Partia Demokratike ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor që do të mbahen më 21 qershor.
Në pallatin e Kongreseve Partia Demokratike ka nisur prezantimin e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit.
Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur me një batutë fjalimin e tij para kandidatëve, krerëve të partive të koalicionit të djathtë dhe qindra qytetarëve.
“Halim Kosovës i thashë tek shkallët, ‘kësaj radhe flas unë pas teje, më 21 qershor ti pas meje kryebashkiak i Tiranës’”.
Basha kërkoi nga qytetarët që me votë të ndalin marshimin e së keqes, të flakin papunësinë dhe varfërinë dhe të kthejnë shpresën, për të shpëtuar pushtetin vendor.
“Drejtues dhe përfaqësues të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet. Jemi bashkuar në këtë hapje të mrekullueshme të fushatës për startin final. Të ndalim me votë marshimin e së keqes, të flakim papunësinë dhe varfërinë, që kanë gjunjëzuar shumicën e shqiptarëve. Të kthejmë me votë shpresën. Të fitojmë me votë dhe të fillojmë me votë një histori të re, pranë qytetarëve dhe për qytetarët. Nisemi sot me problemet e mëdha që ka vendi dhe shoqëria shqiptare duke i ndjerë thellë në shpirt si një përkushtim. Ka rrugëdalje dhe rrugëdalje propozojmë, ka zgjidhje dhe zgjidhje do të japim”, tha Basha.
Sipas kreut të PD-së, “Papunësia, varfëria, pasiguria, përkeqësimi i pandërprerë, eksodi masiv i qytetarëve, të gjitha këto nuk janë fatalitet, por damka e qeverisë Rama-Meta”. “E kemi treguar dhe do të tregojmë se dimë ti japim vendit mirëqenie. Me përtëritjen tonë që vazhdon, me bashkimin tonë. Ne demokratët nisemi sot me zgjidhjen dhe për zgjidhjen që meritojnë shqiptarët. Punë, mirëqenie dhe dinjitet. Me votë, me votë, me votë. Kjo është thirrja jonë. Me votë ti ndalim, me votë ti kthejmë reston e gënjeshtrave dhe mashtrimeve. Me votë tua shfryjmë arrogancën dhe arbitraritetin. Me votë vendosim ekuilibrin jetik. Me votë të krijojmë një pol fuqie qytetare që do të diktojë menjëherë, uljen e çmimit të energjisë, faljen e kamatëvonesave, ulje taksash dhe mbështetje për bizneset; ulje të tarifave për studentët, rihapjen e filialeve të universiteteve publike, heqjen e TVSH-së për mallrat e shportës. Me votë të shpëtojmë pushtetin vendor, nga rreziku i aneksimit. Të rrisim me përgjegjësi dhe profesionalizëm, burimet në bashkitë që do të drejtojmë. Në detyrën tonë fisnike si opozita e vendit, kemi denoncuar zinxhirin e skandaleve qeveritare”, theksoi kreu i PD-së.
Basha deklaroi se më 21 qershor qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre dhe zgjedhjet janë vendimi suprem, janë shpëtimi. Ai bëri thirrje për votimin e kandidatëve të opozitës, ndërsa vuri në dukje si dy nga problemet më të mprehta sot për sot në vend, varfërinë dhe pasigurinë.
“Më 21 qershor është radha juaj, zgjedhjet janë vendimi suprem, janë zgjidhja juaj, janë shpëtimi. Unë jam i bindur se qytetarët shqiptarë janë të përgatitur të bëjnë një zgjedhje të mençur dhe të drejtë. T’i japim një shans jetës sonë. Të votojmë masivisht kandidatët e PD-së, kandidatët e opozitës. Kudo në Shqipëri, hallet mbizotërojnë kudo. Nëse duhet të vëmë gishtin dhe të zgjedhim dy prej halleve më të mëdha, ato janë pasiguria dhe varfëria. Pasiguria përgjon si bisha, jetën e qytetarëve”, tha Basha.
Ndërsa kandidati për bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës tha se ai e do fitoren për tu shërbyer qytetareve dhe jo per te bere karriere politike.
“Kam shprehur gatishmërinë për të marrë përsipër detyrën e nderuar e shumë sfida të kryetarit të bashkisë së Tiranës. Asnjë arsye e lidhur me interesa personale nuk më ka shtyrë për këtë. E vetja shtysë ka qenë dëshira për t’iu shërbyer qytetarëve. Kam lindur e punuar me qytetarët në Tiranë. Kam bindjen se do t’u shërbej juve më mirë se kushdo tjetër që ka shprehur të njëjtën dëshirë. Garoj sepse e dua këtë qytet. Dua të përmirësoj higjienën në qytetin tojë, por edhe frymëmarrjen e qytetit. Dua të përmirësoj edukimin e fëmijëve. Dua të ndërtoj e të rregulloj trotuaret tona. Dua të marrë në mbrojtje e të ndihmoj njerëzit e varfër. Do të ndihmojmë fëmijët jetimë, komunitetin rom dhe atë egjiptian. Dua të ul papunësinë, të ul taksat e të krijoj lehtësira për biznesin e për familjet. Të gjithë sot jemi lodhur nga disa politikanë që dinë vetëm të fajësojnë njëri tjetrin, e nuk marrin përgjegjësi mbi veten. Ka ardhur koha për të zgjidhur problemeve tona. Ka ardhur koha për t’i thënë mjaft majtistëve. Mjaft djathtistë të shtirur. S’kam dashur asnjëherë të fus duart në xhepin e të tjerëve, por është zgjedhja ime t’u ndihmojë qytetarëve.
Marr përsipër t’u ofroj qytetarëve marrjen e shërbimit të nevojshëm, pa qenë nevoja ta blerë atë. Jam i ashpër për interesat e publikut, negocioj deri në fund për interesat e tij. Kam tolerancë 0 për atë që vjedh. Nuk ka shans askush të jetë më mua nëse dëmton qytetarin, nëse i kërkon diçka në këmbim të shërbimit të ofruar. Oferta ime është integriteti, shërbim, transparencë, punë e shërbim ndaj çdo qytetari të Tiranës. Do të jem i devotshëm për të përligjur besimin tuaj.
Kur isha në krye të maternitetit t’i Tiranës, kontrolloja me kujdes mënyrën e ofrimit të shërbimeve aty. Kemi realizuar tenderime për medikamente me një kosto 30 % më të ulët se në vitet me parë. Kriter i punësimit u bë meritokracia. Vendosëm së bashku me stafin objektiva, vendosëm tolerancë 0 ndaj korrupsionit. Nuk jam në këtë garë për të bërë karrierë politike.
Ka shumë varfëri në Tiranë dhe në zonat përreth, papunësia është vrastare. Nuk ka gjë më të trishtë se sa profesionistët, ata që kanë mbaruar shkollën, nuk kanë punë. Jam i ndjeshëm për të rinjtë. Tirana pasuri të shumta. Kam besim se qytetarët e Tiranës, do të zgjedhin kandidatin më të mirë, për familjet e tyre. Do ta zgjedhin për punë dhe jo për llafe, për punë dhe jo politikën, për punë dhe për dinjitet”, tha Kosova.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha se “kandidatët tanë nuk kanë rekorde kriminale dhe zotohen se nuk do të rrisin taksat por do t’i ulin në kufijtë më të ulët ligjorë. “Kandidatët tanë zotohen se dera e tyre do të jetë e hapur 24 orë për qytetarët. Votoni më 21 qershor për punë dhe dinjitet”, tha ai
cthot ky qe ka pare me cdo kujdes “ato” te grave kur lindin? ce kan kete kandidat te paafte keta. po megjithate le te flas edhe nje muaj brockulla se me 21 qershor do i mbyllet goja ketij dhe t gjith kandidateve te paafte te PD
eshte teatri rradhes qe i qe PD po i servis shqiptareve mbas gjith atyre premtive boshe qe ddhane ne 8 vjet tani po e perserisin prap. mendojn se populli eshte i humbur edhe do ti harrojne ca ato kane bere ne 8 vjet!
po o bashe shqiptare do votojne per te ardhen e tyre. po nuk do votoj per ju do votj per ato njerez qe do e cojne ne drejtimin e duhur. qe te shkoj drejt endres europiane.
Shqiptaret kane nevoj per adminstor te zot edhe jo per hajduta edhe mashtrusa si ju. prandaj nuk do ju zgjedhin ju sepse ju jeni fotokoja e berishes edhe e dime shume mire si e ka administruar berisha shqiperine ne 8 vjet!
Ky Halimi me mire te kishte shkuar tek portokallia sepse kam mendimin qe do kishte shume sukses sepse keto batutat i ka shume te gjetura.
Hajde fushate hajde. E gjitha kjo fushate qe u be sot eshte nje fasade por qe pas kesaj fshihen disa njerez qe nuk kane qellim qe te punojne per qytetaret pro te vjedhin sic kane bere per 8 vjet Berisha ne qeveri.
Per mua Halimi nuk eshte nje shembull per tu ndjekur sepse Halimi gjate kohes qe ishte drejtor i maternitetit ai ishte i fokusuar jo ne punen e shtetit por kishte interes per te cuar klientet tek klinika e vet.
Mund te me thote njeri se si e beri Halimi kliniken 2.6 milione euro, kur ai ka qene vetem drejtor i maternitetit. Shpjegimi i vetem eshte qe ai ka bere pune te dyfishte, me qellim pasurimin e vetvetes.
Kur drejtoje maternitetin, tregoje kujdes per pacientet duke i orjentuar ne kliniken tende private, duke bere presion edhe mbi mjeket e maternitetit, qe te siguroheshe per t’i cuar pacientet te Petali, qe te merrnin sherbim sa me te mire atje perkundrejt pagesave te kripura.
OMG kryebashkiak pas teje, te ndjeke gjurmet e tua, rrenim pa kthim do te ishte per Tiranen. Ca shembulli je ti o Lul per tu ndjekur, shembulli i rrenimit dhe pervetesimit te fondeve publike per partine. Paskerkeshit qene te pangopur, a nuk u mjaftuat me vjedhjet marramendese ne tenderat kur ishit ne qeveri?
Basha po pellet nderkohe ne Tirane mungojne kazanet e plehrave, mungojne kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante, Lana kundermon ere te padurueshme eshte e pamundur te kalosh afer saj. Nuk eshte ky qyteti qe duam, jemi teresisht te zhgenjyer.
KUJTESE!
Lulzim Basha kur erdhi ne krye te bashkise premtoi:
-kartat e studentit
-krijimin e hapsirave te gjelberta
-hapjen e qendrave rinore
-Tramin
-Terminalin etj, asnje nga keto premtime nuk u mbajt.
Tani qe ristan pijaneci ,po pi tek shqupi dhe jo tek kqz pedja nuk besoj se merr me shume vota se lsi.Pas fitores se te majtes ,ne krye te pedes duhet te vije bojagjiu ose grupi i olldashit.
Per pa ti votosh keta plera. Per 8 vjet na kane shkaterruar me saliun ne krye. Packa se del Luli dhe flet aty, te gjithe jane ushtare te Saliut. Kujtojne se ne harrojme se cfare kane bere keta per 8 vjet.
Keto plera do ti shporrim sic shporrem Saliun me 23 qershor.
Po ik more Bashe se na e shpife. Ca pune dhe dinjiteti flet ti. Kur ishe minister transporti vodhe 320 milione euro nga rruga durres-kukes. per cfare dinjiteti flet ti kur ke kryer tradhetine me te madhe i shite detin Greqise.
Nuk e leme vendin ne duart e njerezeve te tille si puna e Halim Kosoves apo grida dumes
çfare niveli i dobet! kisha degjuar si njeri i mire e specialist i mire ky Kosova, por tani po e shikoj qe qenka tamam si ata injorantet e pd-se. me vjen keq per kete qe theme, por ama eshte tamam bataku i injorancesh shqiptare qe eshte çfaqur ne vite me synymin te vjedhim sa te vjedhi. Larg qofte kryetar bashki ky.