Veliaj prezanton programin me 10 pika për turizmin: Ta kthejmë Tiranën në destinacion kryesor turistik

21 Maj 2015, 13:40Politika TEMA

Erion Veliaj, kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, ka vijuar edhe sot me prezantimin e programit të tij për kryeqytetin, duke u fokusuar te turizmi dhe mënyrat për ta kthyer Tiranën në një qytet që tërheq vazhdimisht turistë.

 Ai prezantoi publikisht kontratën e tij me 10 pika të programit për turizmin, duke shprehur përkushtimin e tij për ta kthyer Tiranën në një prej destinacioneve turistike më tërheqëse në Mesdhe. Me ndarjen e re territoriale Tirana ka një potencial fantastik për turizmin.

 Veliaj kujtoi se pata 4 vjetësh, kryetari aktual Lulzim Basha bëri vetëm një premtim për turizmin, duke thënë se do të krijonte Rrjetin e Destinacioneve të Integruara Turistike të Tiranës, por ky premtim nuk u mbajt kurrë.

 “Këto 4 vitet e fundit Tirana ka pasur një kryetar bashkie turist, që i është dashur ta vizitojë kryeqytetin herë pas here, për të promovuar partinë”, tha Veliaj.

 Kontrata me 10 pika për turizmin në Tiranë:

 1. Hartojmë një guidë të plotë turistike në shqip dhe anglisht për të gjitha atraksionet turistike dhe kulturore që ofron Tirana.

2. Ndërtojmë një faqe interneti për promovimin e të gjitha llojeve të turizmit në Tiranë.

3. Krijimi i guidave audio për turistët e huaj, për zona specifike të Tiranës.

4. Krijojmë guidat dhe hartat e lëvizjes (tracking routes) për ekskursionet ditore ose gjysëmditore.

5. Negociojmë hapjen në Tiranë të një hoteli tjetër, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të hotelerisë.

6. Vendosim linja transporti të dedikuara drejt pikave turistike më strategjike.

7. Ofrojmë incentiva për fermat dhe bizneset agro-bujqësore për të zhvilluar agro-turizmin.

8. Krijimi i zonave pedonale kushtuar tregjeve të përkohëshme dhe hapësirave rikrijuese.

9. Konsolidimi dhe zgjerimi i traditës së krijuar me Natën e Bardhë me festivale të tjera dhe ngritja e këtyre eventeve në nivelin e një eventi kulturor ndërkombëtar.

10. Orientimi i industrisë turistike drejt turizmit të biznesit duke synuar tregun  MICE (Takime, Nxitje, Konferenca, Evente).

23 komente në “Veliaj prezanton programin me 10 pika për turizmin: Ta kthejmë Tiranën në destinacion kryesor turistik”

  1. besimi says:

    tirana do dnryshoj vetem me erion veline

    1. arda says:

      erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen

      1. vera says:

        ky eshte program i verte per turizmin qe do e transformoj konceptin e turizmit ne tirane

        1. sajmir says:

          ky njeri ka treguar se di ti mbaj premtimet dhe ket gje do e bej dhe me transformimine te turizmit ne tirane

          1. Urimi says:

            Program dinjitoz dhe i detajuar.. I qenesishem e jo i verbetr e imagjinar si ai i Lulit dhe Halimit te lulit

            1. NEXHI says:

              SI NUK DOLI NJE ME JA THENE TE GJITHA BABEZITE QE KA BERE AI HALIM KOSOVA ME KETE POPULL.. HAJDUTI ME CIZME QE MERR PARA, BEN KLINIKA, VJEDH SHTRETER, FUT ILACE TE SKADUARA

              1. Ciceroni says:

                Ai basha pse nuk del me fol ai dhjaksi? apo ka nxjerre besnikun plak halim kosoven

                1. Olga says:

                  Opo pikaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa e zeze si si bie asaj PD qe del na flet per suksese imagjinare.. Po keta muta jane nje lloj qe vetem genjejne si saliu, luli, halim kosova.. pale na hiqet dhe si engjell ky gjinekologu qe ka bere 100000 aborte

                  1. boni says:

                    erion, kam besim se ke me bo gjona t papame

                    1. valbona says:

                      une dua debat mes alternativave

            2. sit... back..and relaks →→→ says:

              HAHAHAHA, PO MIRE MER VLLA, SI KA MUNDESI TE GJITHA PROGRAMET QE KA PER FUSHA TE NDRYSHME I KA VETEM ME 10 PIKA. NUK KA NDONJE FUSHE PSH QE KERKON PROGRAM ME 9 APO ME 11 PIKA. APO NUMRI 10 BEN ME EFEKT KUR DEGJOHET DHE SHIKOHET NGA NJEREZIT, SE NUMRIN 10 MBAJNE DHE LOJTARET ME TE MIRE TE SKUADRES ETJ ETJ. ORE PO PROPAGANDE DO BENI EDHE ME NUMRAT E ME PIKAT O QE JU RENTE PIKA E JU LENTE PA NUMRA.

          2. Eri mesias says:

            Sa mire! Paska plot mundesira aty per firmen e vllait dhe ate te goces se Dash Pezes! Se ne fakt turistat deri tani nuk vinin se mungonte guida ne anglisht! Me sa duket fondet e Ministrise nuk u mbaruan, tani i erdhi rradha bashkise. Bishti i qenit po bisht qeni mbetet. Me vjen vetem inat qe na mbani per budallenj.

  2. tani says:

    tirana do ringrihet sic bere me ministrin qe kishe ne kontrroll!! urime per punen qe ke bere keto 2 vite dhe te pergezoj per iniciativen qe ke mare te ringrish tiranen !!! sepse ne keto 4 vite as sdim ca beri ai basha !! na rrenoj mesa kam pare.

  3. mentori says:

    Bravo Erjon . ! !

  4. I know something says:

    Program i tipi copy/paste from Google search

  5. Elma says:

    Programi me i mire qe kam pare ndonjehere nga nje kryetar bashkie persa i perket turizmit dhe kjo eshte shume pozitive per nje qytet, program konkret dhe i realizueshem. Turizmi duhet te jete primar per gjithe vendin sepse kemi nje vend te pasur me vlera kulturore.

    1. alo1 says:

      Ik ore idiot, ose i paguar. une nuk shoh program aty shoh dicka qe behet me 5 mij euro dhe qe ne fakt do behet me 5 milion euro. Si u rriska turizmi me nje faqe interneti… dhe pa sherbime ne qytet

  6. alba says:

    Z.Erion Veliaj eshte Drejtimi i Duhur per qytetin tone. ka vertetuar qe me pune arrihet gjithcka dhe eshte individ qe punon dhe ka bere shume gjat kohes si minister tani te beje te njejten gje me qytetin tone.

  7. altini says:

    aman dhe keto njelloj jane si ky qe pretendon te marri bashkine si ai qe ka tani premtime premtime… eshte koha per dicka ndryshe per dicka tjeter jashte koalicioneve te medha te votojme kandidatet e pavarur dhe partite e vogla

  8. alti says:

    BraVO Erion!! Keshtu vazhdo dhe suksese!!

    1. yllka says:

      Me ne fund nje njeri qe ja di punes dhe halleve te qytetit, jo si plaku mere i PD qe ka vrare njerez ne klinike e me ilace te skaduara

  9. tomorri says:

    BRAVO Erion! Jam i bindur se ke per ti mbajtur premtimet!!

    1. Lora says:

      Puna e mire ne MMSR me disa reforma jetike, flet per nje individ qe eshte i punes, me vullnet dhe vizion.. Suksese Erion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje