INTERVISTA/ Ermir Gjinishi: Përkrahësit e gylenizmit, “jeniçerët” e rinj të otomanizmit utopik

23 Maj 2015, 13:05Sociale TEMA

Ermir Gjinishi përdor një stilistikë të fortë në analizën e tij të ftohtë mbi polemikat që u shpërndanë menjëherë pas mbylljes së vizitës zyrtare në Tiranë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyp Erdogan.

Në një intervistë për portalin “tesheshi.com”, doktori i shkencave historike, ish-nënkryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar, analizon në gjerësi për marrëdhëniet me Turqinë, duke folur hapur dhe qartë për një nga fenomenet që po fuqizohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri me rrjetet e saj, siç është grupimi gylenist.

Zoti Gjinishi, vizita e Presidentit Erdogan solli një varg polemikash në opinionin publik si qëndrim “otoman religjioz” dhe ndërhyrje në laicitetin e shtetit. Cili është opinioni juaj për vizitën dhe trendin e polemikave?

Ne nuk mund t’i diktojmë liderëve të shteteve, cilët do qofshin, fjalimet apo tezat që shtrojnë. Çdo shtet ka prioritetet, interesat dhe strategjitë e tij, të cilat jo domosdo mund të përputhen me ato të një shteti tjetër.  Po kështu dhe ne.  Kur ato përputhen, shtohet bashkëpunimi në interes të ndërsjelltë. Besoj se ky ështe shtrati i marrëdhënieve ndërmjet vendeve.  Në këtë kontekst, vizita e presidentit turk ishte e rëndësishme. Ai erdhi me një paketë ndihmash qindra milionë eurosh dhe premtoi rritjen e shkëmbimeve tregtare tek një sifër mbi një milliard euro. Besoj se kjo është në interes të vendit tonë. Lidhur me polemikat, objektive apo subjektive qofshin, ato nuk duhet të cënojnë thelbësoren. Ekonomia jonë ka nevojë të forcohet. Qëndrimet otomane nuk i shërbejne interesave  strategjike të vendit tonë dhe rajonit, për më tepër otomanizmi ka përfunduar që para një shekulli dhe çdo përpjekje për ta ringjallur atë është jo serioze dhe e pa pranueshme. Nga ana tjetër pati një tentativë të shëmtuar egzagjeruese për ta manipuluar thelbin e shqetësimit të shtetit turk mbi strukturat paralele gyleniste. Është ligësi që për shkak të fjalorit të presidentit turk  të renditemi në anën e një personi, i cili akuzohet për aktivitet të paligjshëm që cënon rendin kushtetues dhe sigurinë e një vendi mik dhe aleat si turqia. Gyleni është nxënës i Said Nursi, një antisekularist  antiqemalist. Disa individë të rreshtuar përkrah gylenistëve janë jeniçeret e rinj të otomanizmit utopik në këtë mijëvjeçar të ri. Shteti ynë përfaqëson interesat e popullit shqiptar dhe jo të individëve apo lëvizjeve të fshehta. Marrëdheniet midis dy vendeve janë marrëdhënie bashkëpunimi reciprok që realizohen nga përfaqësuesit legjitim të shteteve dhe jo nga individë.

Gylenistët si grupim janë përhapur dhe në Shqipëri duke u integruar në struktura shtetërore mediatike dhe financiare. A rrezikojmë dhe ne në  në një formim të një rrjeti paralel?

Ky është thelbi i shqetësimit. Strukturat paralele që synojnë kapjen e shtetit. Organizimi gylenist ka dy fytyra. Njëra e fshehur, e padukshme ligjërisht, që merret me organizimin, financimin, rekrutimin dhe infiltrimin në strukturat shtetërore me qëllim kapjen e institucioneve të rëndësishme politike, ekonomike, financiare dhe tjetra- paraqitje retushuese e frustruar e imazhit të Gylenit si mendimtar, dijetar, akademik, altruist, promovues dhe mbështetës i vlerave të demokracisë dhe dialogut ndërfetar. Realisht Gyleni është me arsim fillor. Në kohen kur do të merrte statusin e rezidentit në SHBA, Departamenti i Sigurisë Kombëtare Amerikane paraqiti para gjykatës dokumentacionin përkates ku e quante atë, lider të një grupimi fetar.

Paraqitja e tij si opozitar politik dhe i përndjekur politik është manipulim i pastër. Strukturat e fshehta paralele të kësaj forme cënojnë rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare, prekin sovranitetin kombëtar. Në Shqipëri, strukturat gyleniste janë prezente.

Në një debat që morët pjesë tek emisioni “Tonight” të Ilva Tares, ju thatë që dhe KMSH është prekur nga fenomeni gylenist madje po thuhet se po zhvillohen lobime për të marre financime nga vende të tjera që të shmanget Turqia. A duhet KMSH të rrijë larg rrymave?

Çdo penetrim sektar okult në botën religioze shqiptare rrezikon prishjen e bashkëjetesës dhe dimensionin kombëtar të autoritetit fetar. Vendosja në krye të KMSH të një personi jo klerik,  jashtë traditës  dhe profesionit që kerkon ai vend, dëmton jo vetëm autoritetin e KMSH por dhe misionin e tij. Komuniteti fetar ka dimension kombëtar dhe gylenizimi i tij cënon boshtin e bashkjëtesës fetare. KMSH duhet të ruajë identitetin e tij, larg çdo rryme apo influence cilado qoftë ajo.

Pati një keqkuptim të një momenti njerëzor të përlotjes së presidentit Erdogan. Ju si e shikoni këtë polemikë?

Do të ishte ideale që nxënësja e medresesë të recitonte vargjet e Dalliut, Hafiz Ali Korces apo ndonjë kleriku tjetër shqiptar.

Në një intervistë të kohëve më parë historian i njohur, James Pettifer ka thënë se marrëdhëniet me Turqinë janë të rëndësishme për Shqipërinë pasi përbën vend me rëndësi globale, cili është opinioni juaj mbi këto marrëdhënie?

Në rrugën e partneritetit tonë të përbashkët si vende anëtare të NATO-s,  aspirante për në BE, si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon, këto marrëdhënie bashkepunumi, i shërbejnë qëllimeve të përbashkëta gjeostrategjike. Turqia ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë.

Kohët e fundit kemi një rritje të përfaqësimit politik dhe opinionbërës të intelektualeve te afiluar si në kohezonin katolik apo ordodoks që shtrojnë ide dhe mbështesin teza, të cilat i mbrojnë në mënyrë legjitime. A mendoni që edhe inteligjenca muslimane duhet të jetë aktive në debatin publik?

Personalisht jam kundër fetarizimit të politikës apo politizimit të fesë. Janë dy gjëra të ndryshme, të cilat nuk konkurrojnë njëra-tjetrën  por bashkëjetojnë në hapësirat e tyre kushtetuese. Feja nuk është politike dhe politika nuk është fe. Perpjekjet për t’i shkrirë njëra me tjetrën apo për të përdorur njërën në funksion të tjetrës cënon sistemin në tërësi. Shpesh shartesa të tilla bëhen për synime elektorale.

Shqiptarët muslimanë e të krishterë i kanë të gjitha hapësirat e nevojshme për të marrë pjesë në jetën politike. Nuk është e nevojshme që ta kushtëzojnë këtë me përkatësine  religjioze. Ne jemi një shtet laik.

Kjo nuk do të thotë që bota fetare të mbyllet dhe të margjinalizohet. Shoqëri e shëndetshme është ajo ku individët integrohen plotësisht, pavaresisht diversitetit.

32 komente në “INTERVISTA/ Ermir Gjinishi: Përkrahësit e gylenizmit, “jeniçerët” e rinj të otomanizmit utopik”

  1. muslimoni ndershem says:

    Allall Gjinish fjale me ven ke lshu. Allahu Ekber ta shpeblefte me tmira. Amin Gjinisht amin vlla.

  2. vizioni i Bashes says:

    Ky, i ka turinjtë si Nishani…(?!)

  3. jeton says:

    Ermir Gjinishi te shkoje te jape llogari per vrasjene Sali Tivarit njehere pastaj te beje patriotin e shtirur

    Ermir Gjinishi eshte terroristi i Bin Ladenit ne Shqiperi. Ja cfare shkruajne amerikanet per Gjinish terroristin

    Ja kush eshte Ermir GJinishi

    http://shekulli.com.al/p.php?id=262849

    http://www.treasury.gov/press-center/press-releases/Pages/js1703.aspx

    1. Ashtu says:

      Ti Jeton je tu ja fut kot fare. Sali Tivarin e dine te gjithe se kush e vrau, dhe Ermiri as qe ka gisht ne ate pune. Pyetni ne Komisariatin Nr.1, se ata i shoqeruan vrasesit e Tivarit dhe pastaj i leshuan

  4. Opinionisti says:

    Duket sikur po fermentohet një konflikt brenda komunitetit musliman i cili do të na djegë të gjithëve…

  5. ZahoKoka says:

    Me pelqen intervista e Dr,Gjinishit, feja myslymane ka nevoje per personalitite te tilla dhe jo per manipulatore apo “jenicere”! Duke qene se jam po i ketij besimi te nderuar kerkoj ti vihet mendje ketij autoriteti dhe jo “poliglotit” Blushi persa i perket “gylizmit”.

  6. vizioni i Bashes says:

    Duket, se janë të shumtë ata, “që po fusin hundët”, në këtë vënd të mjeruar, për hesap të vet dhe …lajmet nuk janë të mira…Zoti, vëntë dorën…!

  7. alex says:

    Te dashur shqiptar (ATA te verteti)
    Shikoni sa largpames Jan turqit, mbjellin kulturen islamike turke ne Kte brez dhe ne brezin tjeter korrin frytet e saj.
    Keshtu shqitare e ardheshem do ndihen komplet turq.

    *nese nje populli i vjedh kulture i le vjedhur te ardhmen ( zhdukjen e tij)

    1. taksirat kusuri says:

      Po zoti alex(me ks greke ne fund te pseudonimit )ne se nje populli i vjeth historin i ke vjedhur te ardhmen,te jesh i bindur qirio aleksi historia ballkanike do te rishkruhet sipas te vertetes.Turqi shqiper ka mardhenie partneriteti e jo mardhenie kolianizuse ,turqia nuk ka pretendime teritoriale karshi shqiperise e nuk eshte pjes e koalicionit ortodoks kunder shqiperis faktike(temadhe tmer i grekerve)Drejtesia vonon por nuk humbet qirio aleksi

      1. alex says:

        Me ben nje nder MOS me thirr grek.
        Jam shqiptar i krishter por kjo s’me ben grek por 100% shqiptar

        1. Toni KS says:

          Alex, cdo shqiptar i humbur, cofte te Gyleni, cofte te Janulla, eshte nje shqiptar me pak per shqiptarine. Personalisht mendoj se Gyleni eshte me i rrezikshem se erDOGani. Ky i dyti eshte zhurmaxhi dhe dekonspirohet lehte. Gyleni nga ana tjeter duket se ka adoptuar stategji masonike te kapjes se shtetit pa zhurme permes shkollimit te kuadrave dhe pastaj vendosjes se tyre ne vende kyqe ne polici, gjuqesi, sherbime sekrete, ushtri, banka dhe media. Problemet e shkaktuara nga Gyleni do te zgjasin shume pasi erDOGani te jete harruar.
          Ceshtja eshte pse 100 vite pas pavaresise duhet te vije dikush te hap shkolla ne Shqiperi? A jemi aq te pazote sa kete mos ta bejme vete? Kjo duhet te na shqetesoj e jo cka ben filani apo fisteku. Nese ne bejme punet tona si duhet nuk do te munden te huajt te fusin hundet ne punet tona.

  8. marko says:

    Marko
    Zoti Gninishi jeni nje intelektual I shkalles me Te larte ne fene e nderuar islame te moderuar, ne pershtatje me kohen ne Te cilen jetojme.
    Na hape syte per gylenistet,se ne nuk dime asgje per ta.Falenderojme shume edhe Presidentin e nderuar Erdokant te popullit mik turk,qeveria e te cilit, ne ditet e veshtira te 1997 ,I doli per zot Shqiperise.
    Ne jemi shtet laik dhe politika nuk ka pse te fuse hundet ne punet e fese dhe anasjelltas.Sa per shpifjet qe bejne per ju Ata qe nuk e duan Shaiperine,te te marin te keqen.Ju duhet te ishit ne krye te komunitetit Islam it njeri I pergatitur ne shkollat me te Mira islame dhe sidomos se jeni patriot dhe me vokacion perendimor dhe Jo ashtu si flasin ata qe nuk u Dian ju,vendin tone dhe miqte tane te mdhenj SHBA dhe Tuqine. Edhe nje here respekte per ju,familjen e fisin tuaj atdhetar.

  9. Jeronim de Rada says:

    Erdogani dhe Gyleni nuk kane ndryshim. Ata jane te njejte. Ata nuk na duhen!

  10. Sokol says:

    …..edhe feja e shqipetarit eshte shqiptoturqia.Pa bukë,pa punë,pa të ardhme dhe njerzit zihem për “mustaqet e Çelos”. Diskutoni o njerez si te dilni nga varferia dhe i lini këto budallëqe.

  11. Klimax says:

    Hahahaha cfare islamiku!!!! Mbasi shprehet si fillim se lideret e shteteve nuk mund te diktojne ne interesat politike e strategjike te vendit, papritur justifikon kete diktim te presidenti i Turqise Erdogan!!!!
    Ja qe paska dhe perjashtime sipas ketij islamiku:
    E para, sic shprehet, erdhi me nje pakete ndihmash qindra milione eurosh!!! Sipas islamikut ne fjale pra, kush te “ndihmon” me para duhet ti nenshtrohesh edhe kushteve te tij duke demtuar edhe interesat e vendit mbi te gjitha nga nje vend teper problematik me demokracine e tij!!!!!!
    E dyta, sic shprehet, Erdogan “ka te drejte”. Jo me shume e jo me pak deklaron se Gyleni eshte nje organizate terroriste qe cenon rendin kushtetues, sigurine dhe sovranitetin kombetar!!!! Cudia eshe se Gylenizmi na qenka i rrezikshem vetem ne Shqiperi dhe ne asnje vend tjeter perendimor!!!
    E treta eshte se keta “jenicere te rinj te otomanizmit utopik”, sic shprehet islamiku jane armiq te Erdoganit dhe sipas tij apo teorise kineze, “armiku i mikut tim eshte edhe armiku im!!!
    Por cfare miku strategjik, cfare partneriteti dhe aspirate te perbashketa ka Shqiperia me Turqine??!!
    Nje Turqi qe kritikohet kaq ashper nga BE-ja dhe SHBA-ja per mungesat e theksuara te te drejtave te njeriut, te lirise se fjales dhe te funksionit si nje shtet plotesisht diktatorial. Kjo eshte edhe nje nga arsyet qe Turqise i eshte mbyllur porta e BE-se. Atehere ky vend ka aspirate te perbashketa me Shqiperine?
    Nje Turqi qe edhe ne aspektin ushtarak eshte izoluar per shkak te politikes se kundert Erdogan ndaj partnereve te tjere te NATO-s. Nje Turqi qe grumbullon, organizon, armatos e dergon trupa xhihadiste te ISIS e armatime per ta ne Siri e Irak. Nje Turqi qe eshte armiqesuar me te gjitha vendet fqinje dhe te rajonit, me Sirine, Irakun, Izraelin, Libanin, Egjyptin, Greqine, Qipron, Iranin, Armenine e deri me Rusine, SHBA-ne e BE-ne! Atehere cfare mik strategjik dhe cfare partneri eshte per Shqiperine ky vend??!!
    Shqiperia si nje vend laik, sic shprehet islamiku, duhet qe te pranoj cdo gje qe kerkon Erdogani, edhe te na islamizoje me shume, edhe te na izoloje me shume nga Perendimi, edhe te na kushtezoje me shume, vetem e vetem sepse na solli nje pakete “ndihme” per interesat e tij afatgjata ne Ballkan per ndertimin e nje xhamie me kater minare gjigande e ngjashme me kater minarete qe kane rrethuar Shen Sofine ne Stamboll dhe dhjetra xhami te tjera qe pellasin arabisht nga mengjezi ne darke???!!!
    Jo, more islamiku yne! Ne Djall te vesh ti, Erdogani dhe “jeniceret e rinj” Gylenist! Shqiperia ka interesa dhe aletet strategjik BE-ne, SHBA-ne dhe gjithe vendet demokratike perendimore! Vetem prej tyre do te mesoje e perfitoje!

  12. shemteria e tij asnaplasi anullatos says:

    Shqiptaret jane bukeshkelur.
    Hane buken e kaurrit dhe bejne duvane e turkut.
    Te gjithe kane emigruar ne greqi,itali, gjermani, spanje, angli dhe ketu ne forum behen me turq se turqit.
    Turp tu vije. Rilindasit dhe patriotet tane me zor I nxoren jashte e ju kerkoni ti fusni Brenda.
    Turqia duhet trajtuar si cdo vend tjeter me respekt dhe jo perparesi.
    Turp per edin nese eshte I perfshire ne prapaskena. Qofte dhe ne budallallekun e shqiperise se madhe.
    Enveri e europianizoi shqiperine dhe keta duan ta arabizojne.
    Dhe me e turpshmja me perkrahjen e komentuesve qe jetojne ne perendim.

  13. bulent says:

    Do doja ti kujtoja zotit Gjinishi se nuk eshte shteti turk qe e ka shpallur orginazite terroriste shoqaten e Gulenit por eshte vetem nje person Erdogani qe pretendon nje gje te tille; per me keq pa fakte dhe pa prova ose me prova qesharake si ato te thikave me helm ose stilolapsave pistolet. Ne fatmiresisht kete shembull te urryer e debuam para 2 vjetesh dhe nuk kemi pse e importojme nga turqia. Nuk e vendos dot Erdogani eshte apo jo terroriste ajo shoqate se nuk eshte kryeprokuror dhe del jashte kompetancave te tij. Per me teper kjo shoqate ka shkolla dhe aktivitete ne mbi 150 vende te botes dhe nuk egziston qofte dhe nje vend qe ta kete etikutuar si te tille. Keshtu qe llogjikisht jam i paraprire te besoj qe Erdogani sheh nje rrezik serioz per pushtetiten i tij diktatorial dhe anadollak te shoqata e Gulenit prandaj kerkon ta eleminoje. Ky eshte mendimi im por sido qe te jete e verteta ky eshte problemi i Turqise dhe nuk ka pse ta importoje ketu te ne se mjaft kemi problemet tona dhe nuk kemi pse te shtıjm dicka tjeter ne liste. Persa i perket faktit te shkollave te Gulenit ne vendin tone perderisa ata jane ne konform rregullave dhe jane madje me cilesoret ne Shqiperi as qe mund te behet fjale mbyllja e tyre. Nese nuk jemi ne gjendje qe vete ne shqiptaret te ngerjme vete shkolla cilesore, dhe fatkeqesisht per momentin nuk jemi, nuk kemi pse te mbyllim ato pak institute serioze dhe cilesore qe egzistojne. Per me teper pa pasur asnje arsyeje pervec nje kerkese djallezore te liderit te nje shteti qe sot eshte po qe neser humbet zgjedhjet dhe per pasoje gjithe influencen qe gezon per momentin. Arsyetimi qe kjo shkolle pergatit njerez te afte qe te infiltrojn shtetin esht shume qesharak dhe amator. Eshte me se normale qe shteti duhet te drejtohet nga me te aftet. Nese vertet keto shkolla pergatisin njerez te afte te urdherojne dhe te na drejtojne se esht pikerisht paaftesia e politikaneve qe na ka katandisur ne kete gjendje. Se sipas LLogjikes se zotiti Gjinishi i bie qe ti mbajme njerzit injorant se perndryshje do kerkojne te drejtone shtetin pastaj; dhe kuptohet qe ne nje republike bananesh nuk duhet te ndodhe bje gje e tille.

  14. taso kume says:

    MA thone SHQIPTARI buke shkelur? ka mundsi ta thone ata qe marin pensjone nga GREQIA,ngaterojne me deshire te madhe kohen e RILINDASVE E PATRIOTET SHQIPTARE,me kohen e tanishme vetem qe ti shkoje GREKUT per çdo gje ,pse skujtojne PAPA KRISTO NEGOVANIN kush e likujdoje, grekofonet e qelbur spekullojne ne gjakun e djersen e emigranteve SHQIPTARE NE GREQI,TURKUN DO E MBAJME SE SKA ME INTERESA TOKSORE O INJORANTE O DEBILA O SPIUNE TE GREKUT,NE EUROPE PA TURQINE NA SHQYEJN BRENDA MENJEHERE SE JEMI RETHUAR VETEM ME ARMIQ ORTODOKSE .

  15. shvejk says:

    Kur pash foton e ktij sumces kujtova se Nishani kishte lene prape mustaqe.

  16. taso kume says:

    SE desh me doli nga mendja GJINISHI nuk thote thelbin e problemit midis GYlENISTEVE ,DHE HERDOGANISTEVE e anashkalone me qellim thelbi qendron te HERDOGANI qe ka acaruar lobin HEBREO-AMERIKAN ,jo me kot AMERIKANET MBESHTETIN Gylenin.

  17. niku says:

    Ore po Basha sa leke ka marre nga Gyleni?. Sec kam degjuar nje pune rereklamash te sponsorizuara nga…..

  18. socialisti says:

    PO shko mor mut

  19. Daku says:

    Filluan duke mbajtur anen e edroganit keta minjte e komunitetit?! Po gyleni me ate plehren ishin miq deri dje – financimet e pista shkonin e vinin dhe platforma ishte e njejte… Tani keta zagaret qe kujtojne se do vjedhin ndonje lek nga xhamia e re qe s”do behet kurre na bejne si politologe e teologe te kulluar. Ik or zhuls arabie mos na ca trapin shume e mos na perzi neper debate qe ketij vendi as i interesojne e as duhet te meret fare. E shohim perdite se ku na la turqia e islamizimi – skorje e kesaj historie je dhe ti, e si bythlepirsit e tjere je dhe tradhtar e bastard i zi! Pleher!

  20. nikoman says:

    Ky miku ja fut kot. Se c’ka Erdogani me Gykenin ta zgjidhin ne vendin e tyre. Tani qe po i dalin te palarat Erdoganit kerkon ne menyre te pakuptushme te perfshij dhe vende te tjera ne punet e tij te brendeshme.Shqiptaret dhe politikanet duhet ti rrijne larg ketij problemi. Une kam patur rastin te vizitoj dy shkolla te Gylenit ne Stamboll. Pervec se ishin shkolla model e te pakonkurueshme, mua s’ me pane syt ndonje terrorist. Ne kemi vet boll probleme, le te zgjidhin ato njehere e pastaj shohim per te tjeret.

  21. akili says:

    Gjinishi mund te kete ndonje fare te drejte por persa i perket Gylenizmit dhe Erdoganizmit ata jane te dy Islamike radikale pra nje bajge e ndare pergjysem. Nuk e di kur do largohet nga trojet tona murtaja qe la pas pushtuesi Osman qe edhe sot e kesaj dite na mban te percare.

  22. shemteria e tij asnaplasi anullatos says:

    Ta thote shqiptari se je rrote…….I
    Islamik kosovar fondamentalist. Njeri qe to ka zene syte qurani

  23. katarakti says:

    As na interesojne fare as Erdogani dhe as Gyleni. Shqiperia ben gabim qr afrohet me Turqine e sotme. Pasi Turqia e sotme ka interesa otomaniste dhe islamiste ne Ballkan. Ajo do te forcoje krahun islamist ne Shqiperi duke na futur keshtu ne nje lufte fetare. Larg Turqise, larg Serbise dhe Maqedonise, dhe me larg akoma Greqise. I vetmi aleat i yni eshte Amerika, me te mirat dhe te keqijat e saj. Qe na ka mbrojtur ne kohet e shkuara dhe po na mbron edhe tani.

  24. Toni KS says:

    I ke rene gozhdes ne koke, perpos per Maqedonine. Ne kete shtet shqiptaret jane hisedar poaq sa maqedonasit. Prandaj marredhenjet e mira me kete shtet jane te nevojeshme.

  25. paul says:

    mjere shqiperia ku ndodhet, ne njeren ane kemi turqit qe spo na ndahen prej 600 vjetesh nga ana tjeter po ecim zvarre drejt perendimit, por nostalgjia dhe graviteti po na mbajne nen enfluencen turke

  26. elson says:

    Ti z.Ermir Gjinishi..Z.Ilva Tare ,te prezantoi si nje teolog i fese Islame, po me sa pame ti skishe lidhje me kte gje.Ofendon pa piken e turpit levizjen Gulen???!!!! Si ka mundesi??? SI eshte e mundur??? Kaq vizion te ngurte paske tii,,kaq mendje te dyllosur paske ???!!! Ti thua qe shkollat turke ne shqiperi jane elitat e arsimit,ndersa ne anen tjeter thua qe kjo levizje ka hedhur tentakulat per te pergatitur “njerez qe prodhojne terrorizem,”..PO njerez qe prodhojne terrorizem sipas teje,,ata qe dita dites po marin medalje ne konkurse organizime nderkometaree te ndryshme,po na ngjisin cdo dite dhe me shume ne shkallen e intelektit,po na dhurojne dita dites ndjesi pozitive duke na dhen kurajo per te ecur perpara me hapa te sigurt dhe te mbeshtetur forte ne toke.Kto pra i nderuar z.Gjinushi jane shkollat Turke,dhe synimet qe kane ne vendin tone.Njerzit e levizjes Gulen, jane njerzit qe vuajne per ta pare nje shqiperi me aspirata Europiane, nje shqiperi te zgjuar nga gjumi i thellsise dhe qe nk resht se kerkuari dije shkencore dhe fetare,,eshte nje ilac qe na duhet te gjitheve,duhet vrapuar per ta marr ate sa me shpejt,ne farmaci jane ti limituara…

  27. Alban says:

    I ngjan shum nishanit. Kurse nishani i ngjan shum AL SISIT. Jane te dy te ardhur nga egjipti ne kohen e turqis. Kan zaptu tokat e shwiptarve te ikur ne itakin e jugut pas renies se skenderbeut dhe tani tjon jom tirons den babaden dhe kam token e babes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje