Sondazhi Piepoli: Veliaj 52%, Kosova 36%, Bojaxhi 8%; “E majta” 58.5% të votave kombëtare

21 Maj 2015, 11:04Politika TEMA

Instituto Pieopoli, kompania më e njohur italiane e sondazheve, publikoi dje në A1 Report një sondazh për garën e Tiranës dhe një sondazh kombëtar (Instituto Piepoli e parashikoi me sukses fitoren e koalicionit “të majtë” para zgjedhjeve shqiptare të 2013-ës në Vizion Plus).

Sipas sondazhit Piepoli, në qoftë se do të zhvillohej votimi sot, Erion Veliaj do të fitonte 52% të votave të tiranasve që do të merrnin pjesë në zgjedhje. Halim Kosova do të merrte 36% të votave, Gjergj Bojaxhi do të merrte 8% të votave dhe të tjerët 4%. Koalicioni që përkrah Erion Veliajn do të merrte sot 60% të votave, ndërsa koalicioni që përkrah Kosovën do të merrte 36.5% të votave.

Bie në sy që Veliaj ka një deficit 8% në krahasim me koalicionin, ndërsa Kosova praktikisht ka të njëjtën përqindje me koalicionin (36%).

Në nivel kombëtar, koalicioni “i majtë” do të merrte sot 58.5% të votave të shqiptarve që do të merrnin pjesë në zgjedhje, ndërsa koalicioni “i djathtë do të merrte 39.5%. Praktikisht, dy koalicionet kanë një raport përqindjesh mes tyre, te njejte me atë që regjistruan parvjet në zgjedhjet parlamentare.

Në lidhje me besimin që kanë votuesit për katër liderët politikë kryesorë, Rama është i pari me 58% dhe Berisha i fundit me 30%. Përqindja e Ramës është praktikisht e barabartë me kuotën e koalicionit qe ai udheheq, ndërsa e Bashës (33%) është 6.5 pikë më poshtë se kuota e koalicionit te tij (39.5%)

22 komente në “Sondazhi Piepoli: Veliaj 52%, Kosova 36%, Bojaxhi 8%; “E majta” 58.5% të votave kombëtare”

  1. Lomi says:

    Hahahahhahahahhaha jane bere boze dhe “sondazhet” e sajuara…

    1. deni says:

      sondazhi eshte sh i sakte, por nje gje me habit. 30% besojne akoma te saliu??! ca behet kshu me kta njerez?

      1. sit... back..and relaks →→→ says:

        PO PRA CA BEHET, KU VAJTI UNITETI 99.99% PER PARTINE DHE SHOKUN ENVER?

    2. gjysh says:

      Kurioziteti se kush do fitoje garen e Tiranes eshte shuar prej kohesh qe ne momentin qe kandidat i se djathtes u shpall Halim Kosova i cili takim pas takimi verteton se as qe ja ka idene se si mund te drejtohet kryeqyteti. Keshtu qe mendoj se z. Veliaj e ka te fituar Tiranen, fundja eshte njeriu adpat per te drejtuar kryeqytetin e lene ne meshire te fatit!

      1. Janaqi says:

        Puna e bere ne MMSR, aftesite e drejtuese e menaxhuese deshmojne se Erion Veliaj do beje pune te mire edhe per Tiranen. Te mos harrojme se doktor Halimi eshte derivat i atij i cili e ka braktisur prej kohesh Tiranen. Ka ardhur momenti qe kryeqyteti te kthehet ne identitet.

    3. TONI says:

      si mund te mos jet kshu sondazhi kur tirana u vodh nga saliu per lulin dhe 4 vjet luli ja futi ne hollande

    4. nardi says:

      ERJON VELIAJ DREJTIMI I DUHUR!!!!! ska si te jet ndryshe kur nga ana tjeter kemi doktorin dhe mikun nga zvicra!

    5. vini says:

      pse i nxirrni kto sondazhe. lereni ti vi si surpriz pd humbja spektakolare

  2. jon says:

    hahaha frika e humbjes e ka kapur te majten dalin me fakte fallco edhe ne England nxorren ed miliband fitues te padiskutueshem por e pat fort mire se cndodhi Cameron e fundosi po ashtu edhe juve do fundoseni

    1. klosi says:

      Se kush do te fitoje do ta shohim me 21 qershor. Une them qesh mire kush qesh i fundit.

    2. Sali Kurva says:

      Qenke një pykë k…ti Jon…

  3. Andos says:

    Fitorja e Veliajt mendoj se do jete edhe me e thelle nga sa e tregon sondazhi. Ka te gjithe faktoret ne favor duke filluar nga aftesite e vete Veliajt e deri te koalicioni i majte.

  4. besnik says:

    Cdo dite qe afron po konfirmohet fitorja e Veliajt. Ai eshte kandidati i duhur sepse te gjithe qytetaret e Tiranes e kane mirepritur. Une mendoj se kjo diference do te thellohet akoma me shume ne favor te Erionit.

  5. ERMAL says:

    PIEPOLI ESHTE INSTITUT QE BEN SONDAZHE MARKETINGU PER PRODUKTE QE DALIN NE TREG NE ITALI SI BRISQWT OSE SHKUME RROJE MUND TI BESOHET CARLO BOLINOS QE E NXJER PS ME MIRE SE NE 2013 ESHTE KOMPLET KAR

  6. Loni says:

    Ti tregon loni sondazhet ty, mos ki merak. Ta kendon lon lala ty pas nje muaji.
    Do me besh kakerdhi edhe nje muaj. Hajde fiq

  7. ekilo says:

    Veliaj perfaqeson Mjaft. Jo PS. Ky molusk vlorebsabotoi PS ne 2005

  8. Billy says:

    Po cfare sondazhi eshte ky, pie polli. Sondazhet u bene nje here dhe nuk ka pse te bohen ende. Sondazhet u bon tek Panorama dhe Ballkan web. Dhe e djathta fiton 100% te bashkive. Na plasi ne se si dalin zgjedhjet.E djathta i ka fituar kto sondazhe.

  9. ERMAL says:

    PO DHE SOCIALISTI ME FANATIK DHE ME IDIOT SE BESON KET KARLLIKUN E BOLINOS QE DO ME E NXJER ME ZOR ERIONIN OSE PS ME DIFERENCE PO NDERKOHE GJENDJA KOMPLET TJETER DHE DO SHIFET PER 1 MUAJ

  10. Indriti says:

    Prisni surprizen kur kandidati qe po flet troc te sjelle nje uragan votash. Do habiteni me votat e Gjergj Bojaxhi pasi po punon shume me njerezit dhe jo me mediat qe i jane vene kunder

  11. @PD&PS&LSI says:

    Ja u be edhe sondazhi politik i rradhes per te ulur friken e militanteve ndaj kandidatit te pavarur.
    Te gjithe militantet partiak te pergatiten per surprizen e madhe, Gjergji Bojaxhi do te jete krytari i ri i bashkise sepse njerzit jane merzitur se trajturari si bageti kopeje.

  12. sit... back..and relaks →→→ says:

    GANI BOBI CA THOTE, JAM SHUME KURIOZ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje