PD: Meta, ashensor 50 mln lekë për veten. Zëdhënësi i Kuvendit: Iliri ka ende objektiv uljen e peshës, s'preferon ashensorin

20 Maj 2015, 13:10Politika TEMA

Partia Demokratike në gazetën e saj RD ka denoncuar atë që e quan abuzim nga Ilir Meta, vendosjen e një ashensori që kushton 50 milionë lekë për zyrëne  tij në kat të dytë.

Zëdhënësi i Kuvendit, Emiljano Aleksi kasqaruar si qëndron e vërteta, ku veç të tjerave shton me ironi ndaj akuzave të PD-së,  se  “Meta ka ende objektiva për të arritur në reduktimin e peshës dhe nuk preferon përdorimin e ashensorit”

Deklarata e zëdhënësit të Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë lidhur me lajmin e publikuar sot ne organin zyrtar të Partisë Demokratike (RD), për publikimin e një prokurimi për ashensorin në ambientet e Kuvendit sqaron;

Ashensori do të vendoset në pjesën e godinës së Kryesisë së Kuvendit ku janë të vendosura zyrat e deputeteve.

Qëllimi i vendosjes së këtij ashensori është zbatimi i legjislacionit në fuqi për krijimin e të gjitha kushteve të përshtatshme për aksesushmërinë e personave me aftësi të kufizuara të cilët zhvillojnë takime me të zgjedhurit e tyre, apo  mund të jenë pjesëmarrës ne mbledhjet e Komisioneve të Kuvendit

Prokurimi i shpallur nga Kuvendi për këtë ashensor nuk ka asnjë lidhje me ambientet që janë në funksion të Kryetarit të Kuvendit. Për më tepër Kryetari i Kuvendit ka ende objektiva për të arritur në reduktimin e peshës dhe nuk preferon përdorimin e ashensorit./j.h

12 komente në “PD: Meta, ashensor 50 mln lekë për veten. Zëdhënësi i Kuvendit: Iliri ka ende objektiv uljen e peshës, s’preferon ashensorin”

  1. Franci says:

    saliu do i mo te gjithe si vetja qe harxhon miliona per kushtet e veta.

    1. andi says:

      likes i kane shkarku baterite dhe do nje ashensor 50 milion lek.normale se ne fund leket e tasksapaguesve shqiptare jane.turp per ju qe e keni rrenuar kete vend.

    2. Shkodrani says:

      Me qetsi dhe dashuri. Ashensori nuk eshte asgje perpara miliardave qe i ka vjedhur shqiptareve ky majmun mallakastriot.

  2. anananananaanana says:

    ku eshte ky pede zedhenes mor ej?!

  3. zani says:

    E shihni arrogancen e tmerrshme. Nuk shpjegon se pse e ben kete shpenzim ndoshta te nevojshem por rri e tallet. Po pse tallet? Se i duket e pabesueshme se si, ne, populli, guxojme e merremi me ate se si o shpenzon parate tona, ai, MBRETI.

    1. tomorri says:

      Mos u nxito, LEXO para se te shkruash. Shume mire po e shpjegon: Ashensori kerkohet te vihet per qasje te personave me nevoja te vecanta DHE nuk ka te beje me ambjentet e Kryetarit te Kuvendit”.

      Durim pak, mos fluturoni vec me titullin

    2. sit... back..and relaks →→→ says:

      PO CA ARROGANCE O LALI SE ASHENSOR PO VE NUK PO VE RRAKETE KOZMIKE. EDHE NE BANGLANDESH NUK KA PALLAT PA ASHENSOR. KERKONI PER KORRUPSION PO MOS U BENI QESHARAK.

  4. Petro says:

    Hahaha…Kjo eshte nje pike ne oqeanin e madh te shperdorimeve.

  5. Likja says:

    Po Likes i duhen ca para sepse eshte ne fushate o shqiptare. Nuk e kuptoni ju qe ketu nuk eshte fjala per ashensor, por nje mundesi per te vjedhur parate tona? Pse i plasi bytha Likes per deputetet-derra sepse, sipas tij nuk ngjiten dot ne katin e trete? Ndersa tallja me e madhe e ketij zedhenesit te Liikes eshte se aty na vajkerkan njerzit me probleme dhe nuk ngjitn dot deri aty qe tu qakjne hallet!P[ika, pika, pika pse nuk na bje ne edhe atyre cashke!

  6. Diu says:

    Ej cuna Lanoja si nje kucke ke foto,zedhenes me kurajo,Kucovar tjetri.

  7. korcari says:

    Po eshte e vertete turp per zotin Meta.

  8. heshtje says:

    Ne momentet qe po kalojme, kur mijera e mijera njerez kane nevoja urgjente per shume gjera,(shkolla, spitale, rruge,etj,etj,…) vjen nje lajm qe na lumturon:
    Gjithcka per te zgjedhurit tane, gjithcka qe jeta e tyre te jete sa me pa brenga dhe sa me e lehte, e bukur, e patelashe, dhe pa pengesa e pashkalle.
    U pacim me jete te gjate !
    ME QETESI !
    ME DASHURI !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje