Vendi kryesor i Bashkimit Europian i kërkon Shkupit të pozicionohet qartë për orientimin integrues drejt Bashkimit Europian. Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier e la të nënkuptohet këtë kur gjatë pritjes së homologut shqiptar Ditmir Bushati tha se, zhvillmet e fundit në këtë vend kanë lënë dyshime për këtë.
“Shprehëm shpresën që nuk do të ketë incidente të tilla të mëtejshme dhe që gjendja jo vetëm të qetësohet, por që në Maqedoni të konsolidohet vullneti për të vazhduar rrugën drejt BE dhe jo të krijohen dyshime për këtë. BE është treguar e gatshme për të ndërmarrë përpjekje ndërmjetësuese”, deklaroi Steinmeier.
Zhvillimet në fqinjin tonë, me një popullësi mbi 30 për qind shqiptare, ishte një nga çështjet për të cilat ministri ynë i Jashtëm udhëtoi drejt Berlinit, me ftesë të homologut gjerman.
Të dy ministrat e Jashtëm ndanë qëndrimin për nevojën e transparencës mbi sulmin me armë në lagjen e Trimave në Kumanovë.
Berlini e Tirana gjithashtu ndanë po të njëjtin qëndrim kur i përsëritën Shkupit kërkesën për të shmangur shndërrimin e krizës politike në një krizë ndëretnike, që për Bushatin e Steinmeier do të kishte pasoja edhe për rajonin.
“Kriza aktuale të ndalet e të mos përshkallëzohet dhe rruga, ose busulla orientuese e Maqedonisë, sikurse e gjithë vendeve të rajonit, të vijojë të mbetet integrimi Euro-Atlantik, që bazohet në sundimin e së drejtës dhe në marrëdhënie të mira ndëretnike, siç parashihet në Marrëveshjen e Ohrit”, tha Bushati.
Duke thënë këtë, ministri Bushati, që informoi edhe për zhvillimet reformuese në vend, e siguroi ministrin e Jashtëm më të rëndësishëm të BE-së për qartësinë e orientimit të Shqipërisë. “Shqipëria do vijojë të jetë një partner i besueshëm i BE për të ndjekur një politikë sa më konstruktive dhe brenda kontureve të mirëpërcaktuara”, nënvizoi Bushati.
Çështja e azilkërkuesve nga Shqipëria drejt Gjermanisë ishte gjithashtu një nga temat e diskutuara mes Bushatit e Steinmeier, për të cilën ky i fundit vlerësoi fushatën sqaruese të autoriteteve të Tiranës në bashkëpunim me ambasadën gjermane.
Përfshirë diskutimin për konferencën e ardhshme të vendeve të Ballkanit në Vjenë, Bushati e Steinmeier u takuan në Berlin në paraprirje të vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit./TCH
Angela mir se te vije,por shokun sali a ka me e takue?!
shoku sali ti rrase llapen ne bir t’bothes e te knaqet
Hahahaa….
Ka punu dhe ai I shkreti per ket dit.100 here e ftoj me vizitu Tironen dhe ajo “kucka” s’ja plotesoj qejfin.
Sal’s nuk i bi rradha se asht’ n’upozite, po Like floririn me bllok n’dor a ka me e takue?????
Merkel ne Tirane
Mossssss
do te fillojne te shkruajne gazetat ne Greqi qe do te vije te komplotoje me Ramen kunder Greqise.
Greket i besojne keto gjera,ashtu thane dhe kur erdhi Erdogani,qe ai e mesoje Ramen te protestoje per detin.
SA KEQ.
Keta “helenet” qe komentojne te TEMA do jene duke fjetur se nje lajm te tille se lene pa koment.
Qimariotet do te thuash!! Shqipen e flasin qi qimariote, greqishten si refugjate, tallen greket me ta ne Greqi, tallen dhe shqiptaret ne shqiperi, shajne çamet qe nuk kane lidhje me minoritaret pasi kerkojne tokat e tyre qe i shpernguli greku. Me 300€ pension ne muaj ndjehen greke e ne vend te punojne, kalojne kohen forumeve shqiptare.
GRUAJA E HEKURT VJEN NE SHQIPERI…LAJM SHUME I MIRE.
TREGON BESIMIN DHE RESPEKTIN QE GEZON KJO QEVERI DHE SHQIPERIA NE ARENEN NDERKOMTARE POLITIKE.
Punet e mira behen gjithmon ngadale ngadale bravo Edi bjeri edhe nje here me shkop koqeve CAMIT SHKERDHAT CIPRAS per punen e Detit dhe je FAMOZ
Skeni pare gje akoma………………………………………….
rroft xhaxhi enver dhe xhaxhi merkel
A kemi ndonje shqiptar te shartum me gjermane ne shqiperi qe te dalin me flamur gjerman ne qender te tiranes?
Krenar per punen e qeverise e te kryeministrit kjo tregon se kancelerite evropiane e ato boterore kane besim te serioziteti i zotit rama bravo me ne fund po degjohet dhe zeri i shqiperise pas 22 viteve te erresires berishiane,bravo z.rama vazhdo keshtu dhe gjithe popullin e ke ne vehte.
Nooooo provokaciaaa…do thone komshinjte tane koqe e injorante
ajde shqipria natural vetem perpara po vjen njemrekulli zonja e hekurit e evropes mir se vin vetem pre para duhet te punojm nat e dit per tuarit nji ekonomi te fort
Hahahahahahahahahhahaah per 8 vjet e ftoi Saluku as qe e pordhi fare hahahahahahahahhahaa
Para Llaci , kemi shqiptare te shartuar me flamurin e pd-se.
Bravo Edi , tani e tregove veten qe je largpames e ne te miren e Shqiperise.
Dje lexova lajmet dhe nder te tjera Shtypi Gjerman kishte bere kontrollin e Ujit neper vende Turistike per Pushuesit. Ishte bere kontrolli per 28 vende te BE, Zvicres, dhe Shqiperise.
E kuptoni tani se perse vjen Mami Merkel ne Shqiperi?.
Nje aresye e dyte eshte edhe situata nderkombetare, pra jo vetem rajonale.
Jemi perpara fillimit te nje lufte te dyte te ftohte. Shqiperia ka male, si dhe nje pozicion gjeografik te shkelqyer per kontrollimin e rajonit te ballkanit. Alpet e Ballkanit jane nen kontrollin e Shqiptareve, pra jo vetem nga ana e Shqiperise, por edhe ne pjesen e Kosoves, si dhe ne pjesen Maqedonise, Alpet jane te populluara nga Shqipetaret. Bismarku i I i Gjermanise ka thene nje shprehje : ” Kush Kontrollon Alpet e Ballkanit, kontrollon gjithe Ballkanin.”
Aresyeja e trete eshte Greqia. politikanet Greke po bejne “flirt” me Ruset, qe do te thote ne rast te largimit nga Nato, Shqiperia do pozicionohet ne nje tjeter kendveshtrim ne NATO, ose me mire te themi se po i behet e qarte Greqise se nje largim i saj nuk ka domethenie te madhe se eshte Shqiperia ne loje.
Mendoj se ka ardhur koha, te perfitoje me shume Shqiperia dhe shqiptaret, pra dite me te mira per ne.
Rrofte Shqiperia