Skandal me kandidatin e pavarur në Tepelenë: “Më ka falsikuar firmën time dhe të gruas”

22 Maj 2015, 12:30Kronika TEMA
Skandal me kandidatin e pavarur në Tepelenë: “Më ka

Ylli Agaraj dhe Mbaresa Agaraj dy banorë të qytetit të Tepelenës, kanë denoncuar sot kandidatin e pavarur për Bashkinë e qytetit, Dritan Memushi, se u ka falsifikuar firmën e tyre në dokumentin zyrtar që ka dërguar për listën mbështetëse për KQZ.

Të dy bashkëshortët kanë bërë sot një deklaratë para noterit në Tepelenë,  ku deklarojnë se nuk kanë hedhur asnjë firmë për kandidatin e pavarur dhe se janë gati të ballafaqohen me ligjin për këtë cështje.

Nëse deklarata e tyre konfirmohet, kandidati rrezikon të përballet me akuzën e fallsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Nuk dihet në cfarë rrethanash u është marrë nënshkrimi por dyshimet janë se mund të jenë përdorur firmat nga kontratat e një TV Kabllor që drejton kandidati i pavarur.

Mbetët të mësohet nëse cështja do shkoj në Prokurori, apo do mjaftohen vetëm me kontestimin në KQZ.

 

6 komente në “Skandal me kandidatin e pavarur në Tepelenë: “Më ka falsikuar firmën time dhe të gruas””

  1. FBI says:

    E hongri ky, ka per ta denue Gjin Gjoni me shume vite Burg, nuk ka shakara ketu o Zoteri, Shteti Ligjor te merre Shpirtin?????????????

  2. eni says:

    Ushtaret pa dinjitet te publicitarit te tepelenes. Kam nje pyetje: Ku e moret vesh kete info? Nje burre e grua me dinjitet nuk do ta benin terkuze. Do te mjaftoheshin me nje “lemsh u befshin qe na fusin ne keto valle”. Fillimisht publicitari do marre ne punr gruan e ketij cifti qyqar dhe pak me vone edhe vajzen intelektuale. Publicitari, grate dhe vajzat ju “punesofte”

  3. aqifi (po i verteti ama) says:

    Rastit vari trapin, po gjeja qe ben pershtypje eshte analfabetizmi i noterit. Ministria ben mire t’i fuse ne kurs gjuhe shqipe noterer pasi i jep licensen…

  4. aqifi (po i verteti ama) says:

    Redaksia: tani qe botuat datelindjet, numrat personale dhe firmat e ciftir, prit kur te dale ndonje tu marre edhe shtepine dhe pronat me ndonje kontrate false…

  5. tirona says:

    I ziu Ylli. Nuk e la mesuar se firmat nuk vlejne me.

  6. RIGRABITJA says:

    Sensasioni ketu eshte qe ne Shqiperi paska edhe emer femre MBARESA…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje