Kryetari i PD-së Luzim Basha i shoqëruar nga Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit bregdetar. Basha këmbëngul që vota e 21 qershorit është votë për t’i diktuar qeverisë uljen e taksave , faljen e kamatvonesave dhe çështje të tjera që janë në varësi të pushtetit qëndror.
“A ka shpresë se do të bëhet më mirë nesër? Në dy vite taksat janë rritur, ndonëse Rama-Meta premtuan se do t’i ulnin. Në dy vite janë rritur çmimet, ka rënë fuqia blerëse. Me të njëjtat pensione blihet më pak, paguhet më shumë, jetohet më keq. Ku janë 300 mijë vendet e punës? Ku është ulja e çmimit të dritave?! Ku është hapja e universiteteve për të rinjtë?! Edi Rama dhe Ilir Meta, të dy së bashku dhe veç e veç, organizojnë estrada dhe me një tufë memecësh përpara recitojnë të njëjtën histori çdo ditë, pa u bërë merak se asnjë prej shqiptarëve nuk merr përgjigje për këto pyetje. Në rastin më të mirë shqiptarët marrin sulmin ndaj opozitës, ndaj meje, ndaj Gridës. Çfarë fshehin këto? Mungesën e përgjegjësisë. Nuk u përpoqën që të mbajnë këto premtime, nuk bënë as më të voglin mundim për t’i mbajtur, u provuan që morën votën dhe mashtruan qytetarët”- deklaroi Basha.
Përveçse kamarier, Lulzim Basha tha se punuar në jetën e tij edhe si operator në Call Center.
“Kam punuar dhe unë part-time në Call Center kur kam qenë student. Por nuk mund të jetë kjo e ardhmja e studentëve. Duhet të krijojmë një klimë miqësore për biznesin, që të hapen vendet e reja të punës. Ne kemi krijuar në Bashkinë e Tiranës fondin e garancive, ku shumë biznese kanë marrë kredi që në kushte të tjera nuk e merrnin dot”, tha Basha.
Ndërsa kandidatja për bashkinë e këtij qyteti Duma tha se është shpresëplotë që të rinjtë do të jenë mbështetësit e saj më të fuqishëm.
Ajo i ka sjellë në vëmendje Bashës fushatën e vitit 2011 duke i thënë se lokomotiva asnjëherë nuk e kupton ankthin e vagonëve që tërheq.
“Do ta them si besimi që do vdes deri në ditën e fundit, vetem një palë nuk do të më tradhtoj, ju. Basha nuk e mban mend stafin rinor që i shkonte mbrapa për 2011, se kush tërheq lokomotivën nuk e kupton ankthin e vagonëve që i tërheq nga pas, disa kanë dhe beba u dashuruan aty.
Ndaj rinisë nuk kam falenderim për mbështetjen.
Kam fat se mbështetem nga një kryetar që mbështetet nga një frymë zhvillimi.
Me Bashën nuk ka spekulim dhe thashethem që funksionon, veç punës.
Në Durrës duhet të ndihet jeta dhe jo varrosja e arkelogjisë të qytetit.
Nuk ka më ishallah do ta bëjmë, ka nevojë për forcën e tuaj.
Dëgjoj prindër që thonë , një punë për djalin ose vajzën dhe të jap votën, ose ca që thonë na rregullo ne se të rinjtë jetën përpara e kanë .
Përpara e kanë, por këta nuk pyesin ça ka mbrapa.
Mjaft më të rinjtë në kafene me iphone në duar. Duhet një rini që ka klube sportive , parkun e gjelbër.. Bashkia e Durrësit jo vetëm nuk do marrë nga Tirana, por do i marrim edhe ca durrësak që i’a kemi dhënë. Jemi të gjithë notarë, por e kemi mbyt pishinën. S’ka një merkato peshku .Rinia e para që kontribon për me ndryshu faqen”, tha Duma.
Duma tha se do t’i jepet fund qëndrimit të rinjve në kafene, duke premtuar se qyteti do të ofrojë më shumë mundësi dhe angazhime për to.
Flet per ulje taksash z. Basha subjkti politik pjese e se ciles eshte e katandisi si mos me keq kete vend. E moret ndeshkimin me 23 qershor, mjaft na shisni dengla. Sa per zgjedhjet lokale do i kerkoj z. Basha te rikthehet ne TIrane pasi nuk ka bere asnje pune per kryeqytetin, e ka lene prej kohesh ne meshire te fatit .
Lulzim Basha teksa mori drejtimin e Tiranes ne vitin 2011 premtoi: – Tramin
-krijimin e hapsirave te gjelberta
-hapjen e qendrave rinore
-kartat e studentit, asnje nga keto nuk eshte realizuar. Gjykojeni vete.
Meqe po flet per vjedhje, sa para’ vodhe ne rrugen e Kombit z. Basha? Po ne 21 janar kush dha urdher te qelloheshin 4 protestues te pafajeshem, ju si minister i brendeshem apo ish – kryeministri Berisha? Po Tiranen pse e le ne meshire te fatit? , ne kryeqytet nuk ka as kazane plehrash.
ju jeni bere fiks dy lule se bashku e hajt o burra te mashtroni popullin. Nje Tirane pate e nuk bere asnje gje per te jo me te besh per te gjith popullin.
SHQINA,Jo Duma.
Kandidatja e Durresit e ka mbiemrin Shqina.Ndersa,per premtimet qe bo,ja fut pordhes kot.
Po tregove nje pune qe ka bere Basha ku ka qene pervec maskaralleqeve e poshtersive flasim per pune te mira atehere nuk ka ngelur njeri pa punuar Per kryetar bashkie eshte me i dobeti per Minister transporti kemi 220 milion euro te pervetsuara kur ishte minister i brendshem kemi 4 te vrare kur ishte minister i jashtem i fali detin Grekeve Nuk e di per ku mund te krahasohet ky njeri A ne rast se e shikoni si djale te bukur eshte tjeter gje Se edh ty me duket per kete pune te ka zgjedhur.
Sot nga qyteti Mesdhetar i Durresit, zoti Basha premtoi uljen e taksave, te energjise dhe heqjen e kamat vonesave,çudi deri dje ne qeveri prej 8 vjet , perse nuk e beri.
Keto jane gafat qe degjova sot nga Basha, i cili nuk ben dot dallimin nga “mesdhetar”, ne brigjet e Adriatikut.
Si munde te fitoje zonja Grida ne Durres kur e prezanton nje njeri pa fijen e burrnise. Lulushja e ndriti Tiranen dhe tani ka gjetur nje azgane qe te ndrisi qytetin e Durresit.
Basha tregon te verteten kur thote se ka punuar ne Kall Center. Por ne ate kohe kur ka punuar Basha quhej….0 900 900 900….Ohoo, oh, oh, ehehe, uf, uuuu, ah, ih, ooooo.
Bravo Basha per sinqeritetin.
GRIDA FITON NE DURRES KA SHUME POPULLARITET PLUS VANGJUSHI ESHTE I URRYER MBAS 8 VJETESH BETON SE VOTON ME NJERI AS LEKET SI BEJNE ME DERMAN
Lulushi vogel kur thote se ka punuar në Call Center, kopjon Erjon Velin. Mirëpo kopjet zakonisht mesuesi i vlerëson me notë pakaluese.
…grida duma, lodheni kot…eshte thjeshte nje e pacipe…
Gridare piu forte, piu forte!
Ulerima,ke shume te drejte qe ankohesh per qytetin tend te dyte.Pa treg peshku,pa anije,pa kete e pa ate…Ke shume te drejte.Po te pyesesh paraardhesit e tu komuniste,do te te thone se cfare fllote detare la trashegim ai,IL CATTIVO.Kur erdhi ne pushtet idhulli yt,IL CATTIVISSIMO,shkaterroi flloten tregtare dhe ushtarake,flloten e peshkimit,Kantjerin Detar te riparimit te anijeve,etj,etj.Prandaj,sinqerisht,fol sinqerisht.Beni nje MEA CULPA,per tere sjelljen prej Neroni ndaj ketij qyteti pa goje,pastaj,sinqerisht do te votoj per Ju.
Po mi Nafije Suma a je ti kandidate esht vulos humbja dhe degjenerimi juaj.
Po flet per premtime, po ku i ka ky zotria karten e studentit, pensionistet te benin transportin falas, trami, stacionin e trenit e shkuli nga vendi, etj, etj, etj, po rri mos fol te pakten, ne kurriz i ka ky popull,qe ju vetem shkaterroni,ik zhduku dhe mos dil ne faqe te dheut.
Puna eshte nder.