Skandali me barnat e skaduara në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

20 Maj 2015, 12:28Politika TEMA

Pasuria e kandidatit të së djathtës për Bashkinë e Tiranës ka tërhequr jo pak edhe vëmendjen e opinionit publik, për mënyrën se si “doktori” vuri një pasuri marramendëse krahasuar me nivelin e jetesës në Shqipëri.

Pasi Halim Kosova është larguar nga detyra, është bërë një inventarizim i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ku ka qenë për shumë vite edhe drejtor. Nga inventarizimi janë vërejtur shkelje të shumta, ku një prej tyre është numri i madh i barnave të skaduara.

Aktualisht rezultojnë barna të skaduara në vlerën 9,908,256 lekë, kryesisht furnizime të viteve 2008-2009. Ky stok ka ardhur si rrjedhojë e porosive pa kriter dhe të papërgjegjshmërisë.

Vetëm në vitin 2009 janë porositur dhe kanë dalë në skadencë 10.000 morfina,10.000 kalcium glukonat, 33.000 ketoprofan, artrosilen e të tjerë qetësues.

Por ajo që bie më shumë në sy është porosia prej 80.000 ampula vitaminë C në vitin 2006. Siç shihet qartë, ka pasur një papërgjegjshmëri në kërkesë për medikamente me efekte financiare.

Barnat e skaduara

Ky skandal është denoncuar edhe nga ministri i Shëndetësisë pak ditë më parë, i cili inspektoi Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku pa nga afër funksionimin e ECHO-s së parë 4D (4-dimensionale) në Qendrën e Shëndetit të Gruas të këtij institucioni. Sipas ministrit Beqaj, nga ky keqmenaxhim janë mbi 500 mijë dollarë pajisje mjekësore që janë jashtë përdorimit, pasi inventarizimi nuk ekzistonte si koncept.

Sa i përket deklaratave të Dr. Halim Kosovës për “pajisjet dhuratë” të ardhura nga miku zviceran, në fjalën e tij Beqaj tha se këto pajisje nuk janë inventarizuar kurrë në Maternitet.

“Gjithashtu një sërë pajisjesh mjekësore të ardhura dhuratë, nuk janë inventarizuar kurrë, që gjë ka bërë që ata që e kanë drejtuar më parë këtë spital, ta trajtojnë si një pronë të tyre private, madje ta keqtrajtojnë si një pronë të tyre dhe t’i përdorin pajisjet që kanë ardhur dhuratë për spitalin, pra për gratë e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që trajtohen këtu, sikur ta kishin një pronë të tyren”, theksoi Beqaj.

Ministri u ndal edhe në kohën kur kandidati i PD, Halim Kosova, ishte drejtor i Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe ku sipas Beqajt, janë gjetur barna të skaduara. “Në periudhën 2008-2009 ne kemi gjetur këtu barna të skaduara në vlerën 100 mijë dollarëve.

Këtu është një autoambulancë që prej 10 vitesh as nuk punon, as nuk kolaudohet, as nuk paguan taksa, por që deri në vjeshtën e 2013 shpenzonte karburant”, shtoi Beqaj./ Dita

19 komente në “Skandali me barnat e skaduara në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë””

  1. vini says:

    doktor hajduti si saliu. 100 mij euro ilace te skaduar. a nuk eshte shkelje qe denohet me burg?? duhet se sben qe prokuroia te nisi hetimet. nuk mund te ngelin tashme gjerat vetem duke i then. duhet te veprohet!!!!!

    1. eri says:

      100 mij euro? ca jan para 230 mion euro? por ama te dy si luli dhe ky jan hajduta qe meritojne burgun dhe jo te ofrohen per kandidat per kryetar bashkie

    2. olsi says:

      ja pra qe halim kosova sqeka dhe aq burre i mire e babaxhan? ja pra qe qe dhe ky Shqup-s qeka si gjithe te tjeret ne ate parti

    3. oni says:

      ja pra qe doktoret kan qen shok bashke dhe saliu i ka then halimit vidh mire dhe kur te vi momenti do kandidosh dhe ne bashki. car behet me kte vend kshu?? car njerzish paskemi me votuar….

    4. Lulushi says:

      o halim kosova ai miku zvicres ti dha leket per kliniken? akoma kshu do vazhdosh me then? dhe ti njesoj dole. nuk paska ne ate parti asnje njeri te hajrit

    5. Lulushi says:

      i lumt halimit per vjedhjen. un do ta quaj ndershmeri te vjedhesh vetem 100 mije euro me nje tender…. turp

    6. Patrioti says:

      i dolen dhe halimit te palarat. tani rri dhe mendoj a po thoshte te verteten kur tha qe ska vjedh kur ishte minister shendetsie????

    7. Lenci says:

      cfare mund te themi me shume? 100 mij euro me nje tender? ilace te skaduar qe kush e di si kan perfunduar neper trupat e pacienteve…edhe ne afrike nuk ndodhin me kto gjera

    8. jonian says:

      halim kosova qeke nje njeri i ulet. te vjedhesh eshte dicka por te vjedhesh dhe ti japesh te japesh ilace te skaduara eshte nje tmerr. si del ti dhe thua se ecen serbes rrugeve te tiranes? si del dhe thua se do mendosh per qytetaret? si del dhe thua se je burr i mire? si del dhe thua qe leket i ke nga nje mik nga zvicra? si del dhe thua qe i sherbeje njerzve kur i jepje ilace pa efekt dhe ata vinin pastaj te klinika jote? nuk dini te ngopeni vec me vjedhje por duhet dhe ti jepni ilace te skaduar ktij populli? do te denoj zoti

  2. Andos says:

    Normale. Nga i gjeti 2.5 milione dollare ky per te investuar ne kliniken e tij private. Dardha e ka bishtin mbrapa thote populli. Ja qe edhe Halim Kosova nuk qenka aq i paster sa dukej.

    1. Lagunari says:

      Halimi shquhet edhe per kasap. Gjithmone u kerkon pacienteve te tij qe te lindin ne menyre qezariane pra me operacion, kete e di e gjithe Tirana. Perse e ben Halim Kosova kete? Po per te fituar ca para’, ska faj i shkreti.

      1. Gerti says:

        E Halim Halim, pak dite me pare u shprehe se “kam patur mundesi te behem milioner gjate kohes qe kam qene minister mirpo nuk kam dashur”.
        Kjo eshte deklarate shume e forrte, ja nje nga menyrat se si mund te behesh milioner, nepermjet kesaj metode.

  3. Salistan says:

    ja shendetsia e saliut. ja si vidhej populli urte e bute nga babaxhani. ky njeri kerkon voten e njerzve me na rrujt dhe ne bashki se boll mori kunati lulit

  4. nji uj selite te lutem says:

    O NJEREZ shikoni punen qe ka ber ky njeri qe ka dhe klinik private se klinika nuk behet duke shit caraca as me rrog, mjaft treguat dobsi me kte njeri se ja keni çuar grat ne spital qe tja u shikoj sheroj dhe tju ndimoj qe tju dalin fimit ne jet ky nuk ben noj çudi ky njeri perveç detyres qe i ka dal per zot,ne kte bot si ky ka me miliona po nuk esht e then qe per hir te grave te flasim vetem mir per kta njerez dhe mos ti shikojm si e kan ber punen e tyre,ne shqipri te tera ato nena qe kan qen me te ardhura te pakta kan lindur me operacion materniteti tiranes deri para ca kohesh ishte mathauzeni per grat SHQIPTARE, qe pa çar barkun dhe pa paguar 100mij lek si prekte njeri me dor,po ne qe kemi lindur para 90tes qe mjeket te mbanin me pekule pa as nje interes çfar duet te themi per ta, i bie qe atyre ti bejm nga nje bust ne xhdo rrug ne tiran,nuk mund te ler kliniken mbyllur per bashkin ky njeri mbushuni me mend o njerez se qaeni si gjithmon si ter kto vite pastaj.

  5. Populli says:

    Do ju dale sic dolen fotot e Rames ne 2007 kjo puna e akuzave ne fushate per Doktor Halimin.

  6. Z/Kallami says:

    Nuk e pranon dr.Kosova nji genjeshter te tille.Vetem nese ky informacion ka dalur nga pergjigjet e mamave nese jane pyetur nga femijet.Kush asht Dr.Halim Kosova?

  7. singel says:

    Skandali i barnave po trumpetohet prej kohesh ne te gjithe Shqiperine ,por socialistet i mohuan keto fakte .
    Sot dalin keta te paturpeshmit ,per te thyer Halimin ,harrojne qe jane vete pjese e ketij importi .

  8. Une says:

    Epo nuk i bejne dot te gjithe parate duke shitur fiq apo duke vjedhur pensionin e plakes!

  9. beni says:

    O HALIM CRE DUHEJ POLITIKA ::LEKET I PASKE VJEDH E JETOJE SHUM MIRE ME TO.PER MENDIMIN TIM I KE HYRE KOT DHE I KE HAP PUNE VETES……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje