Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëheshin sot, e majta fiton me 58.5 %, puna e Ramës vlerësohet nga 51% e shqiptarëve

20 Maj 2015, 19:26Politika TEMA
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëheshin sot, e majta fiton me 58.5 %, puna e

Televizioni A1 Report në bashkëpunimin me Institutin Italian Piepoli, i njohur ne Itali si qendra me e vjetër dhe profesionale e sondazheve sjell për publikun shqiptar rezultatet e para mbi pritshmërinë për zgjedhjet vendore te 21 qershorit.

Janë anketuar në rang vendi 800 persona të cilët janë pyetur se cili është vlerësimi i shqiptarëve për qeverinë dy vjet pas zgjedhjeve? Çfarë mendojnë për Edi Ramën, Ilir Metën, Lulzim Bashën dhe Sali Berishën? Ndërsa ne Tirane janë anketuar 500 persona të cilët janë pyetur se për cilin kandidat do të hedhin votën me 21 qershor.

Sondazhi:Nëse zgjedhjet do ishin sot, e majta fiton me 58.5%
Duke bërë edhe një krahasim me zgjedhjet e 2013-s sondazhet e Institutin Italian Piepoli nxjerrin si fitues të majtët  me 58.5 %, ndërsa të djathtët do të merrnin 39.5 %.

E ndërsa sipas sondazhit mbështetja për koalicionin e majtë ka rënë me 0.8 % krahasuar me vitin 2013, e djathta ka mbetur në po të njëjtat shifra.

Një tjetër gjë që bie nlë sy lështl edhe fakti i rritjes në % për PS dhe PD me 1.5% dhe 2,4 %, pavarësisht votave që parashikohen të marrin si koalicion.

Besimi te liderët, sondazhet: I pari Rama, i dyti Meta, Basha ia kalon Berishës
Kryeministri Rama është lideri ku kanë besim pjesa më e madhe pas qytetarëve shqiptarë,  të cilët janë pyetur për të 4 emrat. Pas Ramës renditet Meta, por ajo që bie në sy është edhe rrokada pas kryesisë së PD edhe në Sondazh, ku Basha ka dalë para Berishës.

Pëlqimi si lider, Sondazhi: Rama 28 pikë para Bashës
Një tjetër pikë ku është ndalur Institutin Italian Piepoli gjatë sondazhit në Shqipëri është edhe vlerësimi për kreun e qeverisë dhe të opozitës, ku dukshëm Rama ka më tepër vlerësime.

Sondazhi i Piepoli: 46 % e të anketuarve Basha punë të dobët në krye të PD
46 % e të anketuarve të Institutit Italian Piepoli e kanë vlerësuar si të dobët punën e Bashës në krye të opozitës, 28 % e kanë vlerësuar si të mjaftueshme, ndërsa vetëm 23 % prej tyre e kanë vlerësuar si të mirë. Ndërsa 3 % e të anketuarve nuk kanë dhënë opinion.

Figura e dobët e liderit të opozitës sipas këtyre sondazheve Armand Mero e lidhi edhe me luftën e brendshme brenda PD-së

Sondazhi:51% e shqiptarëve vlerësojnë punën e Ramës
Pyetja e parë të cilës i janë përgjigjur të anketuarit e Institutin Italian Piepoli ka qenë vlerësimi për punën e bërë nga kryeministri Rama në këto 18 muaj qeverisje.

51 % e të anketuarve e kanë vlerësuar si një punë të mirë, 23 % mjaftueshëm, 26 % si punë të dobët.

Rezultati i kësaj pyetje ka shkaktuar debat në studion e A1 Report, ku është vlerësuar si tepër e lartë për një qeveri, por për Roberto Baldassarin kjo është një situatë normale pas zgjedhjeje

22 komente në “Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëheshin sot, e majta fiton me 58.5 %, puna e Ramës vlerësohet nga 51% e shqiptarëve”

  1. alo1 says:

    Hahahah o tema jeni te papare. E vertete eshte 58% por pse nuk nxirrni dhe pjesen tjeter qe erjoni merr 36 % nga 57% te se majtes ne Tirane??

    1. gertjan says:

      Populli do votebesoje Aleancen per Shqiperine Europiane. Reformat e ndermarra nga qeveria ne mjaft sektore jane nje hap teper i rendesishem. Ka akoma shume per te bere mirpo e rendesishme eshte qe jemi ne rrugen e duhur. Nuk duhet te harrojme se ne ç’derexhe u katandis vendi nga keqqeverisja tete vjecare e se djathtes.

    2. fieraku4u says:

      QE MAJTA I FITON KETO ZGJEDHJE BINDSHEM AS NUK DISKUTOHET.

      TIRANA, FIERI, VLORA, ELBASANI, KORCA, GJIROKASTRA, LEZHA, KAVAJA, SARANDA, BERATI, MIRDITA, KRUJA, PERMETI, TEPELENA I FITON E MAJTA.

      KUKESIN THE TROPOJEN E FITON E DJATHTA.

      SHKODREN DHE DURRESIN KA SHANCE TA FITOJN TE DYJA.
      REZULTATI DO JET SHUME I NGUSHTE.

    3. gjyshja says:

      Mendoj se kandidati Erion Veliaj do marre me shume vota nga sa parashikon sondazhi pasi ka gjithcka ne favor. Kandidati i dobet qe ka perballe, puna e mire e bere nga z.Veliaj ne MMSR, aftesite e tij drejtuese e menaxhuese, jane komponente qe do ndikojne ne fitoren e thelle te Erionit.

    4. Laguanri says:

      Kandidati Erion Veliaj fiton me thelle ndaj kandidatit Halim Kosova. Jemi te gjithe koshiente per aftesite e njerit e te tjetrit. Drejtimi ne menyren me te keqe te Bashkise se TIranes per keto kater vite por edhe paaftesia e z. Kosova per te drejtuar nje bashki me pergjegjesi ja bejne edhe me te lehte fitoren kandidatit Erion Veliaj.

    5. urjana says:

      bravoooooooooooooooooooo ky do jete rezultati dhe ne qershor do jete akoma me i thelluar

      1. kaliopi says:

        ne dime duam do ja dalim .. keto jane sinjalet e para qe aleanca per shqiperine europiane do jete fituese e per me teper fitorja e Veliajt ne tirane eshte e padiskutueshme

        1. arti says:

          shqipetaret do dine te zgjedhin dhe do te bejne zgjedhjen e duhur kete here , erion veliaj eshte ai qe i duhet tiranes pas ketij akter vjecari te mos berit asgje asnjehere

    6. Labi says:

      O alo, Me sa duket ti lexon me ate pa xham, sepse g;njen fare hapur, more burrr; i dheut! Po Erioni merr 52 e Halimi merr 37 %.

  2. po says:

    kam ndjekur me imtesi votimet e 2011 (pa harruar 1991-1992-1996-2005-2009)

    po ve re se plus mafias me kollare ne shume drejtime te ndryshme po vihet re nje MAFIE E VOTIMEVE qe lidhet me politike-biznes- media-ambassador .

    shikoni tani kur te dali ‘kryeagjenti’ I votimeve eduart zalosnja dhe te thote si para 4 vjetesh qe krimineli basha dhe mashtruesi rama do kene diference 1 vote…

  3. lili says:

    Problemi eshte se me kandidatet qe edi Rama na ka zgedhur,shume shpejt edhe ai do kaloje nene kete % sidomos mbasi shfaqjes se tij me is gardistin e grupit te zjarrit ne Mat!
    Tallja me popullin ka nje kufi,edhe shpejt shqiptaret do i thone edhe kryeministri ‘ngadal get se ka hendek!’..

  4. Analisti says:

    Keta te Temas jane bere Lavatriçe o Alo1. Eshte e turpshme ti lexosh akoma. Te vjen keq per veten qe jeton ne nje teren me njerez te felliqur si nga Politika ashtu dhe nga Gazetaria qe as vete nuk e dine se me cilin jane. Eshte Berisha mire, o burra pas tij, eshte Rama mire, o burra pas tij. Eshte e turpshme qe ne 2015, pas te pakten 25 vjet pluralizem, akoma nuk kemi nje shtyp te pavarur dhe gazetar qe te jene vetevetja ne ato cfare i percjellin publikut. Jam i bindur qe ky mesazh do censurohet, por te pakten bej pjesen time si qytetar i ketij vendi. Duhet tu themi nje Joooo te madhe ketyre kandidaturave qesharake qe na ofrohen per te votuar dhe duhet nje bojkot Total i ketyre palo zgjedhjesh me keto palo Arogant qe e drejtojne ate.

    1. tony uk says:

      Si analist qe je te propozoj ty oer kandidat!!por mos harro futi dhe nje tas groshe se do lirohesh.

  5. Albi says:

    Sondazhet e Carlos dihet ca do thone. Biles cuditem si nuk e ka nxjerr Ramen me 99.99% te votave.

    Po me cudit qe sot nuk mbuluat denoncimin me te rendesishem te Bojaxhiut per ndertimet poshte Diges. Apo jane financues ata?

  6. Agron says:

    Sapo ka dale ne konference shtypi kompania vodafon duke pergenjeshtruar se keto kampione jane marre ne te gjithe Shqiperine.Sipas impulseve te marra nga Italia ne drejtim te vodafon, i njejti nr. tel. ka marre vetem te dhena nga Çorovoda e Skraparit. Prandaj edhe te ben pershtypje se Ilir Meta “merr” 40% vleresime!!!!Le te genjejne veten se do ta shohin rezultatin me 21…..

  7. NJE MILION QELBESIRA says:

    ORE TEMA TREGONI EDHE SONDAZHET CE SHITESI I FICAVE DO E HUMB TIRANEN APO SI THOTE KJO NUK PO MA K´ENDA

    1. ... says:

      Se kuptoj pse nje mjeles lopesh qenka me i mire se nje shites fiqsh dhe qe ky i fundit madje ofendohet per punen qe ka bere. Shitja e fiqve eshte pune e ndershme te pakten, shikoni ata kandidatet tuaj qe nuk kane lene pervec lopeve edhe njeri pa mjele, turp!

  8. dhjeresia e tij asnaplasi anullatos says:

    Vrama eshte si naltmadhnia ka bo ligje se noi ven Pune a noi fabrike nuk e ka hap.
    Mire qe genjeu sa mundi ne fushaten e vet po spo len gje pa rrejt edhe tani.
    Tubestrafullah

  9. alba says:

    E keqja me e vogel eshte kualicioni i majte ….Ruajna Zot nga e djathta e Berishes dhe e Bashes !

    1. Loni says:

      Alba, qendroi perballe Berishes, pooooooooor ki kujdes kujt ja kthen bythen :))))

      Ta kane bere shpelle edhe akoma do me shpirt?

      1. ... says:

        Juve me duket ngatarroni b*thet. Po kshu ndodh kur keni lejuar lavazhin e trurit. Zoteri jetoni ne Tirane juve? Nese po sa muaj keni se edhe nje 20-25 vjecar me mendje te shendoshe di te thote c’ka bere Rama me Tiranen dhe c’po ben Lulushka. Pastaj c’rendesi ka, ne lojen aktuale kemi dy persona te rinj per Bashkine e Tiranes: njeri qe merret me politike prej kohesh dhe ka dhene prova qe di te merret me keto ceshtje dhe nje person tjeter shume te nderuar si gjinekolog, por qe ne arenen e politikes eheeee… T’u japim gjerave vendin qe duhet. Alba e gjykon PS-ne si te keqen me te vogel dhe ne rastin konkret eshte e vertete. Ju votoni me moton “per inat te sime vjehrre vete fle me mullixhiun”. Rendesi ka cili nga kandidatet te ofron TY dhe MUA me shume dhe cili ka kredibilitet me te mire per ta bere ate pune, nese eshte kandidat i PD-se apo PS-se mua personalisht nuk ma ndjen fare. Une dua qe qyteti im mos mbaje me era sh*rre, po te hece perpara. Mendojeni voten tuaj me mend jo me b*the! Pershendetje.

  10. loni says:

    Po po , mos keni merak hic. Ky do te jete rezultati. Madje, une besoj qe edhe me i thelle se kaq.

    Keshtu mendonte edhe saliu para referendumit

    Nuk e fshehim dot sepse nuk fshihet, e majta e mori rrokopujen. Kur te vendosin nje kryeminister per te qene do vijne perser ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje