PS denoncon premtimin për spitalin bashkiak: I mundur po aq sa mundet Bashkia, të ndërtojë baza ushtarake

20 Maj 2015, 16:32Politika TEMA

Partia socialiste vijon akuzat dhe denoncimet ndaj kryebashkiakut Lulzim Basha.

Deputetja Gjylameti denoncoi sot, një tjetër mashtrim siç e quajti ajo, atë të të ndërtuarit të një spitali bashkiak.

Deputetja e PS-së tha se kjo gjë është e pamundur pasi bie ndesh me ligjin.

“Bashkia e Tiranës ka po aq mundësi të ndërtojë një spital bashkiak sa çka mundësi të ndërtojë baza ushtarake”, ironizoi ajo premtimin e PD-së për të marrë votat në 21 qershor.

Në 2011 Lulzim Basha bëri një premtim nga ato që vetëm Luli mund të bëjë.

Do të shndërroj Spitalin e Sanatoriumit në një spital modern vetëm për qytetarët e Tiranës dhe njësitë vendore fqinje, tha Luli.

Si për ta bërë krejtësisht qesharake situatën sot ky premtim është ricikluar edhe nga kandidati i Lulit për Tiranën i cili ka filluar të premtojë ngritjen e një spitali bashkiak. Madje ky është i vetmi premtim konkret i kandidatit të Lulit.

Luli u emërua kryetar i Bashkisë së Tiranës nga një doktor dhe ka caktuar kandidat për Bashkinë e Tiranës një tjetër doktor, por natyrisht nga shëndetësia merr vesh akoma më pak se nga punët e bashkisë. Sepse Bashkia e Tiranës ka po aq mundësi të ndërtojë një spital bashkiak sa çka mundësi të ndërtojë baza ushtarake. Thjesht nuk ia lejon ligji. Ndërtimi dhe menaxhimi i spitaleve është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe këtë e di çdo njeri që merr mundimin të shfletojë ligjin. Ky është një fakt që e di çdo punonjës i sistemit të shëndetësisë me përjashtim të kandidatit të Lulit me sa duket.

Nga ana tjetër ligji i njeh Bashkisë së Tiranës përgjegjësinë për ndërtimin dhe mirëmbajtje të qendrave të kujdesit parësor, pra të ambulancave të lagjjes. Kjo po që është kompetencë e Bashkisë dhe madje Luli u premtoi qytetarëve të Tiranës se do të shumëfishonte numrin e këtyre qendrave. Por edhe këtë premtim e mbajti po aq sa ç’mbajti premtimin për tramin, bulevardin e ri apo kartën e studentit.

Për fatin e mirë të qytetarëve mandatit të Lulit tani i ka ardhur fundi e bashkë me të edhe premtimeve bombastike që nuk realizohen kurrë. Në 21 qershor qytetarët do të votojnë për një kryebashkiak që punon për qytetarët dhe që do t’i rikthejë normalitetin Tiranës. Në 21 qershor do të votojnë për ta kthyer Tiranën në drejtimin e duhur”, tha Gjylameti/j.h

8 komente në “PS denoncon premtimin për spitalin bashkiak: I mundur po aq sa mundet Bashkia, të ndërtojë baza ushtarake”

  1. b says:

    E nderiti Kosova me spitalin qendrore dhe mbeti spitali rajonal i Tiranes. Budalliqe….Kur ske ç’thua me mire mos fol.

    1. Hakan says:

      Keto premtime qe do bej spital bashkiak jane si ai premtimi i Lulit qe do bej Tramin. Premtime koti thjeshte sa per fushate.

  2. keno says:

    Po ca dreqin duhet nje spital ushtarak bashkiak per te kuruar puntoret e bashkise apo ca, apo hajde bejme sic kemi bere gjithe jeten, ngrejm struktura paralele ca per popullin e ca per argiten me shkelzenin.

  3. ai djali says:

    nuk i hane me genjeshtrat e partise demokratike qytetaret e tiranes, u dogjen njehere nga lulushi i vogel. eshte premtimi me kote qe eshte thene ne fushate sepse dihet mire qe spitalet i nderton qeveria dhe jo pushteti lokal se nuk ka fonde. pritet kur te degjome ndonje cudi tjeter nga goja e doktorit

  4. blerta says:

    ti zonja gjyle kishe ndonje gje me profesionin e nderuar te doktorit.me mire doktor se zar apo papagall.me mire prane njerezve ne nevoje sesa prane nje qeverie te shkundur nga krimi.me mire ti japesh mundesine nje njeriu te jetoje sesa tia marresh atij njeriu jeten per se gjalli.kjo eshte diferenca.me mire te kesh zemren e nje doktori sesa zemren dhe mendjen e nje krimineli.sepse ne fund fiton e mira dhe jo e keqja.

  5. patrioti says:

    kosa nuk menaxhoi mire nje martenitet jo me te menaxhoj nje bashki kaq e madhe sa eshte tirana. ai e keqmenaxhoi martenitetin ku ishte drejtues duke abuzuar me ilace dhe me fonde

  6. Pandora says:

    Ndertimi i spitaleve eshte kompetence e Ministrise se Shendetesise po kur ministria nuk e ndermerr per siper rinkonstruktimin dhe ndertimin e spitaleve atehere qytetaret e ndergjegjshem perpiqen te mbulojn kete boshllek te lene nga qeverisja qendrore. Mesa duket partia Socialiste nuk do te permbushe detyrimet ndaj qyetetareve edhe as nuk do te nxjerr fonde nga arka e shtetit per 1 domosdoshmeri , do qe ato fonde ti transportoj ne xhepat e tyre te stermushur me qindarkat qe i rrjepin popullit te thjeshte.

  7. gimi says:

    Zarat e piktorit dalin dhe sulmojn Dr. Kosoven pa e pare nje here veten ne pasqyre. Po kuptohet deshperimi juaj se e dini shume mire qe do i thumbnail zgjedhjet dhe vetem sulmoni.
    Z. Halimi eshte nje person i nderuar dhe ai do jete kandidati i ardhshem i Bashkis Tirane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje