Protesta në Kukës/Apeli i Shkodrës lë të lirë Nderim Lushin

21 Maj 2015, 12:10Kronika TEMA

Apeli i Shkodrës ka lënë të lirë organizatorin e protestës në Kukës, Nderim Lushin duke dhënë masën detyrim paraqitje. Ai akuzohet për organizim të paligjshëm të protestës në qytetin e Kukës për faljen e kamatëvonesave të energjisë elektrike.

Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Kukësit e cila më 7 maj 2015 dha masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Nderim Lushi.

Nderim Lushi u arrestua nga policia, pasi dhjetëra banorë protestuan në “Rrugën e Kombit” për faljen e kamatëvonesave të energjisë elektrike.
Gjatë protestës pati përleshje mes banorëve dhe forcave të rendit, ndërsa më pas u publikua një video ku shefi i krimeve në Kukës, kërcënonte me armë protestuesit.

Pas kësaj ngjarjeje ai u pezullua, megjithëse Policia e Shtetit deklaroi se protesta e banorëve ishte e dhunshme.

2 komente në “Protesta në Kukës/Apeli i Shkodrës lë të lirë Nderim Lushin”

  1. anananananaanana says:

    ca po behet me e hetimet ndaj atij idiotit te policise. Shyqyr se jane gjykatat se me keto komunistat te gjithe do te perfundonin ne biruce.

  2. Arbnor Drenaj says:

    Jo mor jo nuk jane gjykatat, thuaj shyqyr se ishte apeli i Shkodres se kuksianet e denuan te varferin.Gjyqtari Granit Qypi kollovari nga Permeti i martuar ne Kukes e la ne arrest me burg Nderim Lushin vetem me urdher partie.I njejti gjyqtar kishte liruar me pare Baftjar Bruken ne kerkim nderkombetar per krijim celulash terroriste ne Itali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje