Dritan Leli takime me grupet e interesit: Kërkesat tuaja, pjesë e platformës sime elektorale

20 Maj 2015, 13:49Politika TEMA
Dritan Leli takime me grupet e interesit: Kërkesat tuaja, pjesë e

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli ka zhvilluar dëgjesa publike me tre grupe të ndryshme interesi: Biznesin e vogël; OJF dhe Persona me aftësi të kufizuar; si dhe me studentët.

Biznesi i vogël ka kërkuar mbështetjen e bashkisë për vendosjen e barazisë në taksa si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen nga bashkia Vlorë. Kandidati Dritan Leli i ka premtuar përfaqësuesve të biznesit të vogël se kërkesat e tyre do të bëhen pjesë e platformës së tij elektorale.

Në takimin e dytë të zhvilluar me OJF-të dhe Personat me aftësi të kufizuar, Dritan Leli, si mjek në profesion, ka dëgjuar më shumë vëmendjen problemet e të pranishmëve. “Ndjeshmëria ime si mjek në shumë vite eksperiencë më ka mësuar t’u qëndroj pranë individëve me aftësi të kufizuara. Kjo ndjeshmëri do të më shoqërojë gjithë jetën, e do të më bëjë që të jem shumë afër tyre në drejtimin e bashkisë së Vlorës”- u shpreh zoti Leli.

Ai u premtoi mbështetje maksimale OJF-ve në punën e tyre të përditshme. Gjatë bisedës kandidati Dritan Leli u premtoi se të gjithë Personat me Aftësi të Kufizuar do të kenë një linjë të drejt për drejtë komunikimi me të për çdo shqetësim që do të kenë.

Dëgjesa e tretë e kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli, u zhvillua me studentët. Të rinjtë e Vlorës i paraqitën Dritan Lelit shumë ide të vlefshme për administrimin e qytetit në përgjithësi, por duke i dhënë një fokus të veçantë rinisë.

14 komente në “Dritan Leli takime me grupet e interesit: Kërkesat tuaja, pjesë e platformës sime elektorale”

  1. cimi says:

    kandidati i duhur dhe i zgjedhur mire nga intelekti dhe puna qe ai perfaqeson

    1. Halimi says:

      dritan leli nje mjek i shkelqyer ne vlore qe ju ka sherbyer me shume respekt qytetarve te vlores pa bere dallime politike

    2. gysi says:

      dritan leli eshte nje personazh shuuuume i dashur per publikun dhe me besimin qe do e fitoje vloren

    3. soni says:

      dritan Leli eshte drejtimi i duhur per qytetin e durresit ka vizionin dhe potencialin per te bere me te miren per qytetin bregdetar i uroj fitore.

      1. flavia says:

        nese deri dje shqetesimet dhe ankesat e qytetareve te vlores kane rene ne vesh te shurdhet kjo nuk do te ndodhe me me kandidatin e ri Dritan Leli i cili eshte i disponueshem per te degjuar dhe dhene zgjidhje problemeve dhe halleve te qytetareve vlonjat

        1. helios says:

          kandiadt i perkushtuar dhe i dhene pas problemeve dhe shqetesimeve te grupeve te interesit padyshim qe eshte me i miri

          1. fleura says:

            pjese e platformes elektorale kjo tregon per nje kandidat te perkushtuar dhe te gjindshem per problemet qe hasin grupet e interesit qytetaret vlonjate nuk do te zhgenjehen nese zgjedhin kandidatin e majte per nje qytet qe ecen me shpejt drejt rruges se zhvillimit

            1. heda says:

              duhet ta marri vloren dritani per nje qytet me me shume projekte investime dhe per nje kryebashkiak qe ka prioritet hallet dhe zgjidhjen e ketyre te fundit duke i dhene zgjidhje dhe hapur dyert e bashkise per qytetaret

  2. linda says:

    O Dritan, vetem mesuesit nuk mumd te jene antare te keshillit bashkiak.Ta hodhi Etjona ,vendosi shoqet e saj,me qellim te te bllokoje neser,ky ishte nje gabim nga ana jote ,sepse e shperfille listen.
    Ty te duhen ekonomiste,inxhinjere dhe juriste.tani mbaji ne kurriz.

  3. gerti says:

    Bravo Dritan Leli. Takoni cdo njeri se Vlora ka plot halle, por besoj se ti do zgjidhesh pjesen me te madhe te tyre. Krenar qe Vlora perfaqesohet me nje qytetari te tille!

  4. ani says:

    Aftesia per te degjuar me vemndje shqetesimet e cdo shtrese te popullsise eshte nje nder cilesit e Z.Dritan Leli.
    Respekt dhe fitore plotesishte te merituar i uroj.
    Do jete zeri yne per qeverisjen vendore.
    FITOREEEE

  5. vlora Ndryshe says:

    Zgjedhja e duhur, per bashkine e re te Vlores, intelekti dhe kontakti me qytetarin jane karakteristikat kryesore dalluese te Tanit. Pergezime ne punen e mire dhe suksese.

  6. Patriot says:

    Hajde shtirje hajde….! Ky Dritani ka nja 15 vite qe nuk e sheh me sy Vloren dhe Koco po e kandidon per Kryetar. Ta shohim nese Vlonjatet jane lepuj apo jane ata qe njohim ne.

    1. dori says:

      Po mor patriot po, Dritani ka 15 vjet larg Vlores se shkollohej neper Europe. Por Genci yt qe Genc mbetet, njihet vetem se ka ndertuar pallatin e Lul Bashes ne det.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje