Basha: Rama-Meta sulmojnë opozitën se nuk kanë alternativë për qeverisjen e vendit

20 Maj 2015, 12:38Politika TEMA

Mazhoranca dhe Kryeministri sot po sulmojnë opozitën pasi kanë alternativa për zgjidhjen e problemeve.

Kështu u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha gjatë një takimi në Lushnje, në kuadër të turit elektoral për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Sulmet ndaj opozitës, sulmet ndaj meje çfarë tregojnë? Se nuk kanë ofertë, nuk kanë zgjidhje për ju. Thonë Basha flet për taksën e sheshtë e për rritje të rrogave e të pensioneve e për ulje e çmimit të energjisë por ky nuk është momenti i duhur.

Po kur është momenti i duhur, në qoftë se nuk është sot, kur papunësia rinore ka arritur 40%, kur papunësia kombëtare është 20%, kur mjerimi është pesëfishuar, kur çmimet janë rritur, kur nafta është më e shtrenja në Europë, kur energjia elektrike është kthyer në një makth për çdo familje?! Cilat janë prioritete, nëse jo këto çështje?!

E pra, sot ju them se për ne, prioriteti numër 1 është punësimi, lufta kundër varfërisë, lufta për paga të larta, pensione të lart, për punë dhe dinjitet, asnjë prioritet tjetër nuk kemi mbi këto”, tha Basha.

Gjithashtu kreu demokrat akuzoi dyshen Rama- Meta si përgjegjësen kryesore në krizën ekonomike dhe rritjen e borxhit publik.

I rritën taksat që të vjelin e të mjelin popullin por jo t’ua kthejnë ju, as me shërbime as me punësime, as me investime, as me larje borxhi.

E pyesim ku janë vendet e punës që premtove, ai thotë po mbyll një gropë të madhe; e pyesim pse janë rritur çmimet, po mbyll një gropë të madhe, përgjigjet; pse e ke rritur çmimin e energjisë, pse i ke rritur faturat abuzive, po mbyll një gropë të madhe.

Cila është kjo gropë? Është gropa e borxhit sipas tij por Edi Rama ka marrë 700 milionë dollarë më shumë borxh se qeveria paraardhëse dhe s’ka larë asnjë lek borxh qe i bie 240 mije leke të vjetra për frymë shqiptari nga foshnja tek më plaku” , tha Basha.

Kandidati për kryetar bashkie Darien Xhindoli ka theksuar se prioritet në programin është uljen e taksave për biznesin dhe hapja e vendeve të reja të punës.

21 komente në “Basha: Rama-Meta sulmojnë opozitën se nuk kanë alternativë për qeverisjen e vendit”

  1. Janaqi says:

    Shqiptaret po vuajne katrahuren qe krijuat ju ne tete vite keqqeverisje. E rrenuat nga te gjitha anet kete vend, mjaft te kujtoj sistemin energjitik, e tani na shet dengla. E moret denimin me 23 qershor ju qe krijuat shtetin e rrumpalles.

    1. Eros says:

      Meqe permende fjalen hajdut, sa para’ vodhe ne rrugen Durres-Kukes z. Basha, shuaja kureshtjen shqiptareve. Po ne 21 Janar kur ju mbanit postin e ministrit te brendeshem, kush e dha urdherin te vriteshin kater protestuesit e pafajshem, ju apo z. Berisha?
      Kete duan te dine shqiptaret.

      1. Maxi says:

        Jane zgjedhjet per Bashki o z. BASHA. Ne Tirane mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante nuk ke ku kalon, per viza te bardha ku kalojne kembesoret as qe behet fjale, Lana kundermon ere te padurueshme.

      2. gertjan says:

        Lulzim Basha ne vitin 2011 premtoi: – kartat e studentit
        -krijimin e hapsirave te gjelberta
        -hapjen e qendrave rinore
        -Tramin
        -Terminalin
        -Zgjatimin e bulevardit, etj. Asnje nga keto nuk eshte realizuar. Z. Basha duhet te jape llogari prepara qytetareve te Tiranes te cilet i ka lene ne harrese.

      3. Renata says:

        KY QE DEL TE KRITIKOJE TE TJERET A DO JAPI NDONJHERE LLOAGARI PER ATE QE NUK BERI NE TIRANE SEPSE PREMTOI SHUME KY DHE NE FUND TE 4 VJECARIT ZGJODHI TE ZHDUKEJ NGA TIRANA DUKE JU LARGUAR PERGJEGJESISE SE PREMTIMEVE TE PAMBAJTURA.

    2. beratsi says:

      foli ky kukulla e saliut, mister buzeqeshja. Foli ky qe e ka lene tiranen ne pike te hallit, i ka lene pusetat ne rruge pa kapak, i ka lene rruget me gropa gjithandej, kazanet e plerave pa kapake qe jane gjerat me elementare. nuk numerohen dot premtimet e bashes qe beri para 4 vitesh dhe ka goje e surrat ky te flasi.

  2. Tigri says:

    Hajdut me cizme.. vrases. tradhetar qe shite detin.. ke goje flet ti

  3. anticensurë 98456 says:

    “Basha: Rama-Meta sulmojnë opozitën se nuk kanë alternativë për qeverisjen e vendit”
    këtu ke plotësisht të drejtë!!asnjë alternativë përveç RROKARIZMIT të ramës!!
    POR ajo që duhet thënë dhe më fort është se:
    JU NUK JENI AS OPOZITË E ASGJË TJETËR veçse një grup derdimenësh që është gjynaf të tallesh me ju!!
    me të prapambeturit mendorë është dobësi të tallesh!!këtë po bën rama!!
    dhe ai tregon nivelin e tij!!nivel më të ulët nuk e gjen askund!!
    problemi është se ai s është i zoti për gjë tjetër!!
    narcizizmi nuk mund të japë prespektivë,nuk ndërton shtet!!ndërton vetëm statuja të vetvetes!!

    1. Elma says:

      Doli luli njeriu me i deshtuar i politikes Shqipetare per te dhene mend,,, po nuk eshte keshtu mo lull se ty nuk te pame te beje asgje konkrete per tiranen ndersa Rama e ka drejtuar vendin drejt rruges se zhvillimit.

      1. anticensurë 98456 says:

        elma që luli është dështak,nuk është faji i tij!!është faji i saliut që e pruri në politikë!!por në anën tjetër diktatorëve dhe autokratëve nuk i duhen njerëz të mënçur!!i mënçuri në mos të fut gishtin të paktën të bën hije!!
        saliu deshte të ishte djell pa hije,prandaj mori një tufë idiotësh rreth vetes!!
        luli dhe si spiun është dështak!!u zbulua menjëherë!dhe si hajdut po ashtu!!
        ky nuk ja vlen as për ta ballcamosur!!duket si lavire mashkull!!si një klluf i ricikluar!!sidomos kur luan rrolin e të fortit!!

  4. jonian says:

    lul basha me thuaj pse kur ishte pd ne qeveri nuk beri ato qe po thua sot. dhe a te dukete drejtte qe nga me i varfri te me i pasuri te taksohen 10% njesoj?

    1. durres-kukes says:

      akoma po pret gjykata qe te vish te marresh, nese je burre, pafajsine! pastaj fol per taksat qe do!!!

    2. Salistan says:

      doli zedhenesi me letrene rradhes qe shkruajti saliu ne darke. reciton bukur luli ceshte e verteta! megjithate populli e di qe jan filma dhe sdo ti besoj kurre!

    3. GERDECI says:

      del ky horri qe mashtroi tironsit dhe flet per endrra. ik mor ne holland dhe merr rrogen andej

    4. soni says:

      do ulesh taksat e tramit lulzim? ku e ke ate buken qe do e blinim me lire ne tirane? mashtrus i keq njesoj si sala

    5. olsi says:

      basha me mashtrusi nga cdo politikan! del dhe flet per varferi a thua se erdhi tani kjo gje? apo normale se po e ndjeni dhe ju te shqupi se jeni pa perqindjet e lazaratit

    6. olsi says:

      basha me mashtrusi nga cdo politikan! del dhe flet per varferi a thua se erdhi tani kjo gje? apo normale se po e ndjeni dhe ju te shqupi se jeni pa perqindjet e lazaratit.

    7. Franci says:

      te lumt o lul te lumte! je bere mashtrusi me mire nga ushtaret e sales! vecse harroni qe kto taksa as ju nuk i ulet, ate cmimin enegjis ju e ngritet, ate naften ju e ngritet dhe per pak fare sa nuk dhate cdo parkimn ne tiran me koncension

      1. cimi says:

        o i deshtuari i bashkis tiran!!! si ske turp qe del dhe do voto kur nuk dhe asgje. vec qyl rroga per ty dhe militantet e saliut. eshte ber bashkia cop cop si germadh

  5. Stipi says:

    Mende ne koke shqiptareve se mos na e bejne kryeminister ndonje dite kete se ky qenka me i rrezikshem se saliu.se na u deshen njezet vjet te kuptonim kush qe berisha se ky eshte dhe i ri do kohe te plaket qe te dal ne pension.

  6. Stipi says:

    Mende ne koke shqiptareve se mos na e bejne kryeminister ndonje dite kete se ky qenka me i rrezikshem se saliu.se na u deshen njezet vjet te kuptonim kush qe berisha se ky eshte dhe i ri do kohe te plaket qe te dal ne pension.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje