Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të mundësojnë kujdes shëndetësor të përforcuar në zonat turistike, me qëllim që të jenë më afër turistëve vendas dhe të huaj për çdo emergjencë apo problematikë shëndetësore.
Sakaq, Fondi që do të akordohet është 60,5 milion lekë që do të përdoren për barna dhe materiale mjekësore, ambientet dhe personelin mjekësor për këto qendra shëndetësore.
Ndërkohë, Fondi po shikon mundësinë e financimit të shërbimit të pandërprerë përtej këtij afati, pas kërkesave të bëra gjatë vizitës së ministrit të Shëndetësisë dhe drejtorit të Fondit në disa qendra shëndetësore alpine, ku sezoni vijon përtej datës 31 gusht.
Qendrat shëndetësore që do të kenë shërbim të pandërprerë gjatë sezonit turistik janë që nga Valbona, Thethi e Razma në veri dhe 19 zona të bregdetit duke filluar që nga Velipoja deri në Ksami
Me ne fund edhe ne zonat turistike, qe kane fluksin me te madh te njerezve, ka sherbim shendetesor, se njerezit kane pasur frike te shkonin me pushime, se mos u ndodhte ndonje incident shendetesor dhe ku te perplaseshin.
Do te ishte shume e vlefshme per qytetaret nese do te tregohej edhe shperndarja e ketyre qendrave shendetesore, jo vetem per te reklamuar punen e ministrise, por per te patur kete informacion ne rast nevoje. Shume mire bejne qe e kane rishperndare sherbimin shendetesor, sipas nevojes, se gjate veres kryeqyteti zhvendoset krejt ne zonat turistike.
Duhet thene qe ministria e shendetesise po ben nje pune te mire gjate gjithe vitit, per te ofruar sherbime sa me afer vendbanimit, qe ne vere vendbanimi i shqiptareve behen destinacionet turistike, duke cuar sherbimin shendetesor aty ku ka nevoje, vazhdim i politikave te ngjashme, si kontrolli shendetesor prane vendbanimit, mamografia e levizshme, etj.
Kohe me pare keto fonde shkonin per sponsorizimin e ministrave te meparshem te qeverise te udhetime jashte apo te pushimeve verore, e tani jane fonde ne sherbim te qytetareve, per tu ofruar mjekim e kurim aty ku kane realisht nevoje.
Ka nje angazhim te gjithe qeverise, per te ofruar “sherbim turistik”, mbaj mend qe edhe vjet, kishte me shume patrulla policie, me shume sherbim shendetsor, kullat e vrojtimit, pikat e informimit te turisteve, sinjalistika, dhe eshte per tu pergezuar, jane te gjitha masa qe i japin siguri turisteve per te zgjedhur destinacionet turistike shqiptare.
Ja kur do nje institucion te punoje cfare ben, i bie qe ata qe kane qene s’kane dashur te punojne, se me pak para, thjesht me miremenaxhim te fondeve, duke i rishperndare aty ku duhet dhe kur duhet, ofron sherbime sipas nevojes per te gjithe qytetaret.
Bravoooo ,por duhet te shtohen BANJOT E PLAZHEVE. WC .
shendetsia ne drejtimin e duhur
bravo me shume investime per shendestesine jane gjithmone dicka e mire per mireqenien e qytetareve te ketyre zonave