Fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, ka shkaktuar debat edhe në kuvendin e Shqipërisë, për dy kandidatët e dy forcave më të mëdha politike në vend për bashkinë e Tiranës.
Deputeti demokrat Genc Pollo ka kërkuar sqarime nga kandidati i majtë, se me çfarë parash Veliaj mbuloi shpenzimet e dasmës.
Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka akuzuar sot nga foltorja e Kuvendit, kandidatin e opozitës për Bashkinë Tiranë, Halim Kosovën, për abuzime me fondet publike dhe pajisjet spilatore, gjatë kohës që drejtonte maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe më pas edhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Në një reagim të tijin gjatë seancës plenare, Beqaj ka deklaruar se gjatë një kontrolli në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, u gjet një sasi e madhe barnash të skaduara dhe që ishin blerë gjatë viteve 2008-2009, kohë kur ai drejtohej pikërisht nga Halim Kosova.
“U gjetën një sasi e konsiderueshme ilaçesh me vlerë rreth 100 mijë euro që ishin blerë në vitet 2008-2009 dhe ishin të skaduara”, u shpreh Beqja. Por abuzimi sipas Beqajt nuk mjafton me kaq, pasi gjatë auditit u gjetën edhe 500 mijë dollarë pajisje mjekësore që nuk përdoren dhe janë ende në inventar.
Beqja gjithashtu ka akuzuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë Kosovën se ka marrë edhe pajisjet spitalit publik për të pajisur klinikën e tij private. “Disa ditë para se të largohej nga qeverisja, disa nga pajisjet e spitalit ishin çuar në klinikën e tij private”, tha Beqja në Kuvend.
Sipas tij në këtë spital gjenden ilaçe të skaduara me vlerë 100 mijë dollar dhe aparatura jashtë funksionit me vlerë 500 mijë dollarë.
Debati mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës u zhvillua, gjatë diskutimeve për ligjin shërbimin e jashtëm./j.h
po si ka mundesi qe sa here afrojne zgjedhjet kta te Pd dalin e u bejne rezymene te tjereve duke hedhur balte e shpifur mbi ta , normale qe tani do e kish rafhen veliaj se eshte kandidat e meqe e shikojne shume lart ne politike para Kosoves po mundohen ta godasin gjetke .Kosova dhe krevatet e maternitetit sgjenin derman nga ai se i zhduku te tere ne drejtim te klinikes se tij modeste
turp e faqezeze si svut mend ju te pd -se njehere po gji5th jeten duke shpifur e hedhur balte mbetet ,,, po hidhni syte njehere nga vetja ore njerez flloni te gjykoni vetvetet se besoj se as deri ne fund te jetes nuk i shlyeni dot vjedhjet e mashtrimet qe keni bere
Ku i gjeti parate qe investoi ne kliniken e tij private Halim Kosova? Nuk jane pak por 2.5 milione dollare.
Ok .cfare pergjigje dhane te akuzuarit ??? Qe nuk ka mbrojtje kjo eshte e qarte .
Pollo nxitohet. Veliaj e ka patur mamin biznesmene shtoi che milionat e fiqve, (jo ato nga projektet e ministrise) mund te blinte edhe kalane jo me te bente dasem me qindra te ftuar
Ne e dime qe te dy palet po ju dha mundesia vidhni cte gjeni.Mos u grindni per pare e mall por na coni ne europe.Ne u votojme se duam qe mos jeni te varfer .Sa per martesa ju lejojme te beni sa kryeministri.Aman martohuni dhe lerini menjane bashkejetesat.nuk i lejon kodi i nderit.Dashnore mund te mbani sa te doni se ato nuk i kontrollon Inspektoriati i pasurive..Ne u kemi votuar dhe do tju votojme.
nga na doli kjo e doktor kosoves??apo skeni si te mbuloni dasmen luksoze te erionit??
o polllo o qime kuq o ……………………… e di vete kush je .
po per nje dasem perflitet kaq shume apo doni te mbuloni m…. me gjethe fiku.
sa shqiptare bejne dasma shiko programin lufta e nuseve .ku i gjejne keta njerez parate .te ftosh shume njerez do te thote te te sjellin para.por te ndertosh do te thote te vjedhesh .
pastaj me sa degjojmeveliaj eshte i martuar me xoxe kane para si dere shkrimtaresh. apo germoni ku i gjeti ajo qe studjoj ne france.
NUK KE CA DEGJON HIC, THA QE IA PAGOI MAMAKA DASMEN ME LEKET E PENSIONIT. TANI TI GJEJE SE ME CA MUND TA SHTYSH POSHTE KETE LLOJ SHPJEGIMI. SA PER VJEDHJENE SPITALIT NGA HALIMI, CUNI I HAMIT BEQAJT I KA TE GJITHA KOMPETENCAT TA COJE NE GJYQE PASI TI KETE BERE DOSJEN. PSE NUK E E KA BERE DERI TANI? SE E KA SHOK PRANDAJ. KUJTONI SE KTA BOLEMEDHEJNTE E POLTIKES NUK HNE E PINE ME NJERI TJETRIN, TERE DITEN E TERE NATEN.
Eehhhh, Halos se shkrete ja dha paret nje mik nga Zvicra. Ca qyfyre keput o Halim kusari. Ke vjedhur per kokrren e qefit o hipokrit po do inpaguash deri ne qindarlmken e fundit o i paafte.