Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama deklaroi se për shkak të frikës nga rezultati i zgjedhjeve të 21 qershorit, Partia Demokratike ka krijuar alibinë e blerjes së votave.
Duke iu përgjigjur akuzave të ngritura nga PD e cila pretendon se ka nisur ‘fushata’ e blerjes së votave për zgjedhjet e 21 qershorit, Luan Rama u shpreh se “kuzhina e mykur e SHQUP-it ndodhet në një gjendje të mjeruar, ndaj e përfshirë prej panikut të humbjes së radhës në zgjedhjet e 21 qershorit ka sajuar alibinë e shpifjes për gjoja blerje të votuesve”.
“Makina e vjetër propagandistike e SHQUP-it në përpjekjet për t’i paraprirë humbjes që do të vijë prej ndëshkimit qytetar në zgjedhjet e 21 qershorit, është kaq e çekuilibruar dhe e çoroditur sa që fyen dhe poshtëron votuesit dhe mbështesit e saj, duke i akuzuar ata apo duke i trajtuar ata si mall që shitet e blihet”, tha Luan Rama.
Kjo, sipas tij, dëshmon më tej krizën e thellë të besimit dhe mosfunksionimin e ndërveprimit midis SHQUP-it dhe atyre që me shpirt dhe me zemër kanë qenë dhe kanë votuar apo mbështetur PD-në”.
“Natyrisht pamundësia, pazotësia për t’i shkuar garës deri në fund, frika e rezultatit që do t’i japin qytetarët, janë arsyet e vetme se përse është sajuar apo gjendur kjo alibi e turpshme, që në fakt dëshmon edhe njëherë se në çfarë gjendje të mjeruar është katandisur SHQUP-i dhe kuzhina e mykur bashkë me kryekuzhinerin e saj”, tha ai.
Sipas tij, rritja e mbështetësve dhe e votuesve të LSI-së në të gjithë vendin, forca dhe besimi i qytetarëve tek LSI, si shprehëse dhe mbrojtëse e interesit qytetar, distancimi real prej SHQUP-it i gjithë qytetarëve, janë parathënia e gjatë e verdiktit të zgjedhjeve të 21 qershorit, ku qytetarët ashtu si në 23 qershor të vitit 2013, do të dijnë të dënojnë me votë trilluesit, fabrikuesit dhe të gjithë ata që kanë gatuar çorbën bajate në kuzhinën e SHQUP-it.
“LSI është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet dhe do të japë të gjithë kontributin e saj, që të realizohet një proces zgjedhor i ndershëm, korrekt, i paanshëm e transparent në përputhje me standardet europiane dhe nuk do të lejojë askënd më që të kontaminojë apo të prishë procesin zgjedhor”, siguroi Luan Rama.
Ai ftoi PD-në që të heqë dorë prej alibisë së shpifjeve dhe nëse ka prova apo fakte për cilindo përfaqësues, anëtarë mbështetës, votues e simpatizantë të LSI-së, që të rezultojë i implikuar në të tilla veprime të paligjshme, le t’i dërgojë ato pranë organeve të zbatimit të ligjit.
“Ne do të mbështesim, do të inkurajojmë dhe do të nxisim pambarimisht organet e zbatimit të ligjit për të ndëshkuar cilindo me forcën e ligjit, në mënyrë që të garantohet një proces zgjedhor korrekt dhe i drejtë”, shtoi ai.
Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së theksoi se për të gjitha shpifjet, sajesat dhe trillimet e tilla, LSI u është drejtuar organeve të zbatimit të ligjit. “Do të ndjekim rrugën ligjore në gjykatë dhe inkurajojmë organet e zbatimit të ligjit, i nxisim ato duke i mbështetur pa asnjë rezervë, që të ndëshkojnë me rreptësinë më të madhe, cilindo që tenton apo që rezulton të jetë i implikuar në përpjekjet për të manipuluar, vjedhur, blerë, shitur apo tjetërsuar votën”, tha ai.
“Kryekuzhinieri dështak të mos ngatërrojë zgjedhjet e lira dhe ndershmërinë qytetare e cila do të konfirmohet edhe në zgjedhjet e 21 qershorit, me fushatën e blerjeve që e emëruan atë kuzhinier të SHQUP-it”,u shpreh Luan Rama.
Lakja ben sikur nuk i kupton akuzat. Pa blerje votash ata nuk i kuptojne zgjedhjet.
Ky Luani eshte gomari me i madh mbas Balles ,pastaj vijne dhe gomeret e tjere .
Luani nuk ka si te jete Gomar.
As Gomari nuk mund te jete Luan.
Gomari (Gamori) nuk eshte kafshe grabitqare por kafshe pune e per sallam ne fund
O Zot i madh. Basha ankohet per vjedhje votash, ky rrugac qe ne menyre te hapur, pa asnje turp, pa i u nxire surrati vodhi sa mundi votat dhe me ne fund edhe me komisionin famekeq te Ristanit i u a grabiti bashkine qytetareve te Tiranes.Shihni sot ku ndodhet Ristani, numuri @ ne SHQUP, edhe i denuar per korrupsion.
Basha, ky hajdut i 230 milion eurove qe nuk e paraqit asnjehere ne Prokurori dhe qd bandat kriminale i a mbyllen ceshtjen gjoja nepermjet procedurave.
Basha qe per interesa te qarqeve mafioze e krupeve kriminale, per qellime perfitimi nenshkroi mareveshjen per shitjen e detit me Greqine. Shiti zonat naftembajtese dhe ky akt kriminal tashme ka futur ne konlikt te thelle Greqinew ndaj nesh.
Basha ky vrases gjakftohte i 4 njerezve te varfer qe protestonin menyre paqesore ne mes te bulevardit.
Ky pra ka filluar te shese dengla per vjedhjen e votes.
Jo. Bravo Edi Rames.
Edi Rama askush deri me taani nuk e ka akuzuar kush per vjedhje apo deformim te votave.
Edi Rama po punon seriozisht qe zgjedhjet te zhvillohen sipas standarteve europiane.
– Ne zgjedhje shkon me KQZ-ne e zgjedhur nga PD-ja
– Nxori vendimin qe asnje te denuari gjate periudhes zgjedhore nuk do i jipet leje, sic vepronte SHQUP-i i cili zbrazte burgjet, u jipte leje krimineleve te cilet kane bere baterdine ne raste zgjedhjesh.
Se fundi, Rama nuki ka pse shqetesohet pe\r votet. Trimi i mire me shoke shume. Koalicioni i majte eshte i atyre permasave qe nuk ka njohur asnjehere Shqiperia, ka nje koalicion ku aderojne shume parti serioze e qe domosdo do e shpetojne Shqiperine nga gremina ku e gremisen dhe po e cojne vendin ne rrugen e duhur.
@Nikoleta
Moj Nikoleta, mos u acaro shume, se te gjithe e dime se kush eshte Basha dhe Berisha. Por a do na thuash nese Ilir Meta dhe banda e tij jane Hajdutat me te medhenj te ketij kombi apo jo? Kete pergjigje na jep te lutem, apo je dhe ti pjese e asaj bande?
Ku e di ti more bir se ata do te humbin dhe ti do te fitosh? Vota eshte individuale, e fshehte, dhe aq me shume sot kur shoqeria shqiptare eshte ne nje dileme te madhe se ke do votoje e zhgenjyer nga te gjithe. As une nuk e di do votoj Bojaxhiun apo nuk do votoj fare, ndersa ti e ditke se ata do te humbin thlle ! KAQ SHUME PARA KENE DHENE QE QENKE KAQ I SIGURTE!?
kane dhene aq shume vende pune sa tani eshte krijuar bindja qe vetem me lsi mund te gjeshe pune e jo me ps-ne. lsi-ja ashtu si dhe salija luajne me buken e gojes se nepunesve dhe familjareve te tyre. shqiperi hesapi, duan dhe sherr me grekun pastaj. greku ska nevoje te na pushtoje me lufte, mjaft te japi ca pensione e te paguaje ca fatura uji e dritash.