Zaev: Shqiptarët s'duhet të dalin nga qeveria me Gruevskin. Nuk është tani momenti

21 Maj 2015, 16:34Rajoni TEMA

Kryetari i opozitës së Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë që ka dhënë për “Capital” ka theksuar se nuk është momenti i duhur që BDI të largohet nga qeveria.

“Mendoj se për momentin nuk është zgjidhje që BDI-ja ta lëshojë qeverinë. Partia tjetër shqiptare PDSH, është gjithashtu partner i qeverisë. Është fakt se partitë parlamentare të shqiptarëve janë bashkëpunëtor me Gruevskin dhe shohim se si janë të lidhur me Sasho Mijallkovin. Prandaj nga partitë parlamentare shqiptare nuk mund të presim diçka që është në kundërshtim me qeverinë. Kështu që për momentin nuk është zgjidhje dalja e qeverisë nga BDI-së, nuk do të thotë se në të ardhmen një prej zgjidhjeve të mundshme nuk do të jetë edhe ajo. E di që secili e mba dikë me diçka, në një mënyrë, me kërcënime ose të ngjashme, por nga ajo që e kam si informacion, e di që Ali Ahmeti nuk është i varur nga Gruevski dhe nuk frikësohet nga ai. Kështu që, edhe pse, edhe nga BDI kanë vepra kriminale, veprja jashtëligjore, të cilat do të publikohen, megjithatë ata janë reprezent të etnisë të dytë më të madhe dhe sigurisht që kjo do t’iu ndikojë në të ardhmen. Ata mund të ndihmojnë me deklarata, me qëndrime, dalje në opinion etj.”, tha Zaev.

Ditë më parë edhe analisti amerikan Daniel Serwer tha se nuk është moment ii duhur që BDI të dalë tani prej qeverie.

Me sa kuptoj unë, edhe nëse Ali Ahmeti do të largohej nga Qeveria, Gruevski përsëri do të kishte mundësinë që të krijoj një shumicë. Dhe, edhe nëse Gruevski bie, ai mund të dal mirë në zgjedhjet e ardhëshme. Atëherë, çfarë arrihet me daljen? Bile mund të rezultojë me hyrjen në Qeveri të një partie tjetër shqiptare. Pa marrë parasysh se sa nuk janë të lumtur me situatën politike, shumica e liderëve do të përpiqën që të përfitojnë, jo të humbasin”, thotë Serwer.

1 komente në “Zaev: Shqiptarët s’duhet të dalin nga qeveria me Gruevskin. Nuk është tani momenti”

  1. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Kjo tregon se kryeministri ne detyre ka nje mbeshtetje te forte popullore dhe nuk mund te vish ne pushtet me nje pakice, te pakten e pranove se kryeministri ka mbeshtetje te fuqishem nga populli. Qendro edhe per nje kohe te gjate ne opozite sepse te duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje