene me me vlere, me te zgjuar.Ata njerez Kane nevoje me shume se kurre per perkahjen e Shqiperise, Sepse Kane humbur besimin tek partite shqiptare atje..

  6. sefer ziu says:

    Blushi eshte nje deputet i zgjedhur nga Rama. Eshte dhe nje autor i disa librave qe i shkruante ne kohen qe ishte ne parlament, por ja lexojne vetem shoket e tij. Ashtu si blushi jane dhe 139 deputete te tjere. Perse Blushi shkon ne Kumanove si ndonje personalitet? O Blush, nuk te pjerdh njeri ty me se eshte si ajo puna e Lulezimit qe ne fushta per kryetar bashkie u thote qytetareve qe do ulim taksa… e ngaterron me zgjedhjet parlamentatre. Dhe ti je ngaterruar aq shume sa nuk di çfare ben.

  7. ZahoKoka says:

    Nje pyetje per kete deputetin Ben Blushi, Po ligji 7501, ne cfare ketegorie e vendos shtetin Shqiptar?Per mua qe jam i prekur totalisht nga ligji 7501 per pronen dhe qe Edi Rama po e zbaton, Shqiperia eshte shteti tjeter i pabese ne Ballkan.

  8. ld says:

    Bravoooo Blushi Shqiperia duhet ti ndihmoje ne raste dramatike ku ato ndodhen sot !!!!

  9. gimi says:

    po tfgs eshte I nje mendimi apo jo duhet me shum kombinim se nuk dukeni mir keshtu, sa hipokrit !???!!!

  10. Komandant facebook-u says:

    Ben Blushi ka hequr kryqin gjate vizites se tij ne Kumanov. Eshte prezantuar si Ben K(icevo)ercova B(l)ushi.

    1. Mbreti i Epirit says:

      Kryqi nuk u pengon Kumanovareve aspak!!!

    2. Korabi says:

      E ca pastaj qe eshte ortodoks? O te mjere qe coni uje ne mullirin e armiqve te Shqiperise me keto tezat fetare. Ka 180 vjet Rilindje Kombetare dhe akoma nuk zute mend? Po Rilindasit ishin ortodokse katolike e muslimane, por luftuan per Shqiperine dhe e paguan edhe me gjak. Po Petro Nini Luarasi dhe Papa Kristo Negovani nuk ishin ortodokse? Dhe kush i vrau? Kisha Greke! Me mendte e tua duhet tu ngjisim epitetin “grek”.
      Edhe Fan Noli ishte kreu i ortodoksise Shqiptare mos ishte dhe ky grek?
      Po Rilindasi i pare a e di ti o i mjere qe ishte nje ortodoks(Naum Veqilharxhi)?

      C’fare beni me pak se shovinistet greke ju “shqiptaret e paster”? Njelloj si ata i quani greke, ortodokset shqiptare.
      Sa keq!

      1. Ilir Hoti says:

        Shqiptare eshte cdo person qe ‘eshte shqiptare’ ne gene (adn) ..Te tjere mund te jene shtetas shqiptare me kombesi e te drejta te plota si ne gjithe europen e civilizuar(jo si ne greqi).Feja nuk ka rendesi dhe nuk eshte ne ‘gene’..Mua me vellaun nuk me lidh feja,me qytetin a fshatin fshatin nuk me lidh feja, me SHQIPERINE nuk me lidh feja…Jane mijra fije qe na lidhin me token atdheun e Shqiperine Natyrale!! Veellezerit shqiptare ortodoks katolike muslimane neeutrale etj kane te perbashet gjene ma te shtrenjte ne bote ‘ATDHEUN’ token nderin dhe lavdine mijra vjecare!!!!

  11. vezhguesi says:

    Cfare kujtoni ju se Beni eshte kundershtar i Rames.Cdo levizje e kundershtim ekryen per ti thene te tjereve se be Partine Socialiste ka demokraci se mund te dalesh edhe kunder kryetarit apo kryesise per probleme te ndrushme prandaj zhvillojeni edhe ju demokracine ne partite tuaja dhe ne fund fare mund te thote se kjo qe nje loje

  12. Karipi says:

    Po si ka mundesi o komentues persendyni cdo gje qe s’eshte lepirje e te pasmeve te kryetarit???? Po meqense e keni kaq perzemer kete proces (lepirjen) shikoni pak kush eshte kryetari dhe idhulli juaj i 21 janarithttp://www.respublica.al/artikuj/2015/05/19/ish-komandant-garde-me-12-janar-2011-ne-fushate-me-edi-ramen-kater-vjet-me-pas

  13. padrino says:

    Bravo, ben blushi.

  14. kurrizo i romes says:

    “ju kan cenu dinjitetin njerzor! ju kan cenu pronat”!!!
    ata jan vra!
    shqiptarve ju osht mor jeta atje,e ky flet per prona e dinjitet!!!!!
    hajde deputet hajde!!!
    dinjiteti njerzor individual e kombtar i shqiptarve ka mor fund qysh kur u prish shteti shqiptar ne 1990 en.
    shqiprija ra,u gjunjzu para shteteve te tjer qe e mbanin me lemosh si ai lypsari i rrugve.
    shqiptaret nga njerez dinjitoz dhe zoter ne vendin e tyre u shnderruan brenda nates si me magji ne dyplera te t hujve,te cilet benin ca te donin me ata.
    ne shqipni shqiptari ishte i dores se dyt ne krahasim me te huajin me te rendomt. jasht shqiptart mbushen burgjet,dhe vendet e punes me te rendomta e aspak dinjitoze.
    edhe nese dikush nga shqiptart ka bo pare i ka bo aspak me dinjitet njerzor por me krim mashtrim dhunim hajni shkerdhatni kurvni korrupsjon….
    shikojeni se cfar dinjiteti ka sal katunari ne vidjon e atyre kohve kur takohet me Bushin ne shtpin e bardh.! bushi si sulltan moderrn me duar ne xhepa e sala si zagar stani qe vje verdall te zotit dhe s gje rehati…
    derisa i zoti i dhuron nji kocke per tu lepi qe ka form stilolapsi….
    nji stilolaps free!!!!
    dhe sal katunari u ngazelly.
    kurse n koh t “dull” ustait shqiptari ishte me dinjitet.

  15. Pse pak të “motra” nga veriu shkojnë e martohen me fshatarë serb. ..me autobuza i çojnë. ..Ptuuu

  16. fredi guri says:

    te lumte ti je shqiptar jo keta legenat e tjer

  17. anticensurë 98456 says:

    pak a shumë e drejtë,por mënyra e formulimit është e gabuar!!blushi një gjë të tillë duhet ta dijë mirë!!nuk është shteti ai që është autarkik por qeverija!!duke folur për maqedoninë dhe jo për qeverinë kemi një gafë nga një njeri që është i penës!!
    interpretimi që i kanë bërë gazetarët idiotë të meros “Kur shteti eshte i pabese ky eshte fundi i tij”,”është pasojë e shprehjes së gabuar të blushit!!
    këtë interpretim të gazetarëve injorantë,po ta kishte bërë blushi tekstualisht,mund të paditej penalisht!!nuk mund të thuash se shteti duhet të çbëhet!!cënon integritetin e njështeti të huaj,me fjalë!nxit shkatërrimin e tij!!
    për qeverinë mund të thuash çtë duash!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje