Dritan Prifti paditet për fshehjen e 4.6 milion eurove

21 Maj 2015, 15:27Kronika TEMA

Dritan Prifti kallzohet penalisht për fshehjen e 4.6 milion eurove, gjatë kohës që ka qenë deputet dhe ministër.

Padia është bërë nga ana e Inspetoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

ILDKPKI bazuar në ligjin “për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” përfundoi kontrollin dhe rikontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Dritan Prifti, për funksionet ish- ministër dhe ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë për periudhën kohore 2003-2013, nga ku rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda e jashtë vendit në shumën rreth 4.600 000 euro.

ILDKPKI ka dërguar kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme për veprat penale të parashikuara nga nenet 257a/2 dhe 287 të Kodit penal, duke insistuar që hetimet paraprake të shtrihen më tej, me qëllim për të zbuluar nëse ndodhemi edhe para veprave të tjera penale”, thuhet në deklaratën e ILDKPI-së./b.l

10 komente në “Dritan Prifti paditet për fshehjen e 4.6 milion eurove”

  1. taso kume says:

    KJO gjueti shtrigash me pelqen se torta e ndare i takon ne radhe te pare popullit pastaj pseudopolitikaneve SHQIPTARE,dhe se mundet te jete nje njoftim i tipit (bombe tymse) me pelqen kur çakenjte gacmojne njeri tjetrin.

    1. monı says:

      Ke te drejte o Taso vllaı, keto jane pralla…t’i gezoje Prıftı dhe prıfteresha….ky vend MUTI keshtu ka qene dhe do te jete per qındra vjet…..

      1. aqifi (po i verteti ama) says:

        Ishte vetem ceshtje kohe deri sa palloshi i gjate te hakmerrej per deklaraten mbi “subatancen e bardhe” dhe baba Likja per punen e videos. Pse nuk pasitin Lulken qe.vodhi 250 milione me nje dore apo Malokin qe vrau njehere 26 dhe njehere 4 njerez…

        1. Loni(por ai i verteti fare fare ama!) says:

          Qife,Shejtani vet je! Sic eshte bere zakon ketu ne kete vend,deri sa te denohet, sipas teje, Sali Berisha dhe Lul Basha,beni qejf dhe vidhni sa te mundni o milet-kontigjent pushtetaresh. Te denohen njehere keta, pastaj shohim dhe bejme. Te lumte , o Qife per mendjen brilante qe me ke. Vetem ne, soji i budallenjeve, nuk e lidhim qendrimin tone ndaj te liges me kete fakt shpetimtar dhe kaq domethenes per cdo hajdut te pasurise kombetare. Jepini zoterinj hajdute, perpara per fitorje te reja!

    2. sit... back..and relaks →→→ says:

      PERPARA, TE GODASIM FORT ARMIKUN E KLASES DHE SHFAQJET E HUAJA.

  2. lira says:

    Kur e morret vesh?
    Hijenat fillojne luften me njera-tjetren

  3. teuta says:

    ME C’FARE I BERI PARATE KY TEBDIL-ZABERHANE,DUKE VJEDHUR ME ASGJE TJETER ,NE VEND QE TE KERKONTE NGA SHTETI NJE PENSION APO PUNE TE LEHTE KERKON TE VJEDHE BUKEN DHE USHQIMIN E FUKARAIT QE RROPATEN PER 5000 LEKE NE DITE,SHKONTE JEPTE NGA NJE LOPE NE FSHAT SE IA KISHTE LENE TRASHGIM NENA SI ERION VELISE,KAPINI FUTINI NEPER BURGJE KETA EDEPSIZA MERRINI PARATE DHE JEPJANI TE VARFERVE SEPSE
    JANE PARATE E TYRE,MERRJANI PARATE NANOS,BERISHES,METES,MEKSIT,RAMES,RULIT,POLLOS,TOPALLIT,DOSHIT,E KUJTDO QE NUK I JUSTIFIKON,PO QE SE QEVERIA NUK IA MERR PASURITE E POPULLIT ATEHERE POPULLIT I LIND E DREJTA TIA MARRI ME FORCE ME REVOLUCION…

  4. Nga dita ne dite po dalin me zbuluar i gjati me te shkurtrin. Hajt per hajer qoft.

  5. Ajaxs says:

    SHume zhurme per asgje.

  6. Stambolli digjet Dritan Prifti krihet says:

    ILDKPKI duhet të germoje edhe në firmen turke qe po nderton hidrocentralet e Fanit te madh, sepse edhe aty ka gisht ky Dritan Prifti. Besoj se ka marre te pakten 1 miljon Euro të shkreta, sepse sapo u be Minister i Energjitikes, ai i prishi procedurat e prokurimit te Fanit të Vogël (anuloi tenderin e Fanit të Vogel, per te cilin ishte zhvilluar procedura e plotë), për ti bashkuar me ato te Fanit te Madh. Dy lumenjte, Fan i Madh dhe Fan i Vogël janë komplet të ndryshëm, me basene te ndryshme dhe me te drejte ishin shpallur dy tendera te ndryshem. Por Prifti si “prift” qe ishte i “pagezoi” të dy lumenjte per firmen turke, duke kaluar ujin e Fanit te Vogel ne Fanin e Madh pretekstin e demtimit te rruges se Kombit. Akuzoi Ilir meten per 700000 Euro, por me siguri per vehte ka siguruar te ardhura “bollshme” nga dhurata qe ju beri turqve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje