Pranohet ankimi i PS për Kurbinin/KQZ c'regjistron kandidatin e PD Ilir Pjetraj

20 Maj 2015, 12:27Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 4 vota pro dhe 3 kundër ka pranuiar ankimimin e Partisë Socialiste ndaj vendimit të KZAZ Kurbin, në lidhje me regjistrimin e kandidatit të ri të Partisë Demokratike për Bashkinë e qytetit, pas dorëheqjes së Altin Bibës.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Genc Gjonçaj mbrojti në KQZ kërkesën ankimore të socialistëve.

Sipas PS-së “regjistrimi ishte i jashtëligjshëm dhe duhej shfuqizuar vendimi KZAZ pasi dokumentet për kandidatin Pjetrajt ishin paraqitur me 13 maj dhe ky veprim është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor”.

Ndërkohë përfaqësuesi i PD-së në KQZ Njazi Kosovrasti tha se vendimi i marrë do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, i cili do të vendosë nëse në fletën e votimit do të jenë apo jo dy emra.

Pas vendimit të KQZ-së, për Bashkinë e Kurbinit, Partia Demokratike rezulton pa kandidat në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Më 14 maj KZAZ-ja e Laçit zyrtarizoi kandidaturën e Ilir Pjetrit, i cili aktualisht është kryetar i Bashkisë së Mamurrasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje