PS çel zyrtarisht fushatën më 22 maj, Veliaj pritet të paraqesë programin e plotë

20 Maj 2015, 16:34Politika TEMA

Partia Socialiste do të celë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit më 22 Maj. Celja e fushatës do të bëhet në sallën Iliria në Qytetin Studenti, ku pritet që kandidati i ASHE për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj të publikojë programin e tij të plotë për qeverisjen e kryeqytetit në 4 vite.

Megjithëse prej disa ditësh deputetët dhe zyrtarët kryesorë të koalicionit qeveritar “Aleanca për Shqipërinë Europiane” kanë nisur takimet dhe prezantimet e kandidatëve, zyrtarisht Kodi Zgjedhor parashikon nisjen e fushatës 1 muaj para datës së mbajtjes së zgjedhjeve.

Në selinë qendrore të PS-së krahas pankaretës “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër”,  ka zënë vend edhe motoja e kësaj fushate, “Në drejtimin e duhur”.

Detajet e celjes së fushatës tashmë janë përcaktuar, sikundër edhe grupet e punës janë angazhuar në fushatë sipas ndarjes së re territoriale.

Fushata do të zhvillohet përmes dëgjesave publike, por jo vetëm kaq edhe takimeve derë më derë me qytetarët.

Një vend të vecantë do të zenë takimet me grupet e interesit, rininë, sidomos zgjedhësit që do të votojnë për herë të parë.

 

16 komente në “PS çel zyrtarisht fushatën më 22 maj, Veliaj pritet të paraqesë programin e plotë”

  1. keno says:

    Sa mire qe po fillojn te behen fushatat me programe e me premtime reale se ngelen duke u bere llafe e pastaj thonin ishim tap.

    1. Jani says:

      Jam shume kurioz qe te degjoj programin e te dyja paleve sepse ajo ka shume rendesi. Kandidati gjykohet per programin sepse ai eshte e vetmja gje ku mund te gjykohet.

      1. GERTI says:

        Shpresoj shume te z. Veliaj, eshte njeriu adapt per te drejtuar kryeqytetin e lene ne harrese prej kater vitesh. E djathta deshtoi ne drejtimin e Tiranes. Ne kryeqytet mungojne kazanet e plehrave e kapaket e pusetave, le pastaj per investime qe as qe mund te flitet. Projektet konkrete per Tiranen qe po shpalosen nga z. Veliaj jane nje arsye me shume se perse duhet votuar.

    2. gjyshja says:

      Kreativiteti, energjia, aftesite e duhura drejtuese e menaxhuese jane elemente qe karakterizojne kandidatin Erion Veliaj. Besimplote se do beje pune te mire edhe per Tiranen, pasi ministrine e drejtoi me se miri.

  2. anananananaanana says:

    Jo zyrtarisht, por ligjerisht. Deri tani kane qene ne shkelje te ligjit.

  3. albi says:

    fushate te mbare dhe i uroj fitore te thelle partise socialiste ne keto zgjedhje ka kandidatet me te mire dhe me me vlere per garen bashkiake

    1. lori says:

      suksese erion veliajt eshte kandiadti me vlere i afte dhe shume i zoti i duhuri per kryeqytetin per ti rikthyer dinjitetin e humbur tiranes

      1. fiona says:

        program me shume vlere dhe me shume prioritet per qytetaret dhe qytetet fitore te thelle kundrejte kundershtareve

        1. dori says:

          e majta do fitoje kete gare kaq te rendesishme pasi ka propozuar kandidatura me eksperience dhe shume potenciale per te ti siguruar mbeshtetjen dhe fitoren e sigurt koalicionit te majte.

    2. danja says:

      nje gje eshte e sigurt qe nuk kan e as program te vjeter dhe as te kopjuar por nje platforme te vertete qe i pergjigjet situates dhe probleme reale te qyteteve te vendit

    3. ardit says:

      keto fushaten e kane hap 2 muaj perpara se u ka hyre frika ne palce edvinit me shoke.mendojne se do arrijne te tallen me shqiptaret sic e bene ne 2013.qytetaret jane lodhur tashme nga premtimet e paimagjinueshme qe beri ps ne 2013.epoka e tyre do marre fund ne 21 qershor sepse qytetaret do ti japin nje goditje te rende kesaj qeverie te zhytur ne llumin e krimit.

    4. tani says:

      drejtimi i duhur vetem me erionin vetem ai ka potencialin per ta shendrruar ne nje kryeqytet te mirefillte dhe qe ti perngjaje me shume nje kryeqyteti europian

  4. ai djali says:

    do jete nje fushate dinjitoze per tiranen e 1.000.000 do marr nje fitore bindese ne kete gare

  5. roi says:

    Celja e fushates se mashtrimeve dhe e rrenimit te qyteteve. Ne e pame rilindjen qe na coi te gjith vendin ne rrenim. Keta e kane cuar vendin ne deshperim te madh dhe keto vazhdojn dhe shpenzojn leket e qytetareve me celje fushatash. Po normal leket qe vodhi erjoni ne ministri do i shpenzoj ne fushate dhe ketej me paftyresi kerkon vota nga njerzit qe i vodhi.

  6. albert says:

    Cdo gje ka qene edhe do jete publike perderisa kjo mazhorance e ka marre si zotim ta bej kete ne madatin qe i ka dhene populli.
    Kjo fushate eshte nje nga format qe kemi pare deri me sot ne bote, por skemi pse e shohim me boten nga televizori. Jemi edhe nje vend qe po zhvillohemi, kete gje e bejne njerezit me vullnetin edhe me deshiren per te ndryshuar kete vend.

  7. albert says:

    Cdo gje ka qene edhe do jete publike perderisa kjo mazhorance e ka marre si zotim to bej kete ne madatin qe i ka dhene populli. Fusha nuk eshte vendi ku mashtrohen njerezit, apo koha kur njerezit te enden mbrapa kandidateve per te qare hallet e tyre, por nje periudhe kohe qe fshaqen projektet dhe idet menaxhuese ku njerezit te kene mundesin te zgjidhin dhe te fshaqin problemet, Kete gje e bejne njerezit me vullnetin edhe me deshiren per te ndryshuar kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje